Author: gazetar_1
Kështu thotë shkenca. Gjëja më interesante është se lumturia vjen pikërisht kur del avulli i picës. Por ka akoma. Për shembull, Margherita ka triptofan, një aminoacid thelbësor që është i pranishëm në mocarela, por edhe në brumë. “Ky aminoacid përdoret nga trupi për të prodhuar serotonin, neurotransmetues që kontribuon në mirëqenien dhe lumturinë”, shpjegon studimi kalabrez. Jolanda Grillone, biologe ushqyese është truri I studimit. Për më tepër, domatet, të pasura me likopen (një antioksidant i fuqishëm nga familja e karotenoideve që u jep atyre ngjyrën e tyre karakteristike të kuqe) sjellin përfitime të mëtejshme shëndetësore. Së fundi, borziloku, i përdorur…
Drejtori i Përgjithshëm i Tirana International Airport, Piervittorio Farabbi, zbuloi të hënën se kompania po punon për të trefishuar sipërfaqen e terminalit të aeroportit në 40 mijë metra katrorë. Terminali i Rinasit aktualisht zë një sipërfaqe prej rreth 14,500 metra katrorë, çka do të thotë se sipërfaqja e tij do të trefishohet për të përballuar fluksin gjithmonë në rritje të shpejtë të pasagjerëve që udhëtojnë përmes aeroportit. TIA pret që numri i pasagjerëve të kalojë 10 milionë vetë këtë vit dhe për të përballuar këtë trafik të shtuar Farabbi zbuloi në një video të postuar në LinkedIn se kompania ka…
Të dhënat e fundit zbulojnë se pabarazitë ekonomike në Bashkimin Evropian janë të theksuara, duke ndikuar në mundësitë e qytetarëve për të realizuar pushime. Në vitin 2023, rreth 29% e qytetarëve të BE-së mbi 16 vjeç nuk ishin në gjendje të përballonin një udhëtim njëjavor për shkak të vështirësive financiare. Këto shifra pasqyrojnë një ndarje të thellë ekonomike, ku disa individë mund të shijojnë pushime të shpeshta, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është e kufizuar financiarisht. Në vitin 2022, 38% e qytetarëve të BE-së të moshës 15 vjeç e sipër nuk kishin realizuar ndonjë udhëtim për arsye jo…
Shqipëria ka regjistruar një rritje të jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve gjatë muajit korrik, sipas të dhënave të publikuara nga Kryeministri Edi Rama. Rama e përshkroi këtë rritje si një “pasqyrë të qartë” të fluksit të lartë të turistëve që po vizitojnë Shqipërinë këtë vit. Rama e vlerësoi këtë sukses si një ngjitje të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe një përfitim të rëndësishëm për ekonominë. Ai theksoi se ky zhvillim ka shkaktuar reagime të ndryshme, duke përfshirë disa që sugjerojnë se këta turistë janë shqiptarë të rikthyer nga jashtë, dhe jo turistë të huaj. Rama theksoi…
Turizmi në Europë po kalon një vit pozitiv. Pothuajse të gjitha shtetet kanë shënuar rritje nga të ardhurat e tyre prej turizmit. Rritja e kërkesës ka shkaktuar një rritje të fortë të çmimeve, ku sipas vlerësimeve të Eurostat rritjen më të lartë të çmimebe e kishin Turqia, Italia, Franca e Greqia. Të dhënat e Eurostat raportojnë se si rrjedhojë paketat turistike për qytetarët e vendeve të BE-së u rritën mesatarisht 6.6% në Korrik, veçanërisht për destinacionet e brendshme. Por nga ana tjetër, në Shqipëri, rritja ishte minimale me mesatarisht 1.4%. Një nga faktorët që i ka favorizuar shqiptarët këtë vit…
Ju mund të keni vënë re titujt e artikujve gjatë 12 muajve të fundit të cilat e krahasojnë vendin mesdhetar me ‘Maldivet e Evropës’ ose, nëse jeni në mediet sociale, influencuesit po çmenden për një zonë piktoreske plazhi në një fshat të vogël bregdetar të quajtur Ksamil, sipas një artikulli të botuar në revistën prestigjioze “Business Traveller”. Ky vend i ri i lakmuar gjendet në destinacionin evropian … Shqipëri. Deri në vitin 1990, ky vend jashtëzakonisht i bukur, i kufizuar me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë dhe Greqinë, ishte i mbyllur për pjesën tjetër të botës. E sunduar për 40…
Është hapur tenderi për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz, në 5 blloqe të organizuara për operatorët, të cilat do të nevojiten për zbatimin e rrjetit 5G. Të drejtat e përdorimit jepen me qëllim ndërtimin e rrjeteve tokësore të komunikimeve elektronike për të ofruar shërbime të komunikimeve elektronike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, rreth 55% e popullsisë do të ketë mbulim me shërbim 5G deri në fund të vitit 2027, ndërsa pritet që deri në vitin 2030 të përdoret tekonologjia 5G nga 85% e popullsisë. Deri në…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e pranishme në Samitin e Bledit në Slloveni ka folur me superlativa për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për progresin e tyre. Ndër ta, Von der Leyen përmendi edhe Shqipërinë. Si arritje të madhe ajo cilësoi Aeroportin e Rinasit, për të cilin theksoi se ka rritjen më të shpejtë në Europë. “Saktësisht një vit më parë ne prezantuam planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe puna ka filluar të tregojë rezultatet e para. Le të ndalemi për një moment dhe të kremtojmë këto arritje, të cilat ju udhëheqësit e Ballkanit…
Financimi shtesë prej 4.75 miliardë lekë, për transportin rrugor për vitin 2024 do të shkojë për 3 projekte të reja. Sipas relacionit, që shoqëron Aktin Normativ të miratuar nga qeveria javën që shkoi për ndryshimin e buxhetit të shtetit, kjo vlerë do të shkojë për financimin e projektit të rrugës Elbasan – Lekaj, Fier – Kthesa Patos – Frataj dhe aksin Bërdicë – Unaza Lindore, në Shkodër. Për dy projektet e fundit nuk ka detaje ndërkohë që projektin që përfshin aksin Elbasan – Lekaj, vitin që shkoi u zhvillua tenderi për projektimin e tij. Ky aks është pjesë e korridorit…
Erëzat, përveç shijes së tyre të veçantë lozonjare, janë jashtëzakonisht të dobishme. Ato rrisin metabolizmin dhe e nxisin atë të djegë kalori shtesë, pasi ato mund të rrisin përkohësisht metabolizmin deri në 8% më shumë. Sipas studimeve shkencore, ushqimet pikante kanë një sërë vetive të dobishme për organizmin, por edhe për shëndetin në përgjithësi. Ushqimet pikante “ndezin” metabolizmin Studime të panumërta shkencore dëshmojnë se disa erëza dhe erëza, të tilla si speci i kuq, qimnoni, kanella dhe specat djegës, ndihmojnë në rritjen e metabolizmit dhe, si rezultat, humbjen e peshës. Ushqimet pikante kanë aftësinë pothuajse magjike për të reduktuar oreksin…
