Author: gazetar_1
Tregu i sigurimeve po vijon rritjen e qëndrueshme nga muaji në muaji, edhe pse zhvlerësimi i euros, ka sjellë ndikime në këtë treg, për shkak se një pjesë e produkteve tregtohen në monedhën evropiane. Megjithatë, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto për periudhën janar-korrik 2024 arritën në rreth 14.2 miliardë lekë, ose afro 7.6% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Po ashtu, konstatohet një rritje e konsiderueshme e numrit të kontratave të sigurimit. Për 7-mujorin rezulton të jenë lidhur mbi 870 mijë kontrata sigurime, për…
Fokusi i sektorit bankar te kreditimi i biznesit është rritur dhe këtë e tregojnë edhe shifrat e fundit, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, ku në gjashtë-mujorin e parë të vitit kredia për biznesin u rrit mesatarisht me 12%, që përbën edhe një nga rritje më të lartë në dekadën e fundit. Kredia për segmentin e biznesit mbetet dominuese në linjat e kredia të sektorit bankar, edhe pse bankat mes tyre kanë diferenca në raportet e kredive mes individëve dhe biznesit, kjo edhe për shkak të orientimit dhe politikave të tyre. Bazuar në të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave,…
Avionët të cilët ishin planifikuar të uleshin në aeroportin e Malpensas në Itali janë përballur me një situatë kaotike duke mos mundur që uleshin në pistë. Si pasojë e reshjeve dhe përmbytjeve masive është detyruar që të anulohen të gjitha fluturimet dhe uljet e avionëve në këtë aeroport. Mediat italiane bëjnë me dije se gjithçka filloi rreth orës 10:30 dhe përfundoi rreth orës 12:00. Gjithsej u anuluan 27 fluturime, disa mbetën në pritje mbi qiellin e Piemonte, Lombardisë dhe Emilia Romagna, të tjera u devijuan në aeroportet e Linate, Bergamo, Torino dhe Venecia. Për shkak të stuhisë së fuqishme, uji…
Kompania “Kurum” ka reaguar pas lajmeve për largimin nga puna të rreth 500 punëtorëve. Në reagim kompani shprehet se nuk ka largim kolektiv të punëtorëve edhe pse është e vërtetë që fabrikat e prodhimit të çelikut dhe përpunimit të ish-kombinatit metalurgjik kanë ndaluar prodhimin për një afat kohor prej 15 ditësh, 1-15 gusht. Sipas saj, kjo nuk ka lidhje me ekspertin e sasive të pretenduara të mbetjeve toksike drejt Tajlandës, por për shkak të vështirësisë financiare. “Shoqeria Kurum International, ne lidhje me lajmet per mbylljen e fabrikave dhe largimin nga puna te punetoreve te saj, ju ben me dije si…
Deri në fund të vitit 2030 qeveria parashikon që të rrisë në nivelin 7% përdorimin e biokarburanteve me 1 % çdo vit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për prodhimin, transportimin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”. MIE në relacionin e pr/ligjit shpjegon se synon promovimin e prodhimit dhe të përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme për sektorin e transportit, nëpërmjet përdorimit të biokarburanteve për zëvendësimin e një pjese të nënprodukteve të naftës me lëndë djegëse jo fosile për motorët me djegie të brendshme. Draftligji…
Drita bëhet një element kryesor për barnat e ardhshme, falë rolit të rëndësishëm që ka treguar se ka në bërjen e molekulave të vogla më të qëndrueshme dhe rezistente, veçanërisht për prodhimin e barnave kundër tumoreve ose sëmundjeve gjenetike. Rezultati, i publikuar në revistën Nature Catalysis, u koordinua nga Universiteti i Padovës dhe në të cilin morën pjesë Universitetet e Ferrarës dhe Parmës. Për të ndërtuar molekula që do të përdoren në barna, përdoret një metodë e quajtur ‘lirimi i tensionit’, e cila lejon që përbërësit që kanë energji të lartë për shkak të tensionit të krijuar midis atomeve që…
Pas pushimeve të verës, fëmijët dhe prindërit po bëhen gati për vitin e ri shkollor. Dita e parë e shkollës është një ditë e lumtur për të gjithë fëmijët që kthehen në banga me dëshirën për të mësuar dhe për t’u takuar sërish me shokët e tyre. Nga ana tjetër, prindër kanë nisur me shpenzimet për të bërë të mundur që atyre të mos i mungojë asgjë. Por pyetja që ngrihet me të drejtë është: Sa të interesuar janë prindërit shqiptarë të sigurojnë shëndetin e fëmijëve të tyre? Bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre. Investojmë në kurse të ndryshme. Përpiqemi…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin me një fomd limit prej 30.78 mln lekësh për studimin dhe projektimin e bypassit të Sarandës. Në dokumentet e tenderit specifikohet se projekti duhet të përfshijë ndërtimin e një segmenti të ri rrugor që lidh Qafë Gjashtën me rrugën nacionale, Sarandë – Himarë, duke lënë të hapur zhvillimin e mëtejshem drejt lidhjes me rrugën Kardhiq – Delvinë – Sarandë dhe Rrugën e Bregut. Segmenti i ri prashikohet të ketë një gjatësi prej afërsisht 3.5 km, duke përfshirë segmente rrugore me karakteristika urbane ose interurbane, përfshirë një tunel me gjatësi afersisht 800-900 m. Ndërtimi i…
Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën 7-mujore 2024 u realizuan në masën 23.3 miliardë lekë. Sipas raportit të publikuar mbi treguesit fiskalë nga Ministria e Financave, të ardhurat nga ky zë rezultuan 2.5 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 7-mujori 2023. Po ashtu ato ishin dhe 80 milionë lekë ose 0.3% më shumë se plani për 7-mujorin 2024. Të ardhurat nga taksa nacionale programohen në nivelin 44.2 miliardë lekë për vitin 2024. Parashikimet për këtë taksë për vitin 2024 janë 8% ose 3.3 miliardë lekë më shumë se i pritshmi 2023, efekte që pritet të vijnë nga rritja…
Në Shqipëri, mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një problem serioz për bizneset, duke i detyruar një pjesë prej tyre të shohin tregjet e vendeve të largëta. Edhe shifrat e fundit, të publikuara nga INSTAT sugjerojnë për një rritje të aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri. Shtetet “e preferuara” janë Filipinet e Bangladeshi, në rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2022. Por, tashmë shumë shpejt do të kemi edhe marrëdhënie me këto vende. Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, kryeministri Edi Rama deklaroi se, ashtu si shumica e vendeve të Bashkimit Europian, edhe Shqipëria…
