Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fillimin e punimeve për dy aksin e rëndësishëm kombëtar, një nismë që pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe të rrisë aksesin midis qyteteve. Këto projekte do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave përkatëse.
Punimet e para do të fokusohen në aksin Kombinat – Ndroq – Plepa, për të cilin është lidhur një kontratë me vlerë 6.8 milion euro, e cila do të realizohet nga bashkimi i operatorëve “Arifaj” dhe “Eurokos Holding”. Këto punime përfshijnë vetëm lotin 1, duke lënë hapësirë për një procedurë të mëvonshme për pjesën tjetër të rrugës. Rikonstruksioni i këtij aksi do të ofrojë një alternativë për ata që udhëtojnë në drejtim të qytetit bregdetar, sidomos në kontekstin e zgjerimit të autostradës Tiranë – Durrës. Kontrata tjetër përfshin aksin Berat – Ballaban.
