Të dhënat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë se gjatë periudhës janar-korrik 230 mjete turistike detare janë ndalur në këtë port. Sipas APD-së edhe në ditët e fundit të gushtit vijon të ankorohen jahte turistike në kalatat e portit.
Ditën e djeshme në port u ankorua superjahti gjerman “MY GOLDEN ODYSSEY” me gjatësi 124 metra, i cili është ndalur për shërbime portuale.

Vitet e fundit numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në Portin e Durrësit është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre. Shqipëria në 6 muajt e parë të këtij viti u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj, ose +34% krahasuar me vitin e kaluar.
