Author: gazetar_1
Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie gjatë fundjavës. Sipas një vëzhgimi në pikat e karburanteve në vend, nafta po tregtohet me 5 lekë më pak për litër sesa më parë. Kjo është hera e dytë që çmimet ndryshojnë këtë vit. Në maj karburanti kishte shënuar një ulje prej 5 lekë për litër. Tendenca ulëse ka filluar që në nëntor-dhjetor të vitit të kaluar, kur nafta shënoi dy ulje të njëpasnjëshme me rreth 10 lekë për litër. Kjo ishte hera e parë që çmimet e karburanteve kishin tendencë uljeje në vend, që nga muaji maj 2023, kur çmimet ishin…
Viti 2025 do shënojë edhe nisjen e punimeve për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Në Fletoren Zyrtare është publikuar një nga marrëvëshjet e kredisë për financimin e kësaj vepre, ku jepen të gjitha detajet e projektit. Sipas dokumentit, punimet kryesore do të përfshijë modernizimin e rreth 120 km rrugë të përhershme midis Vorës dhe Hanit të Hotit për të arritur shpejtësi maksimale operimi 100–120 km/orë. Punimet do të përfshijnë zgjerim deri në 6.6 m dhe forcim të formacionit, zëvendësim ose rehabilitim të rreth 12 urave kryesore, plus urave dhe kanaleve të tjera të vogla, si dhe zgjerim dhe…
61 bashkitë në Shqipëri shpenzojnë mesatarisht 20,858 lekë apo 208 euro për banor. Të dhënat zyrtare nga raporti i financave vendore, tregojnë se gjatë 2023-shit, bashkitë kanë shpenzuar 3,400 lekë apo 34 euro më shumë për banor se një vit më parë. Nga këto, mesatarisht gjysma e këtyre shpenzimeve për banor është financuar nga të ardhurat e veta të bashkive dhe gjysma tjetër kryesisht nga transferta e pakushtëzuar dhe sektoriale. Dallimet në strukturën e shpenzimeve vendore sipas madhësisë së popullsisë vërehen qartë edhe në analizën e shpenzimeve sipas natyrës ekonomike. Tirana ka mesatarisht shpenzimet më të larta për banor për…
Nëse ha peshk me qumësht, djathë apo me kos helmohesh keq. Këtë këshillë, shqiptarët e kanë dëgjuar shpesh. Ajo është rrënjosur aq thellë në ndërgjegjien tonë sa asnjë prej nesh me siguri nuk ka guxuar ta provojë me të vërtetë, nga frika e një helmimi të rrezikshëm. Sa të vërteta janë paralajmërimet e nënave dhe gjysheve tona? A është me të vërtetë ky kombinim kaq i rrezikshëm sa mund të përfundojmë në spital? Lexoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org që të mësoni të vërtetat dhe legjenda mbi këtë kombinim të ‘kobshëm’. Kjo ide besohet të ketë nisur në…
Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar një sërë lehtësirash tatimore dhe administrative me qëllim nxitjen e kompanive që të investojnë në prodhimin e armatimit ushtarak. Është botuar në Fletoren Zyrtare ligji për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, i cili përcakton rregullat kryesore për zhvillimin e industrisë ushtarake dhe funksionimin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes. Ky ligj parashikon lehtësi fiskale për të gjithë kompanitë që do të investojnë në industrinë e prodhimit të armëve në Shqipëri. Norma e tatimit mbi të ardhurat korporative për 10 vitet e para të fillimit të aktivitetit…
Programuesit njihen si më të mirëpaguarit në tregun e punës, por sa i vërtetë është ky perceptim dhe cilat janë pagat reale të këtij sektori? Referuar një pyetësori të bërë nga një kompani e specializuar punësimi në vend, pagat nuk janë në nivele aq të mira, nëse i referohemi atyre me më pak eksperiencë pune, ndërsa situata ndryshon për profesionistët që kanë vite në treg. Pyetësori nxjerr në pah se 9% prej të anketuarve kanë eksperiencë me më pak së një vit, ndërkohë 16.1% paguhen më pak ose baraz me 700 euro , dhe 20.8% kanë një pagë mujore në…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–korrik 2024, janë regjistruar për herë të parë 61.081 mjete, ose 45% më shumë krahasuar me 7 mujorin e vitit 2023. Ndërkohë që për muajin korrik, regjistrohet rekord shifrash të mjeteve të regjistruar për herë të parë për vitin 2024, prej 10.724 regjistrimesh, ose 34 % më shumë krahasuar me korrik 2023. Sipas DPSHTRR, 83% të totalit të tyre e përbëjnë autoveturat, 117% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë për 2019. Shtetet kryesore të origjinës janë Italia me 18.2 %, Republika e Koresë…
Çmimet e konsumit në vend për muajin Korrik edhe pse me një rritje të lehtë kanë mbetur në të njëjtat vlera me ato të Qershorit në 2.1%, sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave. Megjithatë referuar shifrave zyrtare inflacioni mbetet në nivelet më të ulëta që prej Qershorit të vitit 2021. INSTAT bën të ditur se rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,68%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,43%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “peshk” patën një rritje me 5,4%,…
Bilanci i 6-mujorit të parë të këtij viti tregon se shpenzimet totale të buxhetit të shtetit regjistrohen në 291.3 miliardë lekë apo afro 2.9 miliardë euro. Por si u shpërndanë këto para në kategori të ndryshme dhe cilët ishin sektorët që morën më shumë? Të dhënat tregojnë se nga 10 kategori në total, mbrojtja sociale është ajo që merr pjesën më të madhe nga buxheti, ku për periudhën janar-qershor shpenzimet për këtë kategori regjistrohen në afro 99.8 miliardë lekë. Tek mbrojtja sociale përfshihen pensionet, si dhe të gjitha pagesat që jepen nga Institutit i Sigurimeve Shoqërore për një sërë përfituesish.…
Të dhënat e 6-mujorit treguan se niveli i humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes u regjistrua në 17.69%, 2.19% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 19.88%. Të dhënat raportohen nga Enti Rregullator i Energjisë, teksa vetë OSHEE ka bërë publik objektivin për uljen e sasisë së energjisë që humbet në rrjet në 17.93%, deri në fund të këtij viti. Ky target konsiderohet ambicioz, duke marrë në konsideratë se tejkalon objektivat e vendosur nga qeveria për reduktimin e humbjeve. Sipas planit të rishikuar nga Këshilli i Ministrave, viti 2024 duhet të mbyllet…
