Author: gazetar_1
Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare janë rritur me 25 % përgjatë muajit Korrik 2024 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, muaj i cili prek edhe kulmin e prodhimit duke marrë parasysh kushtet klimatike të vendit tonë. Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, përgjatë muajit Korrik janë eksportuar në total 58.113 ton produkte, nga 46.468 ton që u tregtuan në Korrik 2023, me një kapërcim prej 11.645 ton. E përkthyer në vlerë monetare, vetëm përgjatë muajit korrik, konsumatorët evropianë por jo vetëm, pasi harta e eksporteve është shumë e gjerë, kanë konsumuar 4.5 miliardë…
Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit gjatë ditës, duke parandaluar mbingrënien ose zgjedhjet e gabuara ushqimore më vonë. Tre nga alternativat më të mira të mëngjesit janë këto fruta: Mollët: Energjia dhe Mbështetja e Sistemit Imunitar Mollët janë një zgjedhje ideale për mëngjes, jo vetëm për shkak të shijes së tyre të këndshme por edhe për përfitimet shëndetësore që ofrojnë. Ato janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe parandalojnë zgjedhjet e keqija ushqimore…
Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta edhe për këtë vit në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 8.85 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes. Numri i pagesave me kartë është rritur me 36% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për 6 muaj ka arritur në 37 miliardë lekë, me një rritje prej 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik…
GJKKO ka sekuestruar llogari bankare të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe personave të tjerë në hetim, për abuzime me fondet e BE. Me anë të një njoftimi, SPAK thotë se është vendosur sekuestro preventive për shumat e parave 14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë; 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro; 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD. Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim Gazment Haxhia, Elton…
Inflacioni, sidomos ai i viteve të fundit, që ka qënë relativisht shumë i lartë, ka sjellë jo pak probleme, sidomos me shtresat vulnerabël të popullsisë, ku përfshihen edhe pensionistët. Edhe pse ka patur diskutime për ndërmarrjen e një reforme të re të sistemit të pensioneve, burimet bëjnë me dije për Ekofin.al se një gjë e tillë nuk do të ndodhë brenda këtij viti. Në bashkëpunim me Bankën Botërore, Qeveria po shqyrton mundësitë për aplikimin e një rritjeje sidomos për pensioneve e ulëta, ato poshtë 15.000 lekë, por pa cënuar në përgjithësi shëndetshmërinë e skemës, e cila përballet me presione, kjo…
Në vitin 2023 kur kulmoi çështja tashmë nën hetim e abuzimit të disa shoqërive përmbarimore me kreditë e kategorizuara si “të këqija” dhe të shitura tek këto shoqëri, rezulton se numri i ankesave të qytetarëve në drejtim të Bankës së Shqipërisë ka shënuar rënie, krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë BSH rezulton se gjatë vitit të kaluar 239 individë, biznese, persona fizikë, media, përmbarues apo institucione shtetërore i janë drejtuar Bankës Qëndrore me një ankesë, kërkesë, apo letër. Pjesa më e madhe e këtyre ankesave kanë ardhur nga individët, në masën 83.7%. Vihet deri se…
Menaxhimi i mbetjeve në vend pritet që ti në vijim rregullave të rishikuara që vijnë si efekt i një projektligji të ri. Pas kalimit të përgjegjësisë së mbetjeve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tek Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, kjo e fundit ka hedhur për konsultim një draft “”Për menaxhimin e integruar te mbetjeve” që zëvendëson plotësisht ligjin e vitit 2011. Teksa projekti përmirëson aspekte të termave sa i takon menaxhimit duket se specifikon edhe një kapitull jo të panjohur kur vjen puna tek mbetjet dhe që ka të bëjë me djegien e tyre nga impiante të posaçme siç…
Një muaj e gjysmë pasi u nisën pa një leje nga Durrësi, anijet me 800 tonë mbetje industriale të prodhuara nga një kompani e huaj pranë Metalurgjikut në Elbasan po kthehen në Shqipëri. Në një kohë që çështja është referuar në prokurori nga autoritet shqiptare, agjencia amerikane e lajmeve “Bloomberg”, pas komunikimeve me autoritetet e Singaporit, konfirmon kthimin pas të 100 kontejnerëve të mbushur me pluhur të dyshuar si të dalë nga filtrat e furrave të çelikut. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dha më shumë detaje mbi llojin e mbetjeve: “Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të…
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) përmes të dhënave tregon se për periudhën janar-korrik të këtij viti, nëpërmjet portalit e-Albania janë kryer 807 aplikime për marka tregtare, rreth 50% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i patentave për shpikje të regjistruara pranë kësaj drejtorie, tregon për një rritje të konsiderueshme, ku numri total i tyre për periudhën janar-korrik është 410 patenta të regjistruara, 57.1% më shumë krahasuar me vitin 2023. Gjithashtu, janë regjistruar 334 kërkesa për shtyrje vlefshmërie të patentave nga Zyra Europiane e Patentave, 32% më shumë krahasuar me të…
Netë qëndrimet në strukturat akomoduese në periudhën Janar-Qershor u regjistruan në 2.3 milionë, nga 1.7 në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, duke u rritur me rreth 37%. Pra, referuar edhe grafikut, vihet re ecuria e mirë e turizmit në gjysmën e parë të vitit aktual. Por, le të përqëndrohemi më në detaje, sipas treguesve specifikë, sa i përket muajit Qershor. Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 40.1%, në krahasim me Qershorin e vitit 2023. Nëse i analizojmë sipas tipologjisë shohim se rritja më e madhe vërehet në numrin e vizitorëve të huaj, me 49.9%.…
