Në portin e Durrësit vijon të jetë i lartë numri i pasagjerëve që udhëtojnë përmes tij.
120 810 pasagjerë kanë udhëtuar nga dhe në drejtim të portit të Durrësit përgjatë gjysmës së parë të muajit gusht.
Tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona kanë transportuar 73 701 pasagjerë në hyrje dhe 47 109 pasagjerë janë regjistruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.
Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trajlerëve dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve.
