Author: gazetar_1

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin për tatimin 15% për profesionet e lira, ndërkohë që nuk është vendosur ende se çfarë do të bëhet me paratë e mbledhura prej atyre që kishin paguar ndërkohë. I pyetur në lidhje me këtë, ministri i Financave Petrit Malaj theksoi se do të marrin një mendim nga Gjykata Kushtetuese se çfarë do të bëhet me paratë e mbledhura deri më tani. “Është një çështje që e kam ndjekur dhe në krahun tjetër dhe një nga çështjet që jam marrë me të marrë detyrën. Gjykata Kushtetuese nuk shprehet çfarë do të ndodhë çfarë nga momenti kur ka…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me një delegacion nga Moody’s Analytics, të kryesuar nga Domenico Piscitelli, Drejtor i Kërkimeve dhe Politikave për Evropën pranë Moody’s. Në fokus të takimit ishte prezantimi dhe analizimi i situatës më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe diskutimi i mundësive të bashkëpunimit midis dy institucioneve. Gjatë takimit, Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive, pavarësisht sfidave të shumta dhe serioze me të cilat është përballur gjatë viteve të fundit. Ai theksoi se Shqipëria gëzon një rritje ekonomike solide, inflacion të ulët dhe…

Read More

Në gjysmën e parë të vitit 2024, investimet financiare të shoqërive të sigurimit janë përqendruar kryesisht në bono thesari, obligacione dhe kuota në fonde investimesh në lekë. Totali i investimeve arriti në 6.4 miliardë lekë, me një rritje të ndjeshme në investimet në lekë që arritën në 4.7 miliardë lekë, ndërsa investimet në valutë pësuan një rënie prej 1%. Investimi më i rëndësishëm ka qenë në obligacione, me një rritje prej 81 milionë lekësh gjatë tremujorit të dytë. Aktualisht, investimet në obligacione arrijnë në 4.5 miliardë lekë, ku 3.26 miliardë janë nga shoqëritë e sigurimeve jo-jetësore dhe 1.26 miliardë lekë…

Read More

The New York Times Marrëveshjet e investimit së familjes Trump në Shqipëri po nxisin pakënaqësi të vazhdueshme. The New York Times shkruan se pronarët lokalë të tokave po pyesin se si Jared Kushner dhe Ivanka Trump ishin në gjendje të krijonin të drejta zhvillimi për dy hotele luksoze në pronat e nxehta bregdetare. Dy projekte të pasurive të paluajtshme luksoze në Shqipëri të propozuara nga dhëndri i ish-presidentit Donald J. Trump po nxisin tensione të vazhdueshme në Vlorë. Ndërsa familja Trump po përballet me akuza se toka që ajo shpreson të zhvillojë është lënë mënjanë në mënyrë të parregullt. Mosmarrëveshjet…

Read More

Banka e Shqipërisë ka përgatitur për herë të parë një udhëzues për bankat tregtare, mbi rreziqet financiare të lidhura me klimën dhe mjedisin. Sipas relacionit që shoqëron këtë dokument, “BSH-ja vlerëson se rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike dhe mjedisin po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme dhe sistemi bankar luan një rol kyç në këto ndryshime, pasi shërben si kanalizues i flukseve të kapitalit drejt një ekonomie më të qëndrueshme. Në këtë proces, ndryshimet klimatike dhe tranzicioni drejt aktiviteteve të qëndrueshme përbëjnë burim rreziku për bankën”. Udhëzuesi orienton bankat të integrojnë rreziqet klimatike në kuadrin e përgjithshëm të administrimit…

Read More

Çmimet në ndërtim shënuan rritje gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi Indeksin e Kushtimit në Ndërtim për tremujorin e dytë. Sipas raportit IKN arriti 112,3, kundrejt tremujorit të katërt 2021, si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e dytë 2024 është 2.5 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 4.7 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shpenzime energjie” me 5.9 %, pasuar nga grupet “shpenzime për paga” me 3.8 %, “shpenzime transporti” me…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, njoftoi një reformë të rëndësishme për pagat e punonjësve në pushtetin vendor, e cila parashikon një rritje të pagave nga 40% deri në 120%. Kjo reformë do të harmonizojë klasifikimin e pozicioneve të punës me atë të administratës qendrore, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme pagat dhe duke e bërë njësoj për të gjithë profesionistët, pavarësisht madhësisë së bashkisë ku ata punojnë. Ministri Mazniku theksoi se kjo reformë do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, duke e bërë strukturën e bashkive më efikase. Për më tepër, vjetërsia e…

Read More

BSH përgatit disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut operacional”. Projektrregullorja e re parashikon që subjekt i kësaj rregulloreje tashmë do të jenë vetëm subjektet financiare jobanka, si dhe shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, të licencuara nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, bankat, institucionet e parasë elektronike dhe institucionet e pagesave do të jenë subjekt i një rregulloreje të posaçme, që parashikon masa më të detajuara në administrimin e rrezikut operacional. Por, pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë, bazuar në vlerësimet e saj mbikëqyrëse lidhur me volumin dhe kompleksitetin e veprimtarisë, apo nivelin e ekspozimit ndaj rrezikut operacional, mund…

Read More

Pensionistët që dëshirojnë të marrin pensionin e tyre përmes bankës tani kanë dy mundësi pa kosto shtesë. Ata mund të bëjnë kërkesën nëpërmjet portalit e-Albania duke ngarkuar formularin e të dhënave të llogarisë bankare të lëshuara nga banka. Një mundësi tjetër është të paraqiten në degën e bankës ku dëshirojnë të përfitojnë pensionin, ku banka do të trajtojë kërkesën sipas procedurës të përcaktuar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nënshkruar marrëveshje me 9 banka në vend që ofrojnë llogari me komisione zero ose të reduktuara për pensionistët. Për ata që tashmë e marrin pensionin përmes bankës, do të jetë e nevojshme…

Read More

Rezidentët apo edhe ata që kanë abonime mujore fikse për parkim në hapësirat publike do të mund t’i kryejnë procedurat online. Tirana Parking synon që të ngrejë një sistem të ri që të korrigjojë problemet që hasen sot në disa raste me parkimet, ku policia bashkiake duhet të aksesojë dy databaza. Një procedurë me objekt “Dixhitalizimi i dhënies së shërbimit të parkimit me abonime, shërbimit të rezidentit dhe shërbimit taxi me anë të platformës Tirana Parking” synon pikërisht ngritjen e një palftorme më të thjeshtë. “Projekti synon të dixhitalizojë shërbimet e parkimit në qytetin e Tiranës, duke përfshirë shërbimet për…

Read More