Author: gazetar_1
Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027, e cila është publikuar për konsultime publike, përfshin një fokus të veçantë në mirëadministrimin doganor. Objektivi kryesor është përmirësimi i shërbimeve doganore dhe rritja e të ardhurave doganore me 0.17% të PBB-së, duke synuar 4.5 miliardë lekë brenda katër vjetëve. Kjo strategji përmban nëntë komponentë, që përfshijnë krijimin e sistemeve të reja doganore dhe adresimin e sfidave kryesore. Do të ndërmerren masa të ndryshme për të përmirësuar efikasitetin e administratës doganore gjatë kësaj periudhe. Një nga prioritetet është modernizimi i proceseve, përmes zhvillimit të sistemeve IT dhe forcimit të kapaciteteve doganore. Gjithashtu, do të…
Nuk janë vetëm pensionet e pleqërisë, ato që indeksohen me 4.1 për qind nga data 1 tetor e në vazhdim, por edhe 15 lloje të tjera pensionesh, që përfshin skema e sigurimeve shoqërore. Në Fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi i plotë me kategoritë përfituese dhe të gjitha detajet e indeksimit të detyrueshëm vjetor. Ajo çka duhet nënvizuar është fakti se shtesa bëhet mbi masën e pensionit të gjithsecilit, duke përjashtuar kompensimet, siç janë ato të energjisë elektrike dhe taksave e tarifave vendore që vilen në faturën e ujit. Nga ky vendim nuk preken vetëm pensionet aktuale, por edhe ato që…
Makinat elektrike pritet të përbëjnë 20% deri në 24% të tregut të automjeteve në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025, sipas grupit të fushatës Transport & Environment. Ky rritje pritet të ndihmohet nga çmimet më të ulëta të shitjes. Megjithatë, shitjet e automjeteve elektrike kanë pësuar ngadalësim, duke arritur në 14% në gjysmën e parë të vitit, për shkak të ndryshimeve në politikat e stimujve dhe tarifave ndaj makinave kineze. Gjermania, si tregu më i madh për automjete elektrike në BE, ka prezantuar direktiva të reja për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër. T&E parashikon që shitjet do të rriten, veçanërisht…
Çmimet e naftës pësuan një lehtësim të premten, por pritet të regjistrojnë fitime për javën e dytë radhazi, duke u mbështetur nga uljet e normave të interesit në SHBA dhe rënien e stoqeve globale. Nafta Brent ra me 35 cent, duke arritur në 74,53 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar WTI u ul me 25 cent në 71,70 dollarë. Megjithatë, të dyja janë rritur mbi 4% gjatë javës, pas rënies nën 69 dollarë më 10 shtator. Analistët e UBS vënë në dukje se uljet e normave kanë dobësuar dollarin dhe kanë mbështetur çmimet e naftës, por ndikimi në kërkesë…
Për ata të cilët kanë bërë plane për fundjavën, kushtet atmosferike pritet të jenë kryesisht të qëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievet malore në lindje të vendit. Po ashtu do të kemi intervale të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobëta shiu në orët e mesditës dhe pasdites në lindje dhe në jug të vendit. Hera-herës në male do të kemi shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s,…
Në 61 bashkitë e vendit ka hyrë në fuqi rritja e pagave që prej dates 1 shtator. Nga kjo rritje do përfitojnë kryetarët e bashkive, nënkryetarët, drejtorët dhe punonjësit e tjerë të pushtetit vendor. Paga do rritet në përqindje të ndryshme për pozicionet e ndryshme. Konkretisht, për Bashkinë Tiranë kufiri minmal i pagës së kryetarit është 268 mijë lekë/ muaj dhe ai maksimal 318 mijë lekë në muaj. Për nënkryetarët e kësaj bashkie, kufiri maksimal arrin në 270 mijë lekë në muaj. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me mbi 200 mijë banorë, paga për kryetarin varion nga 255 mijë lekë…
Bashkimi Evropian vë në dispozicion 10 miliardë euro për vendet e goditura nga përmbytjet. Gjermania i ka ofruar Polonisë ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura nga përmbytjet e rënda. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do të vërë në dispozicion një fond prej 10 miliardë eurosh për të mbështetur vendet anëtare të prekura nga përmbytjet shkatërrimtare të shkaktuara nga stuhia Boris.
Nëse njerëzit ndihen të lumtur apo edhe të kënaqur me jetën e tyre, kjo vetëm ndihmon shëndetin mendor, por mund edhe të reduktojë rrezikun e atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale. Një studim i fundit, i botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, tregoi se mirëqenia ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. “Gjetjet tona mbështesin një qasje ndaj kujdesit shëndetësor, ku rritja e mirëqenies mendore dhe emocionale të një individi konsiderohet si pjesë integrale e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale,” pohoi autori kryesor i studimit Dr. Wen Sun. Hulumtimi i drejtuar prej tij analizoi të dhënat e mbi…
Reforma në Drejtësi në Shqipëri po vazhdon të përballet me nevoja financiare të konsiderueshme. Sipas dokumentit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, Strategjia Kombëtare e Drejtësisë 2024-2030, do të kërkohen 42 milionë euro shtesë për të arritur objektivat e parashikuara. Ky dokument nënvizon se ndërtimi i një sistemi drejtësie që i përmbush standardet europiane kërkon një mbështetje financiare të vazhdueshme. Kostot totale për zbatimin e planit të veprimit arrijnë në rreth 42.7 milionë euro. Nga këto, për periudhën 2024-2026, nevoja financiare është vlerësuar në 27 milionë euro, e cila do të mbulohet nga buxheti vjetor dhe Programi Buxhetor Afatmesëm 2024-2026.…
Gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, në Portin e Durrësit janë ankoruar 450 jahte turistike dhe 13 kroçera, një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kapiteni i portit, Tauland Allka, thekson se megjithëse porti nuk është projektuar specifikisht për turizëm, infrastruktura e përmirësuar ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të mjeteve lundruese turistike. Sipas Allkës, shtimi i mjeteve turistike ka kontribuar në rritjen e të ardhurave nga taksa e naftës, ndërsa rezervimet për kroçerat dhe mjete të tjera lundruese për vitin e ardhshëm priten të rriten me 20% krahasuar me këtë…
