Author: gazetar_1
Eksportet në vlerë drejt Gjermanisë në gjysmën e parë të këtij viti shënuan rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar të dhënave, eksportet drejt Gjermanisë llogariten rreth 11.1 miliardë lekë, nga 12.8 miliardë lekë që llogariteshin për të njëjtën periudhë në 2023-shin. Në rënien e eksporteve me 1.7 miliard lekë, ndikimin kryesor e dha grupi minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Të dhënat tregojnë se nga 4.9 miliardë lekë që ishte vlera e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, ato ranë në 3.4 miliardë lekë, në 6-mujorin e parë të 2024. Ndryshe nga…
Suedia ka regjistruar rastin e parë të varianti të ri infektiv të mpox, ose lija e majmunëve. Personi, sipas BBC, u infektua gjatë një qëndrimi në një zonë të Afrikës ku aktualisht ka një shpërthim të madh të mpox Clade 1. Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se shpërthimi i mpox në pjesë të Afrikës ishte tani një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Të paktën 450 njerëz vdiqën gjatë një shpërthimi fillestar në Republikën Demokratike të Kongos dhe sëmundja që atëherë është përhapur në zonat e Afrikës Qendrore dhe Lindore. Mpox, i…
Dy medalistët e parë olimpikë me flamurin shqiptar Islam Dudaev dhe Chermen Veliev do të marrin edhe shpërblimet përkatëse nga buxheti i shtetit të parashikuar në ligjin e sportit. Qeveria ka miratuar 14.7 milionë lekë të reja shpërblim për sportistët fitues të medaljeve olimpike me rezultatet të larta si dhe të trajnerëve të tyre, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku theksohet se “programit buxhetor ‘Për zhvillimin e sportit’, i shtohet fondi prej 14 700 000(katërmbëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh për shpërblimin e sportistëve fitues të medaljeve olimpike dhe me rezultate të larta, si…
Të rinjtë që kanë përfunduar studimet në ciklin e parë “Bachelor” dhe duan të angazhohen në praktikë pune në institucionet publike kanë këtë të enjte afatin e fundit për të aplikuar. Janë të paktën 1200 vende të lira të institucioneve qendrore, vendore si dhe ato të varësisë që sipas nevojës mund të ofrojnë për të rinjtë një pozicion të përkohshëm si pjesë e praktikave kombëtare të punës. Aplikimet u hapën në 8 korrik dhe mbyllen në 15 gusht. Thirrja e nëntë u shpall nga ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën…
21% ishte rritja që u shënua në muajin korrik për sa i përket shitjes globale vjetore të automjeteve plotësisht elektrike dhe hibride. Firma e kërkimit të tregut, Rho Motion njoftoi se kjo gjë ka ndodhur falë rritjes më të fortë të Kinës këtë vit dhe pavarësisht rënies së kërkesës në Evropë. Në BE, MG Motor, në pronësi të SAIC Motor të Kinës, do të goditet më së shumti nga tarifat e përkohshme të vendosura për automjetet elektrike të importuara nga Kina. Ndikimi i tarifave duhet të jetë më i vogël te Tesla, e cila mund të prodhojë në fabrikën e…
Qeveria planifikon të rrisë shpenzimet buxhetore në mënyrë progresive nga viti në vit. Referuar vendimit për miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2025-2027, të publikuar në Fletoren Zyrtare vihet re se në 3 vitet e ardhshëm parashikohet që shpenzimet të njohin rritje të konsiderueshme. Konkretisht, referuar aktit normativ të muajit shkurt 2024, shpenzimet buxhetore programohen në 414.6 miliardë lekë. Ndërsa, në 2025 ato planifikohet të shkojnë në 441.3 miliardë lekë, me një kapërcim prej 26.7 miliardë lekësh, dhe po ashtu do të vijojnë në rritje në vitin 2026 duke u planifikuar në 448.2 miliardë leke dhe…
Parqet arkeologjike kanë patur një fluks të shtuar nga turistët. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka publikuar shifrat ku shihet një rritje e konsiderueshme e vizitorëve. Ndërkohë, referuar shifrave zyrtare në periudhën Janar-Korrik 2024, kemi 44.9% më shumë vizitorë në parqet arkeologjike duke krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ose 251,693 vizitorë në total. Kujtojmë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar pra janar-korrik në total kanë qenë 173,560 vizitorë të huaj dhe vendas. Por cilët janë parqet më të vizituara në periudhën 7 mujore të këtij viti? Sipas të njëjtave të dhëna,…
Bashkitë në vend nuk kanë ecur në sinkron me planin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të paraqitur pranë Ministrisë së Financave. Referuar raportit të vështirësive financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore, 53% e detyrimeve u parashikuan të shlyheshin në vitin 2023, 17% në vitin 2024 dhe 30% në vitin 2025. Në raport evidentohet se në fakt, nga bashkitë vetëm 1/5 e planit ose jo më shumë se 11% e detyrimeve u shlyen në vitin 2023. Mbështetur në planin e shlyerjes vihet re se parashikohet të shlyen 67.72 % e totalit të detyrimeve të bashkive në vitin 2024, 19.74% e…
Numri i lartë i turistëve në vendin tonë ka sjellë edhe rritjen e investimeve në mjete lundruese nga subjektet turistike ne vend. Përgjatë një viti në vendin tonë janë importuar anije, varka dhe strukturat lundruese në vlerën e rreth 1.54 miliardë lekëve, apo 15 milionë eurove . Nga të dhënat e INSTAT vërehet se në Qershor të 2023-shit janë importuar anije, varka dhe strukturat lundruese në vlerën e 252.5 milionë lekëve dhe përgjatë muajve të tjerë të vitit kjo shifër ka ardhur në rënie, ndërsa në Qershor të vitit aktual ka pësuar sërish një rritje të shpejtë dhe importet kanë…
Në 1041 ka shkuar numri total i bankomateve në të gjithë Shqipërinë, shifër që ka pësuar një rritje me 10% krahasuar me tremujorin e pare të vitit. Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, në gjysmën e parë të vitit janë shtuar 116 ATM, ndërsa vetëm në tremujorin e dytë rezultojnë 98 njësi të reja. Bankomatet për tërheqje parash zënë gati 92% të totalit prej 1041 ATM-sh në të gjithë vendin. Konkretisht, 956 është numri i ATM-ve me funksion tërheqje parash, 283 janë me funksion urdhër transferta dhe 373 shërbejnë edhe për depozitim parash. Si bankomatet për tërheqje parash, ashtu edhe…
