Edhe bakshishi pritet të taksohet. Kjo është nisma më e re e ndërmarrë nga Ministria e Financave në Greqi. Sipas kësaj të fundit është parë se të ardhurat e punonjësve nga bakshishet në 2023 arritën në 400 milionë euro. Kjo shifër konsiderohet duke llogaritur që xhiroja e restoranteve shkoi 8 miliardë vitin e kaluar, +10% krahasuar me 2022, dhe sallonet e flokëve në 580 milionë. Nëse merren parasysh edhe degët e tjera ku mund të ketë bakshishe, bëhet fjalë për rreth gjysmë miliardi para të padeklaruara.
Po vijohet me vendosjen e një kufiri pa taksa deri në 300 euro në muaj për bakshishët e marra nga punonjësit në bizneset e hotelierisë, shërbimeve të kujdesit personal etj. me efekt të menjëhershëm nga 1 nëntori 2024.
Në të njëjtën kohë, për të gjithë shumën e bakshisheve, punonjësit dhe punëdhënësit janë të përjashtuar nga kontributet e sigurimit. Taksimi i bakshisheve parashikon që bakshishet duhet të deklarohen si fitime, të përfshihen në të ardhurat e tatueshme dhe të tatohen pikërisht ashtu si paga e punonjësit.
Por çfarë ndodh kur as kompania nuk vepron si ndërmjetëse, por bakshishi shkon direkt nga klienti te punonjësi? Teorikisht, në bazë të legjislacionit, punonjësi duhet t’i deklarojë si të ardhura gjithë këto vite bakshish në deklaratën e tij tatimore.
