Author: gazetar_1
Numri i punonjësve në administratën publike është rritur me më shumë se 600 individë që nga fillimi i këtij viti. Sipas aktit normativ të ri të miratuar nga qeveria për ndryshime në buxhet, aktualisht regjistrohen 85,974 punonjës buxhetorë, një rritje prej 628 punonjësish në krahasim me muajin shkurt, kur numri ishte 85,346. Krahasuar me buxhetin fillestar, rritja është 800 individë. Ministria e Arsimit dhe Sportit, e cila përfshin mësuesit, ka numrin më të madh të punonjësve, me 31 mijë individë, ndjekur nga Ministria e Brendshme, që ka 15,796 punonjës, përfshirë këtu edhe punonjësit e policisë. Ministria e Brendshme ka shtuar…
Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, portofoli i obligacioneve të shoqërive tregtare në Shqipëri ka arritur në mbi 21.7 miliardë lekë, sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Kjo përfaqëson një rritje prej 6.2% që nga fillimi i vitit dhe një rritje mbresëlënëse prej 56.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Obligacionet e shoqërive tregtare janë kryesisht të emetuara përmes ofertave private, ndërsa vitin e kaluar u realizua emetimi i parë i obligacioneve me ofertë publike nga NOA. Ligji lejon që obligacionet me ofertë private të emetohen nga shoqëritë aksionere dhe të…
Sektori i ndërtimit po përjeton një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme në kreditim gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë 7 muajve të parë të vitit, kredia për ndërtimin ka arritur në 28.4 miliardë lekë, që përfaqëson një rritje prej 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në tërësi, portofoli i kredive aktive ka arritur në 76 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 7% krahasuar me vitin e kaluar. Ky rritje e konsiderueshme në kredinë për ndërtimin është në përputhje me tendencat pozitive të sektorit në vitet e fundit, i cili…
Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga dogana për muajin gusht, arritën 21.4 miliardë, ose 1.7 miliardë lekë më shumë se gushtin e vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se rritja e zhdoganimeve vjen si rezultat i mirëmenaxhimit dhe rritjes së konsumit, mbështetur nga rritja e industrisë së turizmit që shënoi shifra rekord gjatë kësaj periudhe. Referuar statistikave, importi i mallrave të akcizës shënoi rritje në vlerë me 714 milionë lekë. Të dhënat tregojnë se gjatë muajit gusht u zhdoganuan 76 mijë tonë karburante. Krahasuar me muajin gusht të vitit 2023,…
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë 2024. Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, veprimtaria e sistemit financiar vazhdoi ecurinë pozitive. Pavarësisht efektit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit, në sektorin bankar depozitat u zgjeruan dhe ritmi i rritjes së kredisë u përshpejtua. Në tërësi, rezistenca e veprimtarisë bankare ndaj rreziqeve ishte e mirë, në kushtet kur kapitalizimi i veprimtarisë mbeti i qëndrueshëm dhe fitimi vijoi të përmirësohej me ritme të kënaqshme. Sipas Deklaratës, zhvillimet ekonomike gjatë periudhës ishin pozitive, ndikuar nga ecuria e…
Qeveria gjermane do akordojë një grant prej 3 mln euro me fokus forcimin e rezistencës së vendit tonë kundër rreziqeve klimatike. Marrëveshja e grantit ka mbërritur në Kuvend për diskutim, ndërkohë që sipas relacionit shoqërues projekti ka në fokus shërbimet e informacionit për klimën, forcimit në nivel kombëtar të sistemit të paralajmërimit të hershëm dhe vendimmarrjes së bazuar në informacionet mbi klimën. Gjithashtu, nëpërmjet këtij projekti do të kontribuohet në Agjendën e Gjelbër të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor si dhe në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe Strategjisë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike. Ndërkaq, pavarësisht se Ministria…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe grupi 4iG, një nga kompanitë kryesore të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për të përshpejtuar transformimin digjital të ekonomisë dhe infrastrukturës së Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja që vendos themelet për një bashkëpunim afatgjatë ndërmjet palëve, përshkruan hapësirat ku grupi 4iG mund të pozicionohet në tregun e telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut dhe identifikon fushat e synuara strategjike të zhvillimit të ardhshëm të shërbimeve dhe infrastrukturës së telekomunikacionit në këtë vend të Ballkanit Perëndimor, ku 4iG Group mund të marrë pjesë. Marrëveshja paraprake u…
Komisioni Evropian ka konfirmuar se nga 10 nëntori në shtetet e zonës Shengen do hyjë në fuqi kontrolli elektronik i pasaportave për hyrje-daljet e pasagjerëve që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian. Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të jetë një sistem i automatizuar për regjistrimin e udhëtarëve nga vendet e treta, sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Sistemi do të regjistrojë emrin e personit, llojin e dokumentit të udhëtimit, të dhënat biometrike, përfshirë këtu gjurmët e gishtërinjve dhe fotografimin e fytyrës. “Ne po ndërtojmë një sistem të ri mbi ndërveprimin me bazat e të dhënave që…
Ministri i Financave Petrit Malaj në një konferencë për mediat i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me skandalin e mikrokredive. Malaj tha se Ministria e Financave është e angazhuar për këtë çështje por theksoi se institucionet financiare duhet të monitorohen nga Banka e Shqipërisë. Sipas ministrit Banka e Shqipërisë do të duhet të bëjë ndryshimet e veta rregllatore në mënyrë që të përmirësojë pjesën e montitorimit të aktivitetit të institucioneve financiare jo-banka. “Përsa i përket çështjeve të mikrokredive kjo është një çështje që Ministria e Financave është e angazhuar, por duhet të kuptoni që institucionet financiare jo banka,…
Aktualisht, në shumicën e sektorëve të vendit tonë ka një prani të lartë të monedhave të huaja, kryesisht të euros dhe dollarit amerikan. Deri në fund të muajit qershor, primet e shkruara bruto për të gjithë aktivitetin e tregut të sigurimeve Jetë dhe Jo-Jetë rezultojnë në rreth 11.88 miliardë lekë, ku rreth 33.2% e tyre janë realizuar në monedhën Euro. Referuar të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përveç produkteve të detyrueshme të Kartonit Jeshil, i cili është produkt ndërkombëtar sigurimi dhe lëshohet gjithmonë në monedhën Euro, por edhe Sigurimi Kufitar, ka edhe disa produkte vullnetare që…
