Author: gazetar_1

Në 6-mujorin e parë të vitit 2024, vihet re rritje e mëtejshme e kredidhënies, por edhe e numrit të aplikimeve për kredi. Banka e Shqipërisë njofton se në këtë periudhë ka patur një total prej 72,418 aplikimesh. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e këtyre aplikimeve, rreth 25%, janë refuzuar nga bankat. Kjo normë e refuzimit tregon një rritje të kujdesit nga bankat në vlerësimin e kredive. Numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat është rritur me 11.4%, një tregues se interesi për financim vazhdon të mbetet i lartë. Një aspekt tjetër është rritja e normës së refuzimit…

Read More

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar në rritje projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit. Në raportin e Perspektivës Ekonomike Rajonale të shtatorit, BERZH nënvizon se rritja në rajonin e Ballkanit Perëndimor pritet të përshpejtohet nga 2.5% në vitin 2023, në 3.7% në gjysmën e parë të vitit 2024. Projeksionet e BERZH janë për një rritje të ekonomive të Ballkanit Perëndimor me 3.4% në vitin 2024 dhe 3.7% në vitin 2025. BERZH ka rishikuar për sipër pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2024 dhe tashmë projekton një rritje me 3.5%, ose 0.2% më të…

Read More

Të mbushur plot me shije, limonët konsiderohen si përbërës kryesor në shumë receta, duke e bërë atë një nga frutat më të njohur në botë. Lëngu i limonit mund të gjendet në produkte të ndryshme, duke përfshirë majonezën, humusin dhe pije të ndryshme. Pse ky frut është kaq i njohur? Sepse përfitimet nga limoni janë të panumërta! Vetitë ushqyese të limonit Limonët janë të pasur me vitaminë C, por janë gjithashtu plot me kalium, kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe vitamina të kompleksit B. Ato janë të pasur me fibra dhe antioksidantë të dobishëm, të cilët gjenden kryesisht në lëkurën e…

Read More

Sot në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 88.3 lekë dhe shitet 89.3 lekë. Euro sot blihet me 98.7 lekë, ndërsa në shitje me 99.4 lekë. Paundi sot blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.8 lekë, në shitje me 104.8 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë dhe në shitje me 66.6 lekë.

Read More

Qeveria ka vendosur të mbyllë kolegjin universitar Wisdom, pas skandalit për shitjen e diplomave. Pronari dhe administratori i këtij kolegji janë arrestuar tashmë pas hetimeve të prokurorisë që zbuluan skandalin. Me një vendim të Këshillit të Ministrave, Qeveria kërkon mbylljen e veprimtarisë së këtij kolegji universitar, përgatitjen e dosjeve për studentët që nuk kanë arritur të përfundojnë programin e studimit, kthimin e pagesave të bëra nga studentët dhe dorëzimin e të gjithë dokumentacionit. VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE: MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “l”, të pikës 2, të…

Read More

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në bashkëpunim me institucionin financiar NOA, injektoi me sukses 2 milionë dollarë amerikanë në sektorin e këpucëve dhe veshjeve në Shqipëri përmes zbatimit të Projektit të Kredisë për Këpucë dhe Veshje (FALP), i cili u lançua në janar 2023. Produkti i kredisë, i krijuar për të stimuluar rritjen dhe konkurrueshmërinë e industrisë së këpucëve dhe veshjeve në Shqipëri, ofroi kredi pa kolateral deri në 75,000 euro (rreth 83,000 dollarë amerikanë), të shoqëruara me asistencë teknike të dedikuar për 74 ndërmarrje të vogla dhe të mesme (SME) në të gjithë Shqipërinë. Në…

Read More

Qeveria ka ndarë veç rreth 7.8 miliardë lekë, ose rreth 78 milionë dollarë që do të jepen për pensionistët, ku përfshihet edhe fondi për bonusin apo shpërblimin, që ndahet me rastin e festave të fundvitit. Konkretisht janë rreth 4.1 miliardë lekë që do të përdoren për indeksimin dhe 3.7 miliardë të tjera që do të shkojnë për bonusin. Shuma e fundit është e njëjtë me fondin e përvitshëm nga i cili pensionistët nuk kanë marrë më shumë se pesë mijë lekë. Kreu i qeverisë, Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe në deklaratat e ditëve të fundit kanë premtuar…

Read More

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve të huaj në disa sektorë. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave fluksi i investimeve të huaja direkte në tremujorin e dytë të këtij viti rezulton të jetë rreth 395 milionë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit ose 3,6% në terma vjetorë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023. Sipas raportit, vihet re se ka një qëndrueshmëri të investimeve të huaja në Shqipëri, duke sjellë gjithashtu edhe një lloj ndikimi edhe në zhvlerësimin e monedhës…

Read More

Është e rëndësishme të theksohet se mbiçmimi i monedhës është relativ, pasi matet kundrejt një monedhe tjetër. Për shembull, nëse Leku vlerësohet kundrejt euros, kjo do të thotë se Leku blen më shumë euro, por nuk do të thotë domosdoshmërisht se Leku është mbiçmuar kundrejt të gjitha monedhave të tjera. Të paktën si rregull i tregut të këmbimit funksionon pikërisht kështu. Ndërkohë, në Shqipëri Leku është vlerësuar në të njëjtin trend për të tre monedhat e forta (Euro, Dollar amerikan dhe Paund Britanik). Ndërkohë, që nuk ka të njëjtën tendencë vlerësimi me frangën zvicerane apo monedha të tjera që janë…

Read More

Katër faktorët që përmblidhen si ndikuesit kryesorë në pajtueshmërinë e tatimpaguesve për zbatimin e ligjit janë 1) faktorët ekonomikë (normat e taksave, kontrollet tatimore dhe perceptimet e shpenzimeve qeveritare); 2) faktorët institucionalë (roli i organit tatimor, thjeshtësia e deklaratave tatimore dhe administrimi dhe probabiliteti i zbulimit); 3) faktorët socialë (etika dhe qëndrimi, perceptimet e barazisë dhe drejtësisë së sistemit tatimor, ndryshimet ligjore); 4) faktorët individual (penalitetet, shtërngimet financiare, edukimi tatimor). E ndërsa përmendim pajtueshmërinë si një element kryesor përbërës i politikës tatimore, kuptohet që lidhja midis pajtueshmërisë dhe ndikimit të 4 faktorëve të përmbledhur duket në bazën tatimore dhe si…

Read More