Author: gazetar_1

Një studim i fundit ka zbuluar se përdorimi i shpeshtë i telefonit celular mund të rrisë rrezikun e infarktit ose goditjes në tru, sidomos te duhanpirësit dhe njerëzit me diabet. Studiuesit nga Universiteti Mjekësor Jugor në Kinë zbuluan një lidhje të rëndësishme mes përdorimit të rregullt të telefonit celular dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Gjetjet, të publikuara në Canadian Journal of Cardiology, bazohen në të dhëna nga mbi 440,000 të rritur britanikë. Studimi përcaktoi përdorimin e rregullt të telefonit celular si kryerja e të paktën një telefonate në javë. Krahasuar me ata që përdornin telefonat e tyre më rrallë, përdoruesit…

Read More

Viti 2023 mund të konsiderohet një nga më të favorshmit sa i përket zgjerimit të aktiveve, aktivitetit të biznesit dhe kredidhënies për institucionet financiare jobanka. Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të IFJB-ve që ushtrojnë veprimtaritë e kreditimit gjatë vitit 2023 ka njohur rritje me rreth 7 miliardë lekë ose 12%, që vlerësohet një nga rritjet më të forta të viteve të fundit. Kështu, në fund të vitit të kaluar, aktivet e këtij sektori arritën në 65 miliardë lekë. Subjektet me peshën më të lartë në totalin e aktiveve të IFJB-ve janë “Fondi Besa”…

Read More

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e realizuar përmes Barometrit të Ballkanit tregoi se në vitin 2024 bizneset në Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe në Kosovë ishin më të kënaqura me klimën e biznesit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 53% e bizneseve ishin të kënaqura, niveli më i lartë në rajon. Bizneset në Shqipëri dhe Kosovë ndjekin me 47%. Në Shqipëri, 36% e bizneseve ishin neutrale dhe 18% ishin të pakënaqura. Në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, vetëm 10% dhe 34% e bizneseve ishin të kënaqura. Në Malin e Zi, 47% e bizneseve e vlerësuan situatën ekonomike si…

Read More

Goja është e mbushur me baktere që ngjiten tek dhëmbët tuaj dhe nëse nuk i largoni, shëndeti juaj do të jetë në rrezik. Teknika e duhur e larjes së dhëmbëve luan një rol shumë të rëndësishëm. Nëse nuk i pastroni në mënyrën e duhur, kjo mund të bëjë që bakteret të dëmtojnë mishrat e dhëmbëve. Pastroni vetëm dhëmbët Një nga gabimet më të zakonshme në teknikën e larjes është përqëndrimi në pjesën e sipërme të dhëmbëve. Ju duhet të përqendroheni në vijën midis mishit dhe dhëmbëve. Sepse kjo është zona ku rriten shumica e baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje…

Read More

Një raport i fundit i “US News and World” renditi vendet më të mira për një pension të rehatshëm bazuar në një anketë ndërkombëtare me afërsisht 17,000 njerëz dhe një nëngrup prej 5,900 të anketuarve në mesin e të 40-tave e lart. 89 vendet u renditën bazuar në shtatë atributet e mëposhtme, si çmimet e përballueshme, mjedis i favorshëm tatimor, një vend miqësor, klimë e këndshme, respekt për të drejtat e pronës dhe sistemi i shëndetit publik i zhvilluar Shtetet e Bashkuara nuk u renditën në 10 vendet më të mira, por në vendin e 30-të, pas shteteve si Meksika,…

Read More

Për gjysmën e parë të vitit 2024, fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri arritën një rekord të ri prej 549 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 19% krahasuar me vitin e kaluar. Flukset hyrëse nga investimet u rritën gjithashtu në 161 milionë euro, një rritje prej 81% në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, bilanci neto i të ardhurave nga investimet mbetet negativ në 389 milionë euro, me një rritje prej 5% krahasuar me vitin e kaluar. Ky deficit është i zakonshëm për shkak të investimeve të huaja më të mëdha në Shqipëri se ato shqiptare jashtë…

Read More

Për të dytin vit me radhë organizohet në Tiranë panairi ndërkombëtar “Future2Tech” më 9-10 tetor në Pallatin e Kongreseve. Ky aktivitet është një nga më të rëndësishmit për sipërmarrjet në fushën e teknologjisë dhe bizneset që lidhen me të. Në panair do të marrin pjesë 100 ekspozues, biznese , institucione dhe strat-up. Në dy ditët e panairit do të zhvillohen 10 panele diskutimi mbi tendencat globale të industrisë, ndërsa 50 folës do të prezantojnë shërbimet më inovatore në treg. “Future2Tech” i dedikohet teknologjisë dhe inovacionit, ku përfaqësues nga sektorë të ndryshëm kanë mundësinë të njihen me inovacionin e kompanive shqiptare…

Read More

Ashtu siç është bërë traditë tashmë, në 1 tetor realizohet indeksimi i pensioneve. Sipas përllogaritjeve të INSTAT, inflacioni i çmimeve të shportës për pensionistët është llogaritur në 4.1%. Ekofin mëson se indeksimi është miratuar nga Këshilli Administrativ i ISSH dhe tashmë pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave për të nisur zbatimin nga data 1 tetor. Vlerësohet se janë rreth 770 mijë përfitues që përfitojnë sipas kategorive të pensioneve dhe që do të marrin shtesë nga indeksimi në pensionet e muajit tetor. Në buxhetin e vitit 2024 fondi për indeksimin ishte përllogaritur në 4.1 miliardë lekë dhe kjo nuk ndryshoi…

Read More

Sony ka prezantuar zyrtarisht PlayStation 5 Pro, që ishte i shumëpritur nga adhuruesit e videolojërave. Konsola e re u prezantua me një çmim me pakicë prej 700 dollarësh dhe ofron përmirësime të konsiderueshme në krahasim me PS5 që doli në 2020. Synimi është të ofrojë performancë më të mirë grafike, dhe për këtë janë bërë tre përmirësime kryesore: një kartë grafike më e madhe, gjurmim i avancuar i rrezeve dhe aplikimi i inteligjencës artificiale, për të dhënë imazhe sa më të qarta e të detajuara. Sony thekson se karta e re grafike ka, ndër të tjera, RAM 28% më të…

Read More

Numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë ka ardhur në rritje dhe këtë e dëshmojnë edhe shifrat e muajit gusht, që konsiderohet si piku i sezonit turistik. Duke publikuar shifrat e fundit të vizitorëve të huaj, Kryeministri Rama thekson se Shqipëria është kthyer tashmë në një destinacion të preferuar pushimesh. “8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë…

Read More