Author: gazetar_1
NGA FATOS ÇOÇOLI Ngaqë po përdorim shumë më tepër kartat që kemi për të bërë pagesa. Dhe kjo është një gjë e mirë për të gjithë ne. Po paguajmë më shumë pa e parë lekun, pra me kartë. Me kartë debiti apo krediti. Karta e debitit është ajo kartë, nga ku ti merr nga ATM paratë që të janë depozituar në bankë nga rroga jote. Karta e kreditit është kur ke depozituar vetë disa para në llogari dhe me kartën kryen pagesa pa lekë në dorë. Këto pagesa janë shtuar ndjeshëm edhe për këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka…
Prodhimi i vajit të ullirit në Itali, veçanërisht në rajonin jugor të Pulias, po përballet me pasojat e të nxehtit ekstrem dhe thatësirës. Në provincën e Foggia-s, të korrat e këtij nëntori pritet të jenë 50-80% më pak se vitin e kaluar, sipas Pietro Leone, i cili menaxhon një kompani bujqësore. Diga Capaccio është një nga katër rezervuarët që siguron ujë në krahinë për qëllime industrie, vaditjeje dhe pije. Ajo ushqehet nga një përrua që transporton ujin e shiut në rezervuar. Megjithatë, këtë vit diga përmban vetëm dy metra e gjysmë ujë, krahasuar me 17 milionë metër kub të zakonshëm,…
Ky sezon veror nuk është karakterizuar vetëm nga numri i turistëve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë, por edhe nga tendenca në rritje e qytetarëve shqiptarë për të udhëtuar jashtë vendit me automjetet e tyre. Referuar të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për periudhën janar-korrik të këtij viti, shqiptarët shpenzuar rreth 1 miliardë lekë për të siguruar mjetin e tyre gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, produkti Karton Jeshil, gjatë këtij 7-mujori pati një rritje prej 1.86% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave u…
Kredia për ekonominë arriti në 798.3 miliardë lekë në fund të muajit korrik të këtij viti sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Sipas BSH-së, krahasuar me muajin qershor, huadhënia u rrit 0.3%, më një shtesë prej 2.3 miliardë lekë. Me bazë vjetore ( korrik 2023- korrik 2024), huaja këtë vit rezulton 13.3% më e lartë, me një shtesë prej afërisht 93 miliardë lekësh apo afro 900 milionë eurosh. Kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave të tjera financiare”. Nga ana tjetër, edhe kredia për biznesin ka shënuar një përmirësim të lehtë. Nga 447.3 miliardë lekë në…
Rritja e kreditimit dhe sidomos kredisë për individët ka ndikuar direkt në rritje të sigurimit të Jetës. Sipas të dhënave të publikuara nga AMF, primet e sigurimit të Jetës për periudhën janar-korrik 2024 arritën në afro 1.18 miliardë lekë, me një rritje prej mbi 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Produkti që mban peshën kryesore të primeve në sigurimin e Jetës është “Jeta e Debitorit”, një lloj sigurimi që kërkohet me detyrim nga bankat në rastin e dhënies së kredive, qofshin këto hipotekare për blerje shtëpie, ose edhe në rastin e kredive konsumatore. Për periudhën…
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për sigurimin e jetës së personelit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që dërgohet me misione ushtarake dhe stërvitje jashtë vendit. Vendimi i zbardhur jep detaje për sigurimin e jetës së personelit të Forcave të Armatosura për vitet 2024, 2025 dhe 2026. Sigurimi i jetës bëhet sipas kontratës që lidhet me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Ky sigurim mbulon ngjarjet në rastet e: a) humbjes së jetës për shkak të detyrës apo si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të saj; b) zhdukjes; c)…
Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë pagesat për orët shtesë në sezon dhe kompensimin ushqimor, për vitin 2024, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria, ditën e sotme. Në Aktin e miratuar, parashikohet të mbulohet efekti financiar i orëve shtesë të punonjësve të policisë të angazhuar në shërbim gjatë sezonit turistik. Po ashtu, me këto shtesa në Aktin Normativ, do të mbulohet edhe efekti financiar i kompensimit në lekë për ushqimin, për punonjësit e policisë për gjithë vitin buxhetor 2024. Në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se “kemi rritur financimin…
Rritja e konsumit në vend dhe e kërkesës për mallra duke sjellë një ecuri pozitive në të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ka bërë që qeveria të tregohet edhe më “dorëlëshuar” në raport me rimbursimin e TVSH-së për bizneset. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se vetëm për periudhën janar- korrik 2024, bizneseve u janë kthyer 14.7 miliardë lekë TVSH apo rreth 147 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 37% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u rimbursuan 10.7 miliardë lekë. Ndërsa, nëse do ta analizojmë vetëm…
Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është marrë vendimi për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Bujqësisë, Enio Civici. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Ndërsa viti shkollor po fillon në të gjithë BE-në, 24 shtete anëtare po luftojnë me mungesat e mësuesve, duke ndikuar kështu në mësimdhënien e studentëve dhe duke penguar qëllimin për të ofruar arsim cilësor për të gjithë. Suedia është raportuar si një nga vendet më të prekura, me 153,000 mësues të kualifikuar deri në vitin 2035. Vetëm Kroacia dhe Qiproja nuk raportuan mungesë të stafit arsimor, sipas raportit të Komisionit Europian të Edukimit dhe Trajnimit 2023, ndërsa të dhënat publike ekzistuese të Greqisë nuk e lejojnë atë të vlerësojë nëse mbulohen të gjitha nevojat ose nëse lëndë të veçanta mund…
