Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bën të ditur se deri tani 4 450 të rinj kanë zgjedhur të nisin studimet në arsimin profesional këtë vit shkollor.
Në total janë 15 mijë të rinj që vijojnë studimet në shkollat profesionale.
Arsimi profesional përfshin një gamë të larmishme fushash studimi, ku secila ofron mundësi unike për studentët për të zhvilluar aftësi të specializuara dhe për të ndjekur karriera frytdhënëse.
Përmes arsimit profesional, të rinjtë rrisin njohuritë dhe mundësitë tuaja për të gjetur veten në tregun e punës.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit po mbështet nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm profesional me mbi 2500 bursa studimi deri në 7 320 lekë/muaj për të rinjtë.
Mbështetja sigurohet për vajzat, nxënësit që regjistrohen në degët me përparësi, nxënësit nga familjet në nevojë si dhe nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkolla profesionale. Gjithashtu për ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9, si dhe grupet e veçanta.

