Author: gazetar_1

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka paraqitur një kërkesë të re për rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë elektrike, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin që paguajnë konsumatorët. Në aplikimin e dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE), OST kërkon një rritje prej 45%, duke e çuar tarifën nga 0.85 lekë/kWh në 1.22 lekë/kWh. Rritja e kërkuar vjen si pasojë e kostove të larta për blerjen e energjisë, një faktor kyç që ndikon në të ardhurat e OST. Kjo do të prekë veçanërisht bizneset që operojnë në tregun e liberalizuar të energjisë, duke rritur kostot e…

Read More

Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka bërë që bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison, të kalojë krijuesin e Amazon, Jeff Bezos, duke u bërë personi i dytë më i pasur në botë. Pasuria neto e kreut të Oracle në kohë reale arriti 206.1 miliardë dollarë, sipas Forbes. Bezos është afër me 203.1 miliardë dollarë. Aksionet e gjigantit të softuerit janë rritur rreth 63.4% deri më tani këtë vit. CEO i Tesla-s, Elon Musk qëndron në krye të listës, me një vlerë neto prej 251 miliardë dollarësh. Aksionet e Oracle janë ngjitur në nivele të larta, pasi kompania raportoi fitime javën…

Read More

Drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka firmosur një urdhër të rëndësishëm në lidhje me kompensimin ushqimor për efektivët e policisë. Ky urdhër iu dërgua sektorëve dhe seksioneve të njësive shpenzuese, duke përcaktuar masat e nevojshme për pagesën e detyrimeve. Urdhërohet që për muajt në vijim pagesa e kompensimit ushqimor do të kryhet për çdo muaj sipas detyrimeve përkatëse. Norma e kompensimit ditor është 450 lekë, por policët do të paguhen në varësi të orëve të punës që ata kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhjetor 2023 – gusht 2024. “Bazuar në, Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për…

Read More

Numri i lartë i turistëve është pasqyruar edhe në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Deri në gusht janë arkëtuar 463.8 miliardë lekë, duke tejkaluar planin e periudhës me 103.4%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo përfaqëson një rritje prej 38.2 miliardë lekësh. Të ardhurat tatimore kanë shënuar një rritje të dukshme, duke arritur në 152 miliardë lekë, një rritje prej 12.2% në krahasim me 2023. Ndihmesa kryesore ka ardhur nga TVSH, e cila është arkëtuar në 37.9 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 22.7%. Po ashtu, të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore kanë…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi sot indeksimin e pensioneve 4.1%. Vendimi ishte miratuar më herët, siç njoftoi Ekofin në mbledhjen e Këshillit Drejtues të ISSH. Do të jenë 791 mijë pensionistë përfitues, tha ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja pas mbledhjes së qeverisë. “Duke filluar nga 1 tetori 2024, pensionet do të indeksohen me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës për pensionistët. Nga ky vendim përfitojnë 791.027 pensionistë sipas numrit aktual që ndahen në dy kategori 721005 janë pensione nga skema e detyrueshme e pleqërisë e indvaliditetit dhe pensionet familjare…

Read More

Qeveria ka njoftuar një strategji të re për emetimin e titujve të rinj qeveritarë, duke planifikuar 68 miliardë lekë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024. Plani përfshin disa detaje të rëndësishme. Emetimi i Titujve: Ankandet: Rihapja e Obligacioneve: Statistika të Tjera: Ky plan do të ndihmojë në financimin e nevojave buxhetore dhe në ruajtjen e stabilitetit të borxhit publik.

Read More

Sot, më 18 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 88.8 lekë dhe shitet 90 lekë. Euro sot blihet me 99 lekë, ndërsa në shitje me 99.6 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.1 lekë dhe shitet me 118.1 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.8 lekë, në shitje me 105.8 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.2 lekë dhe në shitje me 66.5 lekë.

Read More

Policia e Shtetit ka dalë sot me një tjetër njoftim të rëndësishëm për qytetarët. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat policia bën apel për kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”. Sipas policisë kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para, duke përdoruar videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është një mashtrim. “Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare”, njofton Policia. Ky aplikacion përdoret kryesisht nga…

Read More

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka shpallur një seri procedurash prokuruese me një fond total prej 5.4 miliardë lekësh për të mbështetur projekte në sektorë të ndryshëm si rrugët, transporti dhe rehabilitimi urban. Ky fond është i ndarë në disa kategori dhe ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës në zonat urbane. Shpërndarja e fondit 1.Sistemimi i rrugëve: Fondi limit: 2.5 miliardë lekë Përdorimi: Për sistemimin e rrugëve në 4 rajone të ndryshme të vendit. Detajet specifike për projektet nuk janë dhënë në dokumentet e tenderit. 2.Përmirësimi i Transportit: Fondi limit: 1.25 miliardë lekë Përdorimi: Për përmirësimin…

Read More

Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën 68 miliardë lekëve, në rënie me 8.8% krahasuar me tremujorin e tretë dhe në rënie me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, në muajin tetor, Ministria e Financave ka organizuar edhe dy ankande të riblerjes (buy back) të obligacioneve referencë 3-vjeçare dhe 5-vjeçare, në shumën 1 miliard lekë për secilin ankand. Duke zbritur riblerjet e planifikuara, huamarrja neto e planifikuar mund të llogaritet në…

Read More