Author: gazetar_1

Nuk ka ndryshime të mëdha sa i përket borxhit total ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) edhe për muajin gusht, krahasuar me periudhën e fundvitit të kaluar. Referuar të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, vlera totale e borxheve në gusht 2024 llogaritet në rreth 80.8 miliardë lekë. Në fund të vitit të kaluar, kjo shifer ishte rreth 80.9 miliardë lekë. Ulja e lehtë krahasuar me fundvitit ka ardhur kryesisht nga shlyerjet e bëra nga konsumatorët familjarë, kjo edhe përmes marrëveshjeve të nënshkruara me OSHEE-në. Në këtë mënyrë, fatura e detyrimeve të familjarëve zbriti në 45.05 miliardë lekë…

Read More

Administrata tatimore do të aplikojë kritere të reja risku që synojnë të evidentojnë shmangien e deklarimit dhe pagesës së TVSH nga bizneset në disa sektorë. Kriteret do të marrin për bazë disa elementë të ndryshëm, si numër i lartë punonjësish, blerje mbi kufirin e TVSH-së, qarkullim të deklaruar në mënyrë të vijueshme në kufi të pragut pa e kaluar atë, do aplikohen nga administrata tatimore në sektorë të caktuar. Nga ana tjetër pritet të ndryshojë dhe procedura që ndiqet për deklarimin e TVSH-së. Duke qenë se fiskalizimi si reforma më madhore e implementuar nga administrata tatimore gjatë viteve të fundit…

Read More

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin shtator ka arritur në 117.5, duke shënuar një ndryshim vjetor prej 1.9%. Kjo përfaqëson një rënie në krahasim me vitin e kaluar, kur ndryshimi ishte 4.1%. Ndryshimi mujor nga gushti është 0.6%, duke reflektuar një rritje të moderuar në çmime. Rritja e çmimeve në shtator është kryesisht e ndikuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një kontribut prej +0.94 pikë përqindje. Pas këtij grupi, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kontribuoi me +0.30 pikë, ndërsa “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” pati një…

Read More

Fitimi i institucioneve financiare jobanka shënoi rënie në 6-mujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të gjitha institucionet financiare jobanka raportuan një fitim neto prej 1 miliardë lekësh në fund të muajit qershor, shifër ndjeshëm më e ulët sesa 3 miliardë lekë që kishin raportuar në fund të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Aktualisht, në tregun financiar operojnë 40 institucione financiare jobanka, nga të cilat 25 subjekte janë institucione të kredisë, mikrokredisë, faktoringut, qirasë financiare, blerjes së kredive me probleme, etj., 5 janë…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë takimit me kryetarët e bashkive bashkëpunimet në interes të komunitetit se “Paketa e Maleve” është një program komplet i ri për të mbështetur të gjithë ata që janë jashtë dhe që duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi turistik. Rama u ndal fillimisht tek lejet për ndërtim që janë nevoja imediate të qytetarëve që jetojnë, sidomos në zonat rurale dhe që duan të shtojnë një dhomë, të rregullojnë ҫatinë etj, proces që e cilësoi pozitiv. Pjesë nga fjala e kryeministrit: “Besoj që shumë shpejt gjatë këtij…

Read More

Çmimet globale të ushqimeve shënuan një rritje të ndjeshme në shtator, duke arritur ritmin më të shpejtë që nga marsi i vitit 2022, sipas njoftimeve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë. Indeksi i çmimeve të ushqimeve për muajin shtator u regjistrua në 124.4 pikë, që përfaqëson një rritje prej 3% krahasuar me gushtin. Megjithatë, ky indeks mbetet 22.4% më i ulët se kulmi i arritur në mars 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës. Kjo rritje është rezultat i rritjes në të gjitha kategoritë, përfshirë çmimet e sheqerit, vajrave bimore, drithërave, produkteve të qumështit dhe mishit. Çmimi…

Read More

Çmimi Nobel në mjekësi iu dha të hënën shkencëtarëve amerikanë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e mikroARN-së, përbërës i materialit gjenetik, që ndikon në mënyrën se si funksionojnë gjenet në nivel qelizor dhe që mund të çojë në mënyra të reja të trajtimit të kancerit. Komiteti i Nobelit në Institutin Karolinska në Suedi tha se ky zbulim “është thelbësisht i rëndësishëm” për të kuptuar mënyrën sesi zhvillohen dhe funksionojnë organizmat. MicroARN-ja krijon mundësinë për trajtimin e sëmundjeve si kanceri, pasi ndihmon në rregullimin e mënyrës sesi funksionojnë gjenet në nivel qelizor, tha Dr. Claire Fletcher, pedagoge e onkologjisë…

Read More

Sot, më 8 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 89.5 lekë dhe shitet me 90.5 lekë. Euro sot blihet me 98.5lekë, ndërsa në shitje me 99.2 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.1 lekë dhe shitet me 118.1 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.5 lekë, në shitje me 105.5 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.5 lekë dhe në shitje me 67 lekë.

Read More

Përmeti, një qytet i njohur për atraksionet e tij të shumta, është shndërruar në një destinacion turistik jo vetëm për turistët e verës, por edhe për vizitorët gjatë gjithë vitit, sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World” (TTW). Përmeti është një qytet i vogël në rrugën e re mes Gjirokastrës dhe Korçës. Është vendi ideal për një udhëtim nga bregu drejt liqenit të Ohrit. I vendosur në lumin Vjosa në periferi të Parkut Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, Përmeti njihet si ‘qyteti më i gjelbër’ i Shqipërisë. Është porta për në lumin e fundit të egër të Evropës…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga ky muaj do të rriten pensionet për 20 për qind. Ndërkohë nga janari i vitit që vjen pensionet do të rriten po me kaq përqindje edhe për kategoritë e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës. Kreu qeveritar në një konferencë për media ka treguar se cilat pensione do të rriten. “Nga ky muaj, pra nga muaji tetor do të rriten për 20 për qind pension bazik i moshës, pensioni kontribut pagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe të rritur, pensioni për personat…

Read More