Author: gazetar_1
Vizita e Presidentit Erdogan në Shqipëri vjen në një nga momentet më të mira sa i përket marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të këtij viti, investimet turke zënë afro 20% të totalit prej rreth 750 milionë eurosh. Turqia vijon të jetë një partner i rëndësishëm i Shqipërisë edhe në tregtinë ndërkombëtare. Për periudhën janar-gusht 2024, sipas shifrave të INSTAT, Turqia renditet partneri i dytë tregtar, duke zënë 8.1 % të vëllimit. Shkëmbimet tregtare me Turqinë njohën rritje në 8 muajt e këtij viti, duke arritur në 69.4 miliardë lekë.…
Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg këngëtarin nga Shkodra Luiz Ejlli, duke e shpallur fajtor për falsifikimin e një deklarate noteriale për të justifikuar paratë e një personi. Ndërsa, 18 muaj u dënua personit Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale. Vendimi u dha në datën 02.10.2024, në kohën kur ka Ejlli ka punuar noter. Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit Luzi Ejlli dhe Fatmir Abdurramani, rezultoi e provuar se i pandehuri…
Sot dollari amerikan blihet me 89.6 lekë dhe shitet me 90.7 lekë. Euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet me 99 lekë. Paundi britanik blihet me 117.1 lekë dhe shitet me 118.1 lekë. Franga zvicerane blihet me 104.1 lekë dhe shitet me 105.1 lekë. Dollari kanadez blihet me 65.3 lekë dhe blihet me 66.5 lekë.
Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s miratoi 9 marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik. Këto marrëveshje premtojnë përfitime konkrete – duke thjeshtuar operacionet e biznesit, krijuar mundësi të reja pune dhe forcuar mbrojtjen e konsumatorëve. Vetëm disa ditë para përvjetorit të 10-të të Procesit të Berlinit, CEFTA po bën një hap vendimtar drejt realizimit të vizionit për një Treg të Përbashkët Rajonal. E bazuar në rregullat dhe praktikat më të mira të BE-së, këto marrëveshje do të afrojnë tregjet e CEFTA-s me Tregun e Vetëm të BE-së dhe do të zhbllokojnë potencialin e Planit të Ri…
Në Tiranë është çelur në edicionin e tij të dytë panairi dy-ditor u çel ndërkombëtar “Future2Tech” në Pallatin e Kongreseve. Të pranishëm në hapje të panairit ishin edhe Ministrat Ibrahimaj dhe Gonxhja. “Aplikimi i teknologjive të reja ka fuqinë të transformojë ekonominë e vendit tonë, duke krijuar më shumë vende pune dhe rritur konkurrueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve tona në tregun global,” theksoi Ministrja Delina Ibrahimaj. “Në skemën e granteve 2024, teknologjia ka qenë fusha që ka tërhequr numrin më të madh të përfituesve dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim me financim, trajnime dhe mentorim, si një sektor me…
Nesër vendin tonë pritet ta vizitojë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet dhe shoqërimi drejt Rinasit në përfundim të vizitës. Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se disa rrugë do të bllokohen: Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri…
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po jep një kredi prej 3 milionë eurosh për Intesa Sanpaolo Bank Albania për kreditimin e mëtejshëm të individëve dhe kompanive të ndërtimit me synimin për të përmirësuar standardet e gjelbra në këtë sektor. Kredia do të mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe Fondit të Bashkëpunimit Japoni-BERZH. Huaja e BERZH-it në kuadër të programit Green Economy Financing Facility (GEFF) do të mbështesë efiçencën e energjisë dhe investimet në energjinë e rinovueshme nga banorët individë, kolektivët e banesave, kompanitë e ndërtimit dhe sektori publik. Me instalimin e suksesshëm…
Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi dje kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social. Sipas vendimit, familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se shumë shpejt do të hapen aplikimet për 1200 familje në nevojë, që do të përfitojnë interesa të buta për blerjen e banesës së tyre. “Kemi pasur prej vitesh në bashkinë e Tiranës një program që ndihmonte familjet e reja që donin të blinin shtëpinë e tyre të parë. Vitin e…
Prokuroria e Posaçme ka dalë në një njoftim zyrtar, në lidhje me disa mesazhe të mbërritura në telefonat e politikanëve apo figurave publike, përmes aplikacionit të koduar Signal. SPAK bën me dije se nga verifikimet e deritanishme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme. Po ashtu SPAK i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara. Njoftimi i plotë: Në përgjigje të interesimit…
Ndryshimet klimatike kanë shtuar më tej risqet e katastrofave natyrore dhe shumë vende kanë investuar si në masa parandaluese, ashtu edhe sa i përket kompensimit financiar kur ato ndodhin. Në shtator, vendet e Europës Qendrore u goditën nga përmbytjet që sollën dëme të konsiderueshme, por edhe humbje jete në Republikën Çeke, Poloni e Gjermani. Gjithashtu edhe disa rajone të Italisë u goditën nga përmbytjet, që së fundmi prekën edhe Bosnjen. Në Shqipëri, fundjavën e kaluar, përmbytjet goditën Vlorën, duke sjellë humbje të mëdha për qytetarët dhe bizneset. Autoritetet kanë nisur verifikimet dhe kanë deklaruar se do t’i ndihmojnë personat e…
