Pjesa më e madhe e buxhetit familjar shkon për për t’u ushqyer sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Shpenzimet mesatare mujore për konsum për një njësi ekonomike familjare, e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, arrijnë në 91.675 lekë për vitin 2023, duke shënuar një rritje prej 3,7% krahasuar me vitin e kaluar. Totali i shpenzimeve për konsum në muaj është rreth 68.4 miliardë lekë.
Grupi me rritjen më të madhe të shpenzimeve është “të tjera mallra dhe shërbime”, me 6,2%, ndjekur nga “pije alkoolike dhe duhan” me 5,6% dhe “mobilim dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës” me 5,1%.
Sipas strukturës së shpenzimeve:
- Ushqime dhe pije jo-alkoolike: 36.349 lekë (39,6% e buxhetit familjar)
- Mish dhe nënprodukte: 18,5%
- Bukë dhe drithëra: 16,5%
- Perime: 16,0%
- Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike dhe qira: 8.904 lekë (9,7% e buxhetit)
- Restorante dhe hotele: 6.755 lekë (7,4% e buxhetit)
Shpenzimet mesatare mujore për konsum sipas qarqeve, 2023:
Në vitin 2023, njësitë ekonomike familjare të qarkut Tiranë, shpenzojnë më shumë për konsum, mesatarisht 108.098 lekë në muaj.
Qarqet e tjera me shpenzime të larta mujore për konsum janë:
- Korça: 91.034 lekë
- Durrësi: 89.561 lekë
Qarqet me shpenzimet mesatare më të ulëta mujore për konsum janë:
- Kukësi: 73.225 lekë
- Dibra: 74.479 lekë
