Author: gazetar_1

Ministria e Bujqësisë do të hapë një skemë të re mbështetje për fermerët përmes subvencioneve të dhëna nga buxheti i shtetit. Me aktin normativ të miratuar së fundmi, qeveria ka akorduar një shtesë fondesh për Ministrinë e Bujqësisë në vlerën e 500 milionë lekëve. Në relacionin thuhet se shtesa e fondeve në masën 500 milionë lekë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, do të shkojë në mbështetje të fermerëve për implementimin e skemës së re të mbështetjes/grand për investime, e cila synon të krijojë iniciativë për rritjen e investimeve në sektorin e bujqësisë, me qëllim rritjen e prodhimit, agropërpunimit…

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një tjetër postim në rrjetet sociale, sezonit turistik dhe fluksit të pasagjerëve dhe turistëve, që sipas tij kalon çdo pritshmëri. Sipas kreut të qeverisë, vetëm në aeroportin e Rinasit, për periudhën janar-gusht kanë hyrë më shumë se 56% pasagjerë, krahasuar me një vit më parë. Postimi i kryeministrit: Shqipëria nuk ndalet në rritjen e numrit të turistëve dhe Rinasi në gusht tejkaloi çdo parashikim optimist, me 1 milionë e 251.467 pasagjerë ose 368.456 (41%) më shumë se sa gushti i shkuar Bilanci Janar-Gusht 2024 arrin në 7 milionë e 233.711 pasagjerë që kanë hyrë vetëm…

Read More

Nxënësit e shkollave në Greqi do të detyrohen t’i mbajnë telefonat e tyre në çantë gjatë gjithë kohës që do të zhvillohet viti akademik, i cili nis më 11 shtator. Rregullorja e re e shkollës u paraqit pas një takimi mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrit të Arsimit, Kyriakos Pierrakakis. “Nxënësit mund t’i sjellin telefonat në shkollë, por ata duhet t’i mbajnë brenda çantës gjatë gjithë ditës që do të jenë në shkollë”, tha kryeministri grek. “Të dhënat shkencore se si përdorimi i celularëve gjatë ditës në shkollë ndikon në vetë procesin e të mësuarit janë trishtuese. Nga shpërqendrimi,…

Read More

Në muajin gusht, treguesi i ndjesisë ekonomike ka përjetuar një rritje të re, sipas raportit nga Banka e Shqipërisë. Ky tregues u ngrit me 1 pikë dhe tani është afërsisht 12 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ky përmirësim është kryesisht rezultat i rritjes së besimit në sektorët e tregtisë, industrisë dhe ndërtimit, ndërsa besimi i konsumatorëve ka kontribuar në mënyrë më të kufizuar. Megjithatë, sektori i shërbimeve ka pasur një ndikim negativ në këtë rritje. Treguesi i besimit të industrisë regjistroi rritje me 3.4 pikë përqindje në muajin gusht, duke qëndruar rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja u…

Read More

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e rëndësishëm për prindërit, duke i njoftuar ata se është rihapur sërish regjistrimi për fëmijet e klasave të para dhe të dhjeta, duke shtyrë kështu afatin deri më 6 shtator. Me anë të një postimi në Facebook, ministrja thotë se sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator. “Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit”, shkruan ministrja…

Read More

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, deri në fund të qershorit të këtij viti, vlera neto e aseteve të fondeve të investimeve arriti në rreth 53.2 miliardë lekë, me një rritje prej 2.9 miliardë lekësh ose me 5.77%, krahasuar me fillimin e vitit. Gjithashtu, edhe numri i anëtarëve në këto fonde arriti në 34,411 nga 32,189 që ishte në fillim të vitit, ose në rritje me 6.9%. Pra, në harkun e 6 muajve në fondet e investimeve janë shtuar edhe 2,222 anëtarë. Pjesa dërrmuese e anëtarëve janë individë, ndërsa vetëm 37 janë persona juridikë. Ashtu si…

Read More

Qeveria britanike po shqyrton mundësinë për t’u dhënë të drejtë punonjësve me kohë të plotë për të kërkuar një javë pune katërditore, duke rritur fleksibilitetin në punë. Punonjësit mund të ngushtojnë orët e tyre në një javë më të shkurtër, por do të duhet të punojnë më shumë orë në ditë për të marrë pagën e plotë. Sekretari i biznesit, tha se sipërmarrjet shprehën shqetësim për këto plane, ndërsa ministrat theksojnë se ndryshimet nuk do të imponohen dhe do të konsultohen me ndërmarrjet. Qëllimi është rritja e produktivitetit dhe ndihma për rikthimin në punë të më shumë njerëzve. Punonjësit tashmë kanë…

Read More

Rritja e numrit të aksidenteve rrugore gjatë këtij viti, ka shtuar edhe pagesën e dëmeve nga kompanitë e sigurimeve. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për 7-mujorin kompanitë e sigurimeve kanë paguar dëme në vlerën e 2.9 miliardë lekëve, nga 2.3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rritje me rreth 23%. Peshën kryesore e mban MTPL e brendshme, me 2.36 miliardë lekë dëme të paguara, ndërsa më pas vjen Kartoni Jeshil me 534 milionë lekë dhe Sigurimi Kufitar me 26 milionë lekë. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-korrik arritën…

Read More

Viti 2024 ka regjistruar një interes të lartë të investitorëve për centrale të mëdhenj fotovoltaikë, teksa së fundmi një aplikim i ri është depozituar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Referuar interesit të shprehur pranë këtij dikasteri është bashkimi i përkohshëm i shoqërive “REJ” dhe “GREEN ENERGY”, që kërkojnë të ndërtojnë një impiant fotovoltaik me kapacitet të instaluar 30 MW, në Trebinjë të Bashkisë Pogradec. Në rast të finalizimit të procedurave, ky projekt nuk do të jenë përfituese të masave mbështetëse të qeverisë, që përfshijnë lehtësim në sigurimin e dokumentacionit apo blerje të garantuar të energjisë së prodhuar. Ndërkaq, përgjatë…

Read More

Buxheti për transportin rrugor është rritur me 5.25 mld lekë, pas rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2024. Sipas tabelave të publikuara në Fletoren Zyratre financimi për këtë program shkon në rreth 29.3 mld lekë, nga rreth 24.1 mld lekë që ishte në buxhetin e ndryshuar në muajin shkurt. Nga rritja prej 5.25 mld lekë, 4.75 mld lekë janë për shpenzime kapitale apo thënë ndryshe për financimin e projekteve të ndryshme rrugore. Ndërkohë që, 500 mln lekë është rritja për shpenzimet korrente ku futen, pagat, sigurimet apo shpenzime të tjera operative. Tabela e detajuar me projektet ku do të…

Read More