Author: gazetar_1
Situatat e fundit në industrinë e mikrofinancës në Shqipëri kanë nxjerrë në pah shqetësime të rëndësishme në lidhje me menaxhimin e kredive të këqija dhe efektivitetin e masave rregullatore. Në qendër të këtyre situatave ka qenë trajtimi në vetvete problematik i kredive me probleme nga subjekte të akuzuara për një sërë aktivitetesh mashtrimi që kanë prekur mijëra individë. Roli tyre i dyfishtë i njësisë ekonomike si huadhënës dhe mbledhës i borxhit, i shoqëruar me vendosjen e normave dhe gjobave shumë të rënda si interes i mbartur, ngritën pyetje serioze në lidhje me mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve të tilla. Në…
Grupi Intesa Sanpaolo dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thellojnë më tej bashkëpunimin, me fokus edukimin financiar dhe aplikimin e tendencave të reja teknologjike dhe innovative në fushën financiare. Në këtë kuadër, drejtuesja e AMF-së, Mimoza Kaçi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, ku u takua me drejtues të lartë të grupit Intesa Sanpaolo. Drejtoresha e Përgjithshme e AMF-së u prit nga Kryetari i Këshillit Drejtues të Grupit Intesa Sanpaolo, z. Gian Maria Gros-Pietro, si dhe drejtues të lartë të Divizionit Ndërkombëtar të Bankave të Huaja dhe të Shoqërisë së Menaxhimit të Aseteve Eurizon SRG. Prej shtatorit të vitit të kaluar,…
A e dini se sa kohë na duhet në mëngjes për të aktivizuar plotësisht trurin tonë? Kjo, sipas shkencëtarëve, varet nga ajo që quhet inercia e gjumit dhe ka të bëjë me atë se sa ne qëndrojmë joaktivë në intervalin që nga momenti që ndahemi nga jastëku. Sipas një studimi të vitit 2019 mbi gjumin, periudha e “inercisë së gjumit” që na mban inerte zgjat rreth 30 minuta, ndërsa studime të tjera arrijnë në përfundimin se mjaftojnë 15 minuta. Pavarësisht studimeve të ndryshme, një rivendosje e plotë e trurit të njeriut nga gjendja e gjumit mund të zgjasë deri në…
Sistemi i pagesave AIPS Euro ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë tetë muajve të parë të vitit 2024, duke ofruar një përmbledhje të qartë mbi zhvillimet e fundit në sektorin e transfertave kombëtare në euro. Përmirësimi i kësaj infrastrukture financiare ka bërë që këto transfertat të jenë më të shpeshta dhe më ekonomike për përdoruesit. Në periudhën janar-gusht të këtij viti, sistemi AIPS Euro ka regjistruar mbi 206 mijë transferta kombëtare në euro, një rritje të ndjeshme prej 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Vlera totale e këtyre transaksioneve ka arritur në 3.3 miliardë euro, duke…
Sekretariati Teknik i Transportit një strukturë që koordinon financimet e BE-së në infrastrukturën rrugore referon se punimet në Bypass-in e Tiranës, një nyje e rëndësishme e Korridorit 8 dhe i Autostradës Adriatik- Joniane dhe që lehtëson trafikun në kryeqytetin e vendit janë vonuar për shkak të rritjes së kostove. Konkluzioni u dha në mbledhjen e fundit të Sekretariatit që u zhvillua në fund të qershorit dhe pala shqiptare nuk mori pjesë. Gjithashtu Sekretariati ka kërkuar informacion të detajuar palës shqiptare për anulimin e koncesioneve për segmentet e tjera të Autostradës Adriatiko- Joniane pjesë e rrjetit kryesor të infrastrukturës rrugore të…
Kursi i këmbimit nuk po sjell ndryshime të mëdha edhe pse po mbyllet java e dytë e shtatorit dhe impakti sezonal turistik i verës duhet të kishte nisur të ndihej. Dollari amerikan është blerë sot me 90 lekë dhe është shitur me 91 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 99.3 lekë dhe është shitur me 100 lekë. Franga zvicerane ka humbur pikë nga dje teksa është blerë sot me 105.2 lekë dhe është shitur me 106.2 lekë. Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik blihet sot me 117.3 lekë dhe shitet me 118.5 lekë…
Paga mesatare mujore bruto arriti në nivelin e 75,114 lekëve në tremujorin e dytë të vitit 2024, por gati gjysma e të punësuarve me pagë zyrtare paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj dhe rreth 70% paguhen në nivelin e pagës mesatare në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 45% të punësuarve sipas deklarimit zyrtar në tatime paguhen nën 50 mijë lekë bruto në muaj. Në totalin e të punësuarve me pagë në tremujorin e dytë, 25% paguheshin deri në pagën minimale. Në kufirin 40,001-50,000 lekë paguhen 20% e të punësuarve. Më tej në kategorinë e pagave…
Vodafone Albania ka inaguruar dyqanin më të ri te Piramida, qendra më e madhe e inovacionit dhe një nga pikat referuese e historike të kryeqytetit. Dyqani i ri ka një koncept krejt inovator, në përputhje me profilin e Vodafone Albania si lider në tekologji dhe transformim digjital. Përveçse do të ofrojë një eksperiencë unike për klientin, që është objektivi kryesor i çdo dyqani Vodafone, Vodafone Piramida shkon përtej konceptit tradicional të një dyqani dhe ofron edhe shërbime ekskluzive, unike dhe që vijnë për herë të parë në Shqipëri. I ftuar në këtë event special, Ahmed Essam, Drejtori për Tregun e…
Universitetet publike arkëtojnë miliona euro çdo vit nga tarifa e shkollimit, por iu ofrojnë vetëm internet studentëve, ndërsa aksesi në printime për nevojat e studimit nuk ofrohet as në bibliotekat e fakultetit. Bibliotekat online nuk u finalizuan asnjëherë, por, megjithatë, Ministria e Arsimit pagoi qindra-mijëra dollarë për një abonim, “por aksesimi nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar”. Ndalesa në kancelarinë afër fakultetit është kthyer në rutinë për Erën, studente e vitit të tretë për Gazetari në Universitetin e Tiranës. Çdo javë duhet të fotokopjojë një pirg me detyra kursi, tema, projekte, madje edhe librat e lënë nga profesorët. “Kam…
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, ekonomia shqiptare ka përfituar nga një rritje e konsiderueshme e investimeve të huaja direkte. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të vitit, investimet arritën në 395 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 3.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total, për periudhën janar-qershor 2024, vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 749 milionë euro, një rritje prej 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Kjo rritje u ndikua nga flukset e reja të kapitalit dhe riinvestimet e fitimeve nga investitorët…
