Author: gazetar_1
Në gusht të këtij viti, eksportet shqiptare thelluan rënien në 18.2%, duke arritur në 22 miliardë lekë, dhe me një rënie prej 32.5% krahasuar me muajin e kaluar. Në të njëjtën kohë, importet arritën 69 miliardë lekë, me një rritje prej 1.9% krahasuar me vitin e kaluar dhe një ulje prej 19.4% krahasuar me korrikun e vitit 2024. Defiçiti tregtar është rritur në 46 miliardë lekë, një ngritje prej 15.6% në krahasim me gushtin e vitit të kaluar. Në periudhën tetëmujor, eksportet janë ulur me 14.9%, ndërsa importet janë rritur me 3.2%. Rënia e eksporteve është ndikuar kryesisht nga grupet…
Një grup hakerash të huaj prej disa kohësh kanë nisur sulme në profile shqiptarësh të ndryshme në rrjetin social Facebook. Janë disa raste që janë zbuluar nga Krimi Kibernetik pranë Policisë së Tiranës. Hakerat e huaj kanë dërguar mesazhe mashtrimi duke kërkuar që të klikojnë në disa linqe të dyshimta. Kjo bëhet me qëllim që të vidhen adresa në Facebook që janë të lidhura me kartën e bankës për të bërë sponsorizime të bizneseve të tyre. Nuk dihen se nga çfarë vendi janë hakerat, por numri që ata përdorin rezulton të jetë me prefiks nga Vietnami. Pasi ata arrinin që…
Rruga Korçë-Ersekë, e nisur shumë vite më parë, por që ende nuk ka përfunduar, do të kërkojë fonde të reja nga Buxheti i Shtetit. Loti i parë i rrugës, me një distancë prej 18 km ka përfunduar disa vite më parë, por ai që po kthehet në problematik është loti i dytë prej 17 km. Së fundmi, ARRSH ka njoftuar rritjen e vlerës së përgjithshme të kontratës për ndërtimin e lotit të dytë, me rreth 4.3 milionë euro shtesë, pa TVSH, duke e çuar vlerën e përgjithshme për këtë segment në 26 milionë euro, pa TVSH. Ishte parashikuar që…
Çelen konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve. Konkursi ndërkombëtar me 10 studio prestigjioze është hapur për të ndërtuar 4 godina të reja për administratën publike. 10 studiot prestigjioze i paraqitën sot jurisë ndërkombëtare projektidetë për 2 prej godinave, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësira të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike. Studio arkitekturore ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (USA) propozon projektin për të ndërtuar tek zona kur dikur ka qenë godina e ATSH-së tek rruga e Elbasanit.
Në periudhën Prill-Qershor të këtij viti, ecuria e ekonomisë shqiptare ka treguar përparësi dhe sfida të ndryshme. Të dhënat nga anketa tremujore e INSTAT tregojnë një pamje të përzier të performancës ekonomike. Sektori i ndërtimit ka shënuar rezultatet më të mira, me një rritje prej 17.2% në shitjet neto në volum dhe 14.5% në prodhim në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky sektor gjithashtu ka regjistruar një rritje prej 5.5% të numrit të të punësuarve dhe një rritje prej 13% të fondit të pagave. Në rritje është edhe aktiviteti i furnizimit me ujë dhe trajtimit të…
Italia është një vend i bukur me plazhe të mrekullueshme, vargmale të mëdha malore, qytete mahnitëse mesjetare dhe kuzhinë të jashtëzakonshme, sipas një artikulli të botuar në revistën “The Travel”. Megjithatë, të gjitha këto mund të jenë të pavlefshme – në krahasim me vendet e tjera më të qeta evropiane që janë gjithashtu alternativa më të lira si Shqipëria, e cila ndodhet më në jug të kontinentit. Shqipëria është një vend ballkanik që krenohet me natyrën e pacenuar, plazhet mahnitëse, qytetet e mrekullueshme, historinë interesante, përballueshmërinë dhe vendasit miqësorë. Mikpritja në Shqipëri nuk mund të krahasohet me një vend si…
Numri i turistëve të huaj në vendin tonë është rritur gjatë tetëmujorit, por të dhënat e Institutit të Statistikave na tregojnë se hyrjet e shqiptarëve të Kosovës në vend gjatë muajit korrik kanë rënë me 16% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në korrik kanë hyrë në total 710 mijë shtetas nga Kosova teksa vitin e kaluar ishin 847 mijë. Rënia e numrit të vizitorëve u paralajmërua që në fillim të vitit si efekt i liberalizimit të vizave. Kjo është hera e parë që nga pandemia që ky grup shënon rënie teksa ka mbajtur çdo vit peshën…
Mediat Italiane kanë publikuar hetimin e Guardia Di Finanza Italiane e cila ka zbuluar se nga Tirana me mijëra diploma false janë shitur për shtetas Italian. Sipas mediave atje, pjesë e skemës është edhe një zyrtarë i qeverisë shqiptare i cili ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën nëpërmjet, Kolegjit Universitar WISDOM. Të arrestuar janë: Maria Saveria e Fortunata Giada Modaffari, rispettivamente di 38 e 35 anni, nate a Reggio Calabria; Maria Ornella Attisano, 57 anni, di Locri; Lucia Catalano, alias Lucy, 44 anni, di San Severo; Savino Cianci, detto Nino, 60 anni, di Trani; Leonardo Catalano, detto Leo, 42enne di…
Pagat e nënpunësve civil të Bashkisë së Tiranës do të unifikohen me pagat e administratës qendrore. Ky është vendimi i fundit i marrë nga Këshilli Bashkiak. Nënkryetari Andi Seferi bëri me dije se nga ky vendim do jenë përfitues mbi 5 mijë punonjës. “Janë rreth 5 mijë punonjës të Bashkisë Tiranë nga 10-23% të pagave të tyre. Që nga specialistët brenda bashkisë duke filluar nga administra e njësive administrative tek 24 njësitë është 3 lagjet që janë në kryeqytet, shofera, janë punonjës mirëmbajtje, të pastrimeve. Është bërë një shtim në pagat e tyre i motivuar për vështirësitë e kushteve të…
Koha e ngrënies së darkës është e lidhur me shfaqjen e shtuar të rrezikut të prekjes nga tumori i gjirit dhe ai i prostatës. Gjëja kryesore që duhet të dini? Më mirë të mos shkoni menjëherë në shtrat pas ngrënies së darkës. Një studim i ri i publikuar në fund të gushtit 2018 nga Kongresi Botëror Kundër Tumoreve zbulon se ngrënia e një darke të hershme dhe sigurimi i një intervali të gjatë ndërmjet vaktit të fundit dhe gjumit, ul ndjeshëm rreziqet e kancerit të gjirit dhe të prostatës. Studimi përfshiu 621 raste të pacientëve me probleme të prostatës dhe…
