Author: gazetar_1

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Policia e Tiranës me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, stafet pedagogjike dhe oficerët e sigurisë në shkolla, ka ndërmarrë një sërë masash për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për çdo nxënës. “Gjatë ditës së parë të shkollës, në të gjitha shkollat e qarkut Tiranë, do të planëzohen shërbime nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, shërbime të Patrullës së Përgjithshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Seksionit për Hetimin e Krimeve, për vijimësinë e procesit mësimor, përsa i përket detyrave të Policisë, në drejtim të rendit dhe sigurisë. Shërbimet e…

Read More

Banka e Shqipërisë ka vazhduar të forcojë nivelin e rezervës valutore gjatë verës. Në fund të muajit korrik, vlera e kësaj rezerve arriti në rreth 5.7 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga fillimi i majit, kur banka filloi blerjet direkte për të stabilizuar kursin e këmbimit euro-lek, vlera e rezervës është rritur me 254 milionë euro, ose 4.7%. Për vitin 2024, plani parashikon që shuma e synuar për blerjen nëpërmjet ankandeve do të variojë ndërmjet 250 milionë dhe 330 milionë euro. Rezerva valutore është një instrument kyç për…

Read More

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ka një rënie të ndjeshme në vlerën e kredive të marra për hapjen e bizneseve. Në fund të korrikut të këtij viti, vlera totale e huave të aprovuar për këtë qëllim ishte 470 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 38 milionë eurosh krahasuar me 508 milionë eurot e regjistruara në muajin qershor. Edhe pse shifra ka arritur deri në 962 milionë euro në gusht 2023, ka një prirje të vazhdueshme rënëse që nga shtatori i vitit të kaluar, me një rënie mesatare prej 30-40 milionë euro çdo muaj. Kjo tendencë mund të…

Read More

Qeveria gjermane po planifikon të ulë taksat për të promovuar përdorimin e automjeteve elektrike, pas një rënie të konsiderueshme në regjistrimet e këtyre automjeteve. Shitjet e automjeteve elektrike ranë me 36.8% këtë korrik krahasuar me vitin e kaluar. Sipas propozimit të ri, kompanitë do të kenë mundësinë të zbresin deri në 40% të vlerës së automjeteve elektrike të blera rishtazi nga fatura e tyre tatimore, një vit pas blerjes. Ky përfitim do të ulet progresivisht në 6% në vitin e gjashtë. Qeveria parashikon se kjo masë do të ketë një kosto mesatare prej rreth 465 milionë eurosh në vit midis…

Read More

Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit janë rritur pritshmëritë për të ardhurat e pushtetit vendor me 8 mld lekë. Në total bashkitë deri në fund të vitit pritet të mbledhin 79.3 mld lekë, ndërsa kanë nisur diskutimet për të rishikuar formulën e shpërndarjes e buxhetit për vitin e ardhshëm, bazuar në rezultatet e Censit. Bashkitë po mbledhin më shumë para këtë vit se në 2023-shin, ndikuar edhe prej ecurisë pozitive të turizmit, shtimit të ndërtimeve apo edhe prej mbledhjes më shumë të tarifave vendore. Për këtë arsye në rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit, janë rritur pritshmëritë…

Read More

Të gjithë të rinjtë të moshës 18 vjeç nuk do mund të marrin kredi pranë institucioneve jo banka. Ky kufizim do të caktohet në rregulloren e re që Banka e Shqipërisë po harton për të mbrojtur konsumatorët. Pra, pavarësisht se mund të jesh +18 vjeç, do jetë e ndaluar dhënia e kredisë nga institucionet financiare jo-banka. Ky kufizim mesa duket vjen pas ankesave të prindërve, pasi kanë mësuar se fëmijët e tyre janë kredimarrës, shpesh edhe problematikë, pasi nuk e kthejnë borxhin e marrë. Guvernatori Gent Sejko ka deklaruar se ky kufizim do të bëhet për të mbrojtur qytetarët nga…

Read More

Akti normativ për rishikimin e buxhetit për vitin 2024 parashikon një financim shtesë për KQZ-në , prej 250 milionë lekësh për procesin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e vitit 2025. “Financim shtesë në masën 250 mln lekë për vitin 2024 për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim avancimin në vitin 2024 të procedurave të prokurimit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe garantimin e implementimit në kohë të sistemit”, thuhet në aktin normativ të buxhetit të shtetit. Deri në mes të nëntorit duhet të jetë marrë konsensusi për administrimin e…

Read More

Shqiptarë të etur për të konsumuar cigare dhe turistë të huaj të shumtë në vend ka nxitur importin e cigareve në vend. Sipas Administratës Doganore Shqiptare përgjatë muajit gusht janë importuar rreth 257 ton cigare ose 20 ton cigare më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas një studimi nga Bashkimi Europian 25% e turistëve të huaj janë konsumatorë të cigareve. Përgjatë korrikut ishin 1.81 milionë shtetas të huaj të cilët vizituan shqipërinë ose përkthyer ndryshe 452 mijë shtetas të huaj, të cilët kanë konsumuar cigareve në vend. Sipas ekspertëve, në botë konsumi i…

Read More

Rekordet e të nxehtit të regjistruara në gusht kanë krijuar një situatë alarmante, është shprehur kreu i Organizatës Botërore Meteorologjike. Për të dytin vit radhazi, temperatura mesatare globale në muajin gusht arriti rekorde historike, sipas të dhënave paraprake publike nga Observatori Evropian Copernicus. Australia, Japonia, provincat e Kinës apo edhe Svalbard, një arkipelag norvegjez në Arktik, kishin gushtin më të ngrohtë, sipas organizatave të ndryshme lokale të motit. Është e qartë se temperaturat po rriten përtej asaj që do të donim,” tha kreu i Organizatës Botërore Meteorologjike. Megjithëse temperatura mesatare e saktë globale për gushtin 2024 nuk dihet ende, Copernicus…

Read More

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024, çmimet e prodhimit janë rritur me 1.7%, një rritje e ndjeshme në krahasim me 6.9% që ishte një vit më parë. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit, periudha prill-qershor ka shënuar një rritje më të vogël prej 0.1%. Raporti i fundit i INSTAT-it tregon se, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja më e madhe e çmimeve është evidentuar në sektorin e “energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar” me 5.3%, e ndjekur nga “industria nxjerrëse” me 4%, “industria përpunuese” me 0.4%, dhe “furnizimi me ujë…

Read More