Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

117 milionë euro më shumë se viti i kaluar, buxheti i shtetit ka arkëtuar 402,5 miliardë lekë

16:17 - Gusht 19, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në 7 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar 402,5 miliardë lekë ose 103 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,  rezulton të jenë mbledhur rreth 11,6 miliardë lek  apo 117 milionë euro më shumë se 7 mujori i vitit 2023.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për 7-mujorin 2024 u realizuan në masën 130.3 miliardë lek, 12.9 miliardë lekë shumë se 7-mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 7 mujor, të ardhurat e mbledhura janë 4 miliardë lek ose 3.2% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 32.7 miliardë lek, 6.3 23.7% më shumë se 7-mujori 2023, çka tregon dhe konsumin në rritje kryesisht përgjatë periudhës së sezonit turistik.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 38.1 miliardë lekë,  me rritje 15.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku ndikim kryesor ka pasur rritja e pagave e cila hyri në fuqi nga muaji Korrik.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (tëadministruara nga DPT) u realizuan në masën 92 miliardë lek, 9.6 miliardë lek ose 11.6% më shumë se 7-mujori 2023, perfomancë e cila vjen si rrjedhojë e reformës së pagave por edhe luftës ndaj informalitetit.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 36.1 miliardë lek ose 2.5% më pak se 7-mujori 2023, si dhe 2.2 miliardë lekë ose 6.6% më shumë se plani i 7-mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.
Taksat nacionale, për periudhën 7-mujore 2024 u realizuan në masën 23.3 miliardë lek, 2.5 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 131.2 miliardë lek, 9.6 miliardë lekë me shumë se e njëjta periudhë  enjë viti më parë dhe 0.9% më tejkalim plani.   Të ardhurat nga TVSH në import për 7-mujorin rezultojnë 89.5 miliardë lek, 6.6 miliardë lek njëjta periudhë e një viti më parë,  Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 34.9 miliardë lek, 3 miliardë lekë më shumë, ndërsa Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.6 miliardë lek, me rënie kundrejt një viti më parë dhe kundrejt planit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 7 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 347.5 miliardë lekë me një realizim në masën 92.3 përqind të planit të periudhës.

Ekofin Media
Ekofin Media
buxheti Shtetit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

Njihuni me 106 startup-et fituese të Grant 26

10:12 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

gazetar_114:29 - Korrik 28, 20260

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Administrata Tatimore ka avancuar me procesin…

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:29 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

12:14 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

10:45 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter