Author: gazetar_1
Ndërsa numri i lejeve të ndërtimit shënoi rënie, sipërfaqja e dhënë për ndërtim është rritur, sikurse edhe vlera, në tremujorin e 2 të këtij viti. INSTAT publikoi sor raportin për lejet e ndërtimit, sipas të cilit, në tremujorin e dytë janë miratuar gjithsej 354 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 509 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2023, duke shënuar një ulje prej 30.5 %. Ndërkohë, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2024 është 844.137 m2, nga 652.136 m2 miratuar në tremujorin e dytë 2023, duke shënuar një rritje prej…
Të dhënat nga platforma “STATISTA” tregojnë se numri i përdoruesve në tregun e kriptomonedhave në Shqipëri përllogaritet të arrijë deri në 126 mijë përgjatë vitit të ardhshëm, ose e thënë ndryshe 1 në 19 banorë në vendin tonë mbajnë kriptomonedha në portofolet e tyre virtuale si binance, bybit etj. Kriptomonedhat duket se janë “dashuria” e re për shqiptarët. Të ardhurat nga tregu për vitin aktual përllogariten deri në 1.2 milionë dollarë për vendin tonë, ku të ardhurat mesatare për përdorues arrijnë në 9.5 dollarë. Kriptomonedha më e madhe bitcoin momentalisht po këmbehet me 60 mijë dollarë. Sipas specialistëve, bitcoin pritet…
Qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur stokun e detyrimeve ndaj bizneseve dhe qytetarëve edhe me rreth 9.3 milionë euro përgjatë 3 mujorit të dytë të këtij viti. Të dhënat e Ministrisë së Financave, tregojnë se nga 9 miliardë lekë që ishte ky stok në fund të marsit 2024, në fund të qershorit duket të ketë arritur në vlerën e 9.9 miliardë lekëve apo rreth 99 milionë eurove. Ndërsa në raport me fundvitin e kaluar, rritja regjistrohet në rreth 2 miliardë lekë. Në totalin e kësaj shume, qeveria qendrore zë 5.7 miliardë lekë ndërsa pushteti vendor 4.1 miliardë lekë. Ajo…
Akti Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2024 ka hyrë në fuqi pas publikimit një ditë më parë në fletoren zyrtare. Si rezultat i performancës pozitive në realizimin e të ardhurave buxheti për vitin 2024 u rrit me rreth 27 miliardë lekë. Në total, të ardhurat shkuan në vlerën 714 068 milionë lekë, shpenzimet 771 348 milionë lekë dhe deficit 57 280 milionë lekë. Këto të ardhura shtesë u shpërndanë në mënyrë që të kenë një ndikim më të lartë social dhe drejt atyre sektorëve që kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit. Referuar tabelave që shoqërojnë ndryshimet,në…
Paraja që qarkullon jashtë bankave në vend ka vijuar tendencën në rritje edhe gjatë muajit korrik të këtij viti dhe ka regjistruar një nivel rekord. Sipas të dhënave të BSH paraja jashtë korporatave depozituese ka arritur në rreth 402.6 miliardë lekë, apo rreth 4 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Në muajin qershor, paraja jashtë bankave ishte në rreth 395 miliardë lekë apo 3.95 miliardë euro. Në këtë mënyrë, vihet re një rritje mujore e parasë jashtë bankave me 7.6 miliardë lekë, ose me 1.75%. Tendenca në rritje e parasë jashtë bankave vijon për të katërtin muaj…
Të dhënat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë se gjatë periudhës janar-korrik 230 mjete turistike detare janë ndalur në këtë port. Sipas APD-së edhe në ditët e fundit të gushtit vijon të ankorohen jahte turistike në kalatat e portit. Ditën e djeshme në port u ankorua superjahti gjerman “MY GOLDEN ODYSSEY” me gjatësi 124 metra, i cili është ndalur për shërbime portuale. Vitet e fundit numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në Portin e Durrësit është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre. Shqipëria në 6 muajt e parë të këtij viti u vizitua nga 4.5 milionë…
Çmimet globale të kafesë janë rritur në nivele rekord për shkak të kushteve të pafavorshme të motit që prishin të korrat, duke çuar në kosto më të larta për konsumatorët. Të dyja kokrrat robusta të përdorura zakonisht në kafe dhe varieteti arabica me cilësi më të lartë kanë pësuar një rritje të konsiderueshme të çmimeve në muajt e fundit. Kontratat e së ardhmes robusta në Londër, standardi global, arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 4,971 dollarë për ton këtë javë, ndërsa kontratat e së ardhmes arabica në Nju Jork u ngjitën në 2.49 dollarë për paund,…
Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien ditë pas dite këtë javë, duke vendosur rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 99.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Prej datës 12 gusht euro ra për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve, ndërsa një tendencë e ngadaltë rënëse ka vijuar edhe në ditët në vijim. Tregu priste një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë për ta kthyer euron sipër kufirit të 100 lekëve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndërkohë, leku po vazhdon…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, të cilëve iu bën thirrje që të shkojnë në aeroport të paktën 3 orë përpara fluturimit dhe kjo për shkak të fluksit të madh të pasagjerëve gjatë sezonit turistik. “Për të shmangur nxitimin e minutave të fundit dhe për t’u siguruar që keni kohë të mjaftueshme për check-in dhe kontrollin e sigurisë, ju rekomandojmë të mbërrini në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara orarit tuaj të fluturimit”, thuhet në një postim të TIA. Mes të tjerash, TIA po ashtu iu kërkon pasagjerëve të printojnë biletën e…
Për mediat austriake, Grupi BALFIN ka pohuar zhvillimin e 5 projekte në sektorin e pasurive të paluajtshme në Austri. Me një sipërfaqe totale prej 6,900 m2, komplekset e banimit ndodhen në zemër të Vjenës, si dhe në qytetin piktoresk të Gmunden në Austrinë e Sipërme. Me një vlerë totale prej 68 milionë eurosh, këto projekte, të ndërmarra nga Balfin Austria, tregojnë një rritje eksponenciale të pranisë ndërkombëtare të Grupit dhe investimeve në pasuri të paluajtshme jashtë Shqipërisë. “Ne duam të ofrojmë një përvojë të jashtëzakonshme jetese, duke zbatuar standardet më të larta arkitekturore. Kjo është arsyeja pse zhvillimet e Balfin Austria janë ndërtuar…
