Author: gazetar_1
Bizneset në vend përballen me masa administrative nëse nuk respektojnë legjislacionin e punës në fuqi, kur ky fakt del na pah jo vetëm nga inspektimet rutinë por edhe nga ankesat që depozitojnë punonjësit. Referuar të dhënave zyrtare të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, rezulton se përgjatë periudhë janar-korrik 2024, janë ndërmarrë 261 inspektime më shumë për respektimin e standardeve të punës sipas legjislacionit në fuqi nga bizneset apo me një rritje prej 4.6% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat tregojnë se inspektimet për ankesat janë rritur me 31%, ku 63% prej tyre rezultuan me masa administrative…
Të konsumosh ushqime të shëndetshme është shumë e rëndësishme për të mbajtur larg lloje të ndryshme sëmundjesh. Me përparimin e shkencës është arritur që shumë ushqime të përpunohen me qëllim që të jetojnë dhe të përdoren për një kohë më të gjatë. Këto lloj ushqimesh janë të thjeshta për t’u përdorur, pasi shumë prej tyre duan pak kohë për t’u përgatitur. Për më tepër, shumë fëmijë por edhe të rritur, janë të dhënë pas ushqimeve të përpunuara, të cilat ngadalë po dëmtojnë shëndetin e tyre. Prandaj është e rëndësishme të dini të bëni dallimin midis ushqimeve të shëndetshme dhe atyre…
Investimet e huaja direkte arritën në 2,097 miliardë euro në gjysmën e parë të këtij viti, më pak se 2,434 miliardë euro të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara të Bankës së Greqisë. Kjo rënie 14% pason një tjetër edhe më të madhe, mbi 50%, në gjysmën e parë të vitit 2023, krahasuar me periudhën korresponduese të vitit 2022, kur investimet e huaja direkte kishin arritur në 5,125 miliardë euro. Viti 2022 ishte një vit rekord për investimet e huaja direkte, duke arritur në 7.5 miliardë euro. Më pas, në vitin 2023 ato ranë…
Me mbi 160,000 dollarë në vit , Institut auf dem Rosenberg, në St. Gallen, Zvicër, mund të jetë një nga shkollat më të shtrenjta në botë. Por në vend që të fokusohen në buxhetin bazë dhe menaxhimin e kredisë, kurset e financave në institucionin elitar zviceran mësojnë krijimin e pasurisë, filantropinë, biznesin familjar dhe menaxhimin e trashëgimisë. “Fakti që ne mund të trajnojmë liderë të ardhshëm na jep privilegjin për të parë konceptin e kurseve,” tha Bernhard Gademann, president i shkollës. “Të gjithë duhet të dinë për normat e interesit, inflacionin, portofolet e kapitalit, askush nuk e mëson këtë,” thotë…
Çmimi i Bitcoin u ngjit në afro 65 000 dollarë të shtunën pasi kryetari i Rezervës Federale të SHBA, Jerome Powell, sinjalizoi një ulje të normës së interesit në mbledhjen e ardhshme të bankës qendrore në shtator. Kriptomonedha më e madhe në botë po tregtohej rreth 64 653 dollarë në orën 18:30 të premten duke arritur një fitim ditor prej 6,8%. Ethereum tregtohej me 2,788 dollarë për një rritje ditore prej 6,2%. Vlera e tregut të kriptomonedhave qëndroi në 2.27 trilionë dollarë, duke u rritur 5.79% gjatë ditës, sipas CoinMarketCap, një uebsajt digjital për përcjelljen e çmimeve të aseteve. Kryetari…
Apple po planifikon të lançojë produktet e reja më 10 shtator, ku parashikohen të prezantohen iPhone-ët, orët dhe AirPods më të fundit, raporton Bloomberg News. Kompania po bën përgatitjet për atë datë, edhe pse koha nuk është shpallur ende. Telefonat e rinj pritet të dalin në shitje në datën 20 shtator, në përputhje me qasjen tipike të Apple në vitet e fundit, thuhet në raport. Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment. Analistët shohin një cikël të fortë përmirësimi për serinë iPhone 16 dhe Apple pritet të nisë atë që ata e quajnë përmirësimin më të…
Rreth 25 kilometra, pjesë së rrugës së Kombit nga Miloti në Rrëshen janë me dy kalime dhe përveç kufizimit të shpejtësisë është bërë shpesh burim aksidentesh. Dublimi i këtij segmenti dhe sjellja në parametrat e pjesës tjetër është konsideruar si prioritet i nivelit “A” nga qeveria shqiptare në listën unike të projekteve që do të financohen nga buxheti gjatë periudhës 2025-2027. Sipas listës unike të projekteve dublimi i Milot- Rrëshen do të kushtojë 60 milionë euro, vlerë kjo e pa-rishikuar pasi kjo kosto është kalkuluar që në vitin 2006 kur nisën punimet për rrugën e Kombit. Qeveria e vitin 2006…
Në mungesë të fuqisë punëtore vendase, bizneset punësuan të huaj dhe kjo tashmë faktohet edhe nga shifrat e Institutit të Statistikave. Gjatë vitit të kaluar, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri u rrit me 18.2%, krahasuar me vitin 2022, të ardhur më së shumti nga Kosova, Italia dhe Turqia. Referuar statistikave, arsyeja kryesore pse të huajt kanë marrë leje qëndrimi në Shqipëri është punësimi, pasuar edhe nga arsyeja për bashkim familjar, për qëllime humanitare si edhe për arsye studimi. Shtetasit indianë, amerikanë, janë ata që kanë ardhur në Shqipëri vetëm për qëllim punësimi. Turqit dhe italianët nga…
Mjekët kanë filluar testimin e vaksinës së parë në botë për kancerin e mushkërive mRNA tek pacientët, pasi ekspertët përshëndetën potencialin e saj “novator” për të shpëtuar mijëra jetë. Kanceri i mushkërive është shkaktari kryesor në botë i vdekjeve nga kanceri, duke shkaktuar rreth 1.8 milionë vdekje çdo vit. Shkalla e mbijetesës në ata me forma të avancuara të sëmundjes, kur tumoret janë përhapur, janë të pakëta. Tani ekspertët po testojnë një injeksion të ri që udhëzon trupin të vrasë qelizat e kancerit dhe më pas të parandalojë rikthimin e tyre. E njohur si BNT116 dhe e prodhuar nga BioNTech,…
Dy impiante të reja publike për prodhimin e energjisë elektrike janë pjesë e listës së projekteve me rëndësi kombëtare 2025 -2027. Projektet parashikojnë ndërtimin e centraleve diellore nga Korporata Elektrenergjetike Shqiptare në Belsh dhe Vaun e Dejës, ndërsa bëjnë pjesë të listën me status “i maturuar”, çka do të thotë se për to është kryer studimi i fizibilitetit dhe janë konsideruar të qëndrueshëm apo janë në fazë të avancuar të përpilimit të dokumenteve teknike. Po ashtu, dy centralet publike kanë një nivel prioriteti A, duke u listuar si projekte me prioritet të lartë. Centrali diellor në Belsh parashikohet të ketë…
