Në Tiranë është çelur në edicionin e tij të dytë panairi dy-ditor u çel ndërkombëtar “Future2Tech” në Pallatin e Kongreseve.
Të pranishëm në hapje të panairit ishin edhe Ministrat Ibrahimaj dhe Gonxhja.
“Aplikimi i teknologjive të reja ka fuqinë të transformojë ekonominë e vendit tonë, duke krijuar më shumë vende pune dhe rritur konkurrueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve tona në tregun global,” theksoi Ministrja Delina Ibrahimaj.
“Në skemën e granteve 2024, teknologjia ka qenë fusha që ka tërhequr numrin më të madh të përfituesve dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim me financim, trajnime dhe mentorim, si një sektor me potencial për rritje dhe zhvillim të ideve të reja,” shtoi më tej ajo.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se “ky panair sjell së bashku profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë, për të eksploruar zgjidhje inovative dhe zhvillimet më të fundit në këtë fushë”.
Ky aktivitet është një nga më të rëndësishmit për sipërmarrjet në fushën e teknologjisë dhe bizneset që lidhen me të. Në panair do të marrin pjesë 100 ekspozues, biznese, institucione dhe start-up.
“Future2Tech” i kushtohet teknologjisë dhe inovacionit, ku përfaqësues nga sektorë të ndryshëm kanë mundësinë të njihen me inovacionin e kompanive shqiptare në fushën e teknologjisë dhe të pasqyrojë nismat, përpjekjet, bashkëpunimet, mundësitë dhe sfidat e kësaj fushe si në shërbimin publik, edhe atë privat.
Qeveria shqiptare mbështeti start up-et me një grant prej 300 milionë lekësh për vitin 2024. /ekofin.al
