Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Miratohet indeksimi i pensioneve 4.1%, së shpejti rishikimi i skemës

11:05 - Shtator 18, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave miratoi sot indeksimin e pensioneve 4.1%.  Vendimi ishte miratuar më herët, siç njoftoi Ekofin në mbledhjen e Këshillit Drejtues të ISSH.

Do të jenë 791 mijë pensionistë përfitues, tha ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja pas mbledhjes së qeverisë. 

“Duke filluar nga 1 tetori 2024, pensionet do të indeksohen me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës për pensionistët. Nga ky vendim përfitojnë 791.027 pensionistë sipas numrit aktual që ndahen në dy kategori 721005 janë pensione nga skema e detyrueshme e pleqërisë e indvaliditetit dhe pensionet familjare dhe 60918 janë pensione nga trajtimet e veçanta të qeverisë si ish-ushtarakët, pensionet e minierave, naftëtarët, pensionet e posaçme shtetërore dhe nga skema suplemtare.” tha Gonxhja.

Efektet e zbatimit të këtij vendimi “përllogariten në 1 miliardë 693 milionë vetëm për 3 muaj e vitit 2024” saktësoi ministri. Nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710  lekë në muaj.

Ndërkohë qeveria ka deklaruar se po rishikohet skema e pensioneve.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit tregon se ndërhyrje urgjente do të jetë tek pensionet e pjeshme apo dhe pensionet e invaliditetit, vlera e të cilave janë tepër minimale.

“Nuk them dot shumë në detaj por aty ku po përqëndrohemi më shumë është te barazia mes të ardhurave që janë për profesione të njëjta por të dala nga llogaritja e nxjerrjes së vlerës së pensionit në vite të ndryshme, pra në radhë të parë kjo është një ndër pikat që ne ta adresojmë dhe ta zgjidhim.

Nga ana tjetër synim kryesor është të shikojmë nivelet dhe kategoritë e çfarëdo lloj pensioni të pjesshëm, apo kategori të invaliditetit apo të pensioneve të ndryshme të cilat janë në një nivel, që  për shkak të kontributeve të tyre në mënyrë të ligjshme dhe të përcaktuar ndër vite, nga skema kanë atë nivel të ardhurash që kanë.

Për këtë ne do të ndërhyjmë. Pra për kategoritë që kanë një nivel nën minimumin jetik ose në nivelin që i vë ata në vështirësi për përballimin e nevojave bazë të jetës.

 Gjithë synimi jonë që të rrisim të ardhurat në përgjithësi dhe jashtë kësaj skeme kontributive por ka shumë rëndësi formalizimi i tregut të punës.”

Ekofin Media
Ekofin Media
Këshilli i ministrave Pensioneve rritja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter