Author: gazetar_1
Në portin e Durrësit vijon të jetë i lartë numri i pasagjerëve që udhëtojnë përmes tij. 120 810 pasagjerë kanë udhëtuar nga dhe në drejtim të portit të Durrësit përgjatë gjysmës së parë të muajit gusht. Tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona kanë transportuar 73 701 pasagjerë në hyrje dhe 47 109 pasagjerë janë regjistruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane. Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trajlerëve dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve.
Shqipëria si një vend me atraksione të bukura turistike dhe larmia e aktiviteteve që sjell kryesisht sezoni veror e bën atë një nga destinacionet më të preferuara si për turistët vendas ashtu edhe të huaj. Shqipëria tashmë po përjeton një rritje të madhe në industrinë e turizmit, ndaj kjo ka ndikuar në kërkesën e shtuar për shërbimet bankare. Në këtë aspekt, Credins bank ka treguar rëndësinë maksimale duke ofruar më shumë shërbime digjitale në zonat turistike, duke mbështetur maksimalisht biznese të ndryshme si: bare, restorante, hotele, agjenci turistike, etj. Klientët tashmë janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm…
Europa dominon në një renditje të re të qyteteve më të bukura në botë, duke mbushur nëntë nga 10 vendet e para. Renditja bazohet në numrin e ndërtesave që i përmbahen ‘raportit të artë’, i cili është përdorur për mijëra vjet në arkitekturë për të shfrytëzuar bukurinë e natyrës në struktura të balancuara dhe harmonike. Shumë kryeqytete evropiane janë në listën e 10-të më të mirë, të përpiluar nga faqja Online Mortgage Advisor në Mbretërinë e Bashkuar me Parisin që është një përjashtim i dukshëm. Me kanalet dredha-dredha dhe arkitekturën eklektike, Venecia zë vendin e parë. Më shumë se 83 %…
Sipas Raportit të Politikës Monetare nga BSH në tremujorin e dytë të vitit ka pasur një rritje të kërkesës për mallra dhe shërbime nga qytetarët. Por, si i janë përgjigjur bizneset kësaj kërkese në rritje? Kushtet e shtrënguara në tregun e punës e kanë bërë të vështirë ofrimin në sasinë dhe cilësinë e kërkuar, të mallrave dhe shërbimeve nga bizneset për konsumatorët. Sipas tyre, mungesa e fuqisë punëtore është faktor kufizues për zgjerimin e aktivitetit të biznesit. Për t’u bërë sa më tërheqës për punonjës të rinj, këto sipërmarrje kanë tentuar të rrisin pagat. Rritja e pagave në sektorin privat…
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Thënë kjo, pasi për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore–malore të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në formën shtrëngatave. Për ditën e Diel moti parashikohet në orët e para të ditës me kthjellime e vranësira kalimtare më pas mot kryesisht i vranët e intervale të shkurtra…
Skema “Fluturo sa të mundesh” e Wizz Air po ofrohet me një çmim prezantues për një kohë të kufizuar. Abonimi i një viti do t’ju kushtojë 499 € deri më 16 gusht përpara se të rritet në 599 €. Anëtarësimi përfshin të gjitha fluturimet nëpër rrjetin e konsiderueshëm ndërkombëtar të kompanisë, i cili mburret me rreth 950 linja nëpër Europë, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë. Si do të funksionojë skema dhe a ka ndonjë kleçkë? Ashtu si me çdo abonim, është e rëndësishme të kontrolloni shkronjat e vogla përpara se të nxitoni për t’u regjistruar. Pavarësisht se…
Peshkatarët vendas nuk arrijnë dot që të furnizojnë të gjithë tregun, kështu që konsmuni në vend dominohet nga importi. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave, tregojnë se në 1 vit, pra nga Qershori 2023-Qershor 2024, në Shqipëri janë importuar 30 mijë ton peshk. Ndërsa po të krahasojmë muajin Qershor 2023 me Qershor të vitit aktual, duket se në 2024-ën ka pasur një rritje të ndjeshme të importi të peshkut regjistruar në 3847 ton, me një kapërcim prej 742 ton. Rritja është reflektuar edhe në vlerë ku muaji Qershor 2024, arrin vlerën më të lartë të importit të peshkut, në…
Studime të fundit kanë zbuluar se janë disa ushqime të cilat nëse kombinohen bashkë i japin trupit më shumë vlera. Gjithçka lidhet me mënyrën se si bashkëveprojnë vlerat ushqyese të secilit prej tyre kur konsumohen njëherësh. Më poshtë do të gjeni listën e plotë. Mollët dhe Mjedrat Kundër Qelizave Tumoriale Një studim i botuar së fundmi tek Buletini i Shëndetësisë, vërtetoi faktin se antioksidantët elagjik që gjenden tek mjedrat rrisnin efektet positive të kuercetinës që gjendet tek mollët. Ky kombinim arrin të eliminojë mundësinë e krijimit të qelizave tumoriale në organizëm. Fruta të tjera ku këto antioksidantë gjenden janë: për…
Përfundimi i aksit rrugor Korçë – Ersekë do të kërkojë fonde shtesë, teksa ARRSH ka bërë gati tenderin për pjesën e dytë të lotit II. Ky dikaster parashikon të hapë procedurën prokuruese, me fond limit prej rreth 432.3 mln lekë, që do të shkojnë për ndërtimin e kësaj pjese të rrugës. Tenderi fillestar për këtë segment u zhvillua në vitin 2022 dhe kishte një fond limit prej 2.16 mld lekë, ndërkohë që së bashku me pjesën e parë të lotit 2, kosto për aksin me gjatësi 4.15 km ishin rreth 19.5 mln euro. Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës…
Eksportet në vlerë drejt Gjermanisë në gjysmën e parë të këtij viti shënuan rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar të dhënave, eksportet drejt Gjermanisë llogariten rreth 11.1 miliardë lekë, nga 12.8 miliardë lekë që llogariteshin për të njëjtën periudhë në 2023-shin. Në rënien e eksporteve me 1.7 miliard lekë, ndikimin kryesor e dha grupi minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Të dhënat tregojnë se nga 4.9 miliardë lekë që ishte vlera e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, ato ranë në 3.4 miliardë lekë, në 6-mujorin e parë të 2024. Ndryshe nga…
