Author: gazetar_1
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024, emigrantët shqiptarë kanë transferuar në Shqipëri rreth 268 milionë euro, që është shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 2008, kur Banka e Shqipërisë filloi të mbledhë të dhëna mbi remitancat. Kjo përfaqëson një rritje prej 38.5 milionë eurosh në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e kostove të jetesës në Shqipëri dhe pagat dhe pensionet më të ulëta në krahasim me rajonin duket se po motivojnë emigrantët të dërgojnë më shumë para për të ndihmuar familjet e tyre në vend. Përgjatë gjysmës së parë të vitit…
Tregu imobiliar ka shfaqur tendenca rigjallërimi, ndërkohë që vihet re një rikthim i rritjes së çmimit të pronave në tre-mujorin e dytë të vitit 2024, pasi ishte konstatuar një frenim në muajt e parë. Këto janë disa nga gjetjet e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë me kompanitë e ndërtimit dhe shoqëritë imobiliare. Megjithatë, sipas të dhënave të publikuara në studimin e BSH, ende nga një ngurrim për blerje të banesave dhe shkak për këtë mund të jetë deri diku edhe pritja për procesin e rivlerësimit, i cili parashikohet të bëhet efektiv me tatim të reduktuar në fund të muajit shtator.…
Sektori financiar në Shqipëri po njeh zhvillim të shpejt dhe iute është në ballë të transformimit dixhital, duke riformuar mënyrën se si ofrohen shërbimet financiare.Përveç aplikimit për kredi që tashmë praktikohet gjerësisht, janë digjitalizuar edhe proçese të tjera si ai i kërkimit dhe marrjes së informacionit te regjistri i kredive, në Bankën e Shqipërisë; miratimi i kredisë, që dikur ishte një proces i gjatë që tani përfundon në pak minuta falë sistemeve të automatizuara; firma digjitale e cila përveçse ka disa nivele sigurie të larta, ka të njëjtën vlerë ligjore si ajo me bojë të njomë dhe shkurton kohën për…
Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, borxhi i jashtëm i Shqipërisë ka pësuar një rënie të lehtë, duke arritur në 10,111 miliardë euro nga 10,292 miliardë euro në periudhën janar-mars. Kjo shënon një ulje prej 0.9% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, kur borxhi bruto ishte 10,205 miliardë euro. Nga një analizë e detajuar, del se pjesa më e madhe e borxhit të jashtëm është në formën e huave, e ndjekur nga monedhat dhe depozitat, kreditë tregtare ose paradhëniet, dhe titujt e borxhit. Në fund të gjysmës së parë të vitit, pothuajse 90% e…
Pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45, policia e shtetit ka publikuar një plan masash të detajuar që parashikon garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Ky plan masash nis me eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Gjeorgjisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas. Po ashtu parashikohet kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët. Autoritetet shqiptare kanë vendosur kontakte dhe po…
Apple ka hedhur ditën e sotme në treg iPhone 16, i cili konsiderohet si celulari i parë me Inteligjencë Artificiale të integruar brenda tij. Telefonët iPhone 16 Pro janë pak më të mëdhenj, krahasuar me paraardhësit e tyre. Niveli Pro i modelit fillestar është 6,3 inç dhe Pro Max është 6,9 inç, gjë që i lejon përdoruesit të kenë një ekran më të madh për lojëra dhe filma. Sipas kompanisë Apple, celularët e rinj janë më të hollë, kanë një bateri që reziston më shumë, si dhe vijnë në 4 ngjyra të ndryshme. iPhone 16 i ri do të fillojë…
Tregjet ndërkombëtare të arit të zi u hapën me një rritje të lehtë këtë të hënë, por sërish çmimi i naftës së papërpunuar mbetet në nivelet më të ulëta të dy viteve të fundit. Më konkretisht nafta bruto në bursën e Teksasit për kontratat e Tetorit shitet me 68.8 dollarë, çmimi më i ulët ky që prej Dhjetorit të vitit 2021, para nisjes së luftës në Ukrainë. Ndërkohë që javën e shkuar bursa u mbyll me një çmim edhe më të ulët, ku një fuçi naftë u shit në nivelin e 67 dollarëve. E njëjta situatë paraqitet edhe në bursën…
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Petrit Malaj deklaroi sot se efekti i kursit të këmbimit ka ndikim me 5.4 pikë përqindje në uljen e borxhit publik. Gjatë debatit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohet Akti Normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2024, Malaj tha se në vitin 2021 borxhi publik ishte në nivelin 74.5 % dhe në fund të 2023-shit, ai ra në 58.9 %. “Efekti i kursit të këmbimit nga 2021 deri në 2023 është 5.4 pikë përqindje. Ka ndikuar me 5.4 pikë përqindje nga 15 % që është ulja e borxhit në këtë…
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bën të ditur se deri tani 4 450 të rinj kanë zgjedhur të nisin studimet në arsimin profesional këtë vit shkollor. Në total janë 15 mijë të rinj që vijojnë studimet në shkollat profesionale. Arsimi profesional përfshin një gamë të larmishme fushash studimi, ku secila ofron mundësi unike për studentët për të zhvilluar aftësi të specializuara dhe për të ndjekur karriera frytdhënëse.Përmes arsimit profesional, të rinjtë rrisin njohuritë dhe mundësitë tuaja për të gjetur veten në tregun e punës. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit po mbështet nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm profesional…
Qeveria është e gatshme të kthejë mbrapsht tatimin e paguar nga profesionistët e lirë, pas rrëzimit të ndryshimeve ligjore nga Gjykata Kushtetuese. Një fakt i tillë u pranua nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë diskutimeve mbi aktin normativ të Buxhetit të shtetit, në komisionin e Ligjeve. Përballë akuzave të deputetëve të opozitës, Ministri theksoi se po pritet një interpretim nga Gjykata Kushtetuese. “Ju mbani miliona euro të këtyre qytetarëve, pse nuk ndërmerrni një iniciativë për të kthyer këtë tatim të bizneseve që gjenden me pa të drejtë në arkën tuaj? “Qeveria ka vullnetin për të kthyer mbrapa këto…
