Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ndërmjetësit e punësimit, ndryshojnë kriteret për licencim dhe monitorim  

11:20 - Tetor 7, 2024 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Përmes një udhëzimi të posaçëm, të firmosur nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Qeveria ka ndryshuar kriteret dhe mënyrën e monitorimit për agjencitë ndërmjetësuese të punësimit. Në udhëzimin e publikuar në fletoren zyrtare, theksohet ndër të tjera se kërkesat e subjekteve fizike/juridike, që zhvillojnë veprimtari të ndërmjetësimit në tregun e punës, që kanë aplikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) për t’u pajisur me licencë për ndërmjetësimin në tregun e punës, kalojnë në mënyrë elektronike pranë Drejtorisë së Politikave të Punësimit dhe Migratore, në MEKI.

Më tej, nëse dokumentacioni për licencimin është i plotë dhe i rregullt, ai i përcillet inspektoratit shtetëror të punës, që kryen edhe vlerësimin faktik në vend për kriteret e licencimit.

Pas kryerjes së shqyrtimit të dokumentacionit dhe inspektimit në vend, dërgon zyrtarisht procesverbalin e vlerësimit faktik të plotësimit ose jo të kritereve përkatëse të licencimit brenda 7 ditëve, nga marrja e kërkesës dërgohet në drejtorinë përkatëse në ministrinë përgjegjëse për çështjet e punës.

Më tej, sërish drejtoria e politikave të punësimit plotëson dosjen dhe ia dërgon atë për vendimarrje Ministrit. Do të jetë ai që do të vendosë për miratimin ose jo të dosjes së licencimit. Nëse kërkesa miratohet, ajo i përcillet QKB-së, e cila  pajis me licencë subjektin ofrues të ndërmjetësimit në punë me kodin X.2.A.

Gjithashtu, udhëzimi i Ministrit, që ka hyrë tashmë në fuqi, përcakton edhe mënyrën sesi do të realizohet monitorimi periodik, si edhe revokimi i licencës.

Subjektet e licencuara sipas këtij udhëzimi, i nënshtrohen një kontrolli periodik të paktën 1 (një) herë në vit, i cili kryhet nga inspektorati shtetëror që mbulon fushën e punës dhe/ose nga drejtoria përkatëse në ministrinë përgjegjëse për çështjet e punësimit, sipas planit të punës së miratuar nga drejtori i përgjithshëm, thuhet në udhëzim.

Për të gjithë subjektet e licencuara do të mbahet një regjistër i posaçëm dhe gjithashtu, ato kanë detyrim ligjor të raportojnë çdo 6 muaj në lidhje me  numrin e të ndërmjetësuarve të evidentuar me shtetësinë e tyre, si edhe  subjektet tregtare dhe numrin e të punësuarve që kanë punësuar nga të ndërmjetësuarit.

Një nga qëllimet kryesore të ndryshimeve në udhëzimin e fundit të MEKI është pikërisht krijimi i një databaze më të plotë në lidhje me subjektet që operojnë si ndërmjetës në tregun e punës. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
licencim meki monitorim ndërmjetës punësim udhëzimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter