Author: gazetar_1
Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare mund të reduktohet ndjeshëm nga konsumimi i përditshëm i luleshtrydheve, sipas një studimi të ri që thekson përfitimet shëndetësore të këtij fruti. Luleshtrydhet, të njohura gjithashtu si fruti i preferuar i Amerikës, jo vetëm që janë të njohura për shijen e tyre, por gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e shëndetit të zemrës, raportoi SciTech Daily. Në Nutrition 2024, takimi vjetor i Shoqatës Amerikane për Ushqyerjen, u prezantua një studim i ri që fokusohet në shëndetin kardiovaskular dhe kontrollin e përmirësuar të glukozës. Takimi u mbajt më 30 qershor në Çikago. Dr Lasantha Krishan…
Sipas metodologjisë së Eurostat ecuria e inflacionit ka qënë e qëndrueshme edhe gjatë korrikut. Ndryshimi vjetor i matur sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në muajin korrik të këtij viti ishte 2.5%, në të njëjtin nivel që ishte edhe në qershor. Ndërkohë, inflacioni sipas metodologjisë së Instat, rezultoi në nivelin e 2.1% për të dytin muaj me radhë, gjatë korrikut. Sipas Instat, rritja më e madhe e çmimeve, prej 4.1% vërehet në grupin “Shërbimi arsimor”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3%, “Veshje dhe këpucë” me 2.7% dhe “Mobilim,…
Kreditë me probleme kanë shënuar rënie në fund të vitit 2023. Bazuar në të dhënat e raportuara nga Banka e Shqipërisë, në Raportin e Mbikëqyrjes, rezulton se treguesi i kredive me probleme ka pësuar një rënie prej 0.25%, duke arritur në 4.74% në fund të vitit 2023. Në terma nominalë, kredia me probleme arriti nivelin 35 miliardë lekë, me një rënie prej 0.7 miliardë lekësh ose 1.95% krahasuar me një vit më parë. Kredia me probleme ka ardhur në rënie, ndërkohë që portofoli i kredive rezulton në rritje prej 24.5 miliardë lekësh ose rreth 3.43% gjatë vitit të kaluar. Treguesi…
Në mungesë të fondeve të Bashkimit Evropian, përmes programeve në mbështetje të bujqësisë si IPARD, të pezulluara që nga viti 2023 për shkak të hetimeve për parregullsi, skemat e garancisë dhe ato me instrumentin e ndarjes së rrezikut janë një mundësi e mirë për fermerët për të siguruar mbështetje dhe financim, edhe pa përdorim të gjerë kotalerali. Në vitin 2016, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare lançoi programin për Mbështetjen e Agrobiznesit dhe Turizmit në Shqipëri, të quajtur AATSF, me përfshirjen e institucioneve kredituese në vend. Por duket se tani më shumë se kurrë,…
Rritja e kostos së jetesës është shqetësimi më urgjent për më shumë se 90% të europianëve. Të dhënat zyrtare hedhin dritë mbi arsyet e këtij ankthi në rritje. Shpenzimet e konsumit të familjeve tregojnë shpërndarjen e shpenzimeve të familjeve rezidente për plotësimin e nevojave të tyre të përditshme, si ushqimi, strehimi (qiraja), veshmbathja, energjia, shëndeti dhe transporti. Strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera përbënin pjesën më të madhe të konsumit të familjeve në BE në vitin 2022, duke përfaqësuar 24.1%. Kjo u pasua nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 13.6%, dhe kostot e transportit me 12.5%.…
Në 7 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar 402,5 miliardë lekë ose 103 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezulton të jenë mbledhur rreth 11,6 miliardë lek apo 117 milionë euro më shumë se 7 mujori i vitit 2023. Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për 7-mujorin 2024 u realizuan në masën 130.3 miliardë lek, 12.9 miliardë lekë shumë se 7-mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 7 mujor, të ardhurat e mbledhura janë…
Bashkia e Tiranës ka vendosur të aplikojë parkimin smart, që mundëson parkimin e 2 makinave në një vend të vetëm për të shtuar mundësitë për qytetarët që ta kenë më të lehtë lënien e makinës. Është hapur tenderi me fond limit prej rreth 253 mijë euro për 40 vendparkimet e para, duke specifikuar se përmes postit smart rritet hapësira e parkimeve si dhe lehtësohet qarkullimi i mjeteve, pasi shmangen parkimet dyshe. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën tenderuese, përcaktohet se posti smart i parkimit duhet të jetë i ndërtuar nga një platforme e galvanizuar çeliku dhe të ketë 2 poste parkimi…
Në portin e Durrësit vijon të jetë i lartë numri i pasagjerëve që udhëtojnë përmes tij. 120 810 pasagjerë kanë udhëtuar nga dhe në drejtim të portit të Durrësit përgjatë gjysmës së parë të muajit gusht. Tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona kanë transportuar 73 701 pasagjerë në hyrje dhe 47 109 pasagjerë janë regjistruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane. Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trajlerëve dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve.
Shqipëria si një vend me atraksione të bukura turistike dhe larmia e aktiviteteve që sjell kryesisht sezoni veror e bën atë një nga destinacionet më të preferuara si për turistët vendas ashtu edhe të huaj. Shqipëria tashmë po përjeton një rritje të madhe në industrinë e turizmit, ndaj kjo ka ndikuar në kërkesën e shtuar për shërbimet bankare. Në këtë aspekt, Credins bank ka treguar rëndësinë maksimale duke ofruar më shumë shërbime digjitale në zonat turistike, duke mbështetur maksimalisht biznese të ndryshme si: bare, restorante, hotele, agjenci turistike, etj. Klientët tashmë janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm…
Europa dominon në një renditje të re të qyteteve më të bukura në botë, duke mbushur nëntë nga 10 vendet e para. Renditja bazohet në numrin e ndërtesave që i përmbahen ‘raportit të artë’, i cili është përdorur për mijëra vjet në arkitekturë për të shfrytëzuar bukurinë e natyrës në struktura të balancuara dhe harmonike. Shumë kryeqytete evropiane janë në listën e 10-të më të mirë, të përpiluar nga faqja Online Mortgage Advisor në Mbretërinë e Bashkuar me Parisin që është një përjashtim i dukshëm. Me kanalet dredha-dredha dhe arkitekturën eklektike, Venecia zë vendin e parë. Më shumë se 83 %…
