Author: gazetar_1
Nga Dr. Vasil Llajo Në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit qarkullon muajin e fundit virusi i Etheve të Nilit Perëndimor. Transmetohet nga pickimi mushkonjave të zakonshme “të infektuara”. I takon familjes së Arbovirus-eve me genome monoklonale të ARN-së. U izolua për herë të parë në zonën e Nilit Perëndimor në Uganda në 1937, nga ku mori dhe emrin. Në 80% të rasteve prekja është pa simptoma, në 20% shkakton temperaturë, dhimbje koke, të vjella, dobësi muskulare, ekzanteme në lëkurë (kryesisht shpatull dhe gjoks). Në 1% të rasteve mundet të manifestohet me prekje të sistemit nervor qendror si encefalitis, meningitis, shumë…
Në mbledhjen e fundit të Bankës së Shqipërisë janë miratuar edhe disa ndryshime të tjera krahas vendimit për të mbajtur të pandryshuar normën bazë në 3%. Banka ka miratuar disa ndryshime në rregulloren “Për licencimin, ushtrimin e veprimtarisë, revokimin e licencës dhe likuidimin e portofolit të kredive të krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë financiare nga subjektet financiare jobanka”. Këto ndryshime parashikojnë ndryshimin e formës ligjore të subjekteve financiare jobanka, nga shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, në shoqëri aksionere, si për subjektet që do të licencohen pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve, ashtu edhe për subjektet që operojnë aktualisht në…
Rreth viteve 80’ konsumatorët globalë u përballën me paralajmërimin se qumështi me yndyrë të plotë rriste rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në vend të tij, konsumatori u këshillua të zgjidhte qumështin e skremuar si një alternativë më e shëndetshme për zemrën.Por kohët e fundit, studimet shkencore paralajmërojnë se qumështi me yndyrë nuk është domosdoshmërisht i tmerrshëm për shëndetin. Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegon se njerëzit që konsumojnë tre ose më shumë racione produktesh bulmeti me yndyrë të plotë, kanë një nivel më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Cilin qumësht duhet të zgjidhni për shëndetin? Kardiologët argumentojnë…
Aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 13.5 për qind, ndryshe nga një vit më parë, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione. Për dy vitet e fundit, pra për 2023 dhe 2024, nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë, pra të paindeksuara. Vendimi është marrë në fillim të muajit korrik nga Këshilli Administrativ pranë ISSH, kryesuar nga ish-zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj.Olta Manjani dhe kaloi javën e kaluar në Këshillin e Ministrave. Çdo vit, afro 20 mijë qytetarë që dalin në pension përfitojnë nga…
Trendi i importimit të makinave nga Koreja e Jugut vazhdon duke forcuar pozitat. Siç bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, përgjatë 7 muajve të parë të vitit janë regjistruar plot 10,611 automjete duke u renditur si vendi i dytë nga janë regjisruar më shumë automjete në Shqipëri. Përgjatë vitit 2024 janë regjistruar në total 61,081 mjete rrugore të cilat kategorizohen në 529 marka të ndryshme, ku marka e cila ka pasur më shumë regjistrime përgjatë 2024 është kompania Volkswagen. Përveç për përdorim vetja, shumë prej automjeteve të cilat importohen përdoren edhe për biznes, një ndër to është…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se duke marrë shkas nga diskutimet e fundit mbi situatën e krijuar në një segment të veçantë të sistemit financiar, atë të trajtimit të kredive me probleme, Këshilli Mbikëqyrës gjen me vend të theksojë sa më poshtë. “Banka e Shqipërisë është një institucion kushtetues, i mandatuar nga ligji me një mision thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit: atë të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe të mbështetjes së stabilitetit financiar. I gjithë aktiviteti politikëbërës, rregullator dhe mbikëqyrës i institucionit, ka qenë dhe mbetet i orientuar ekskluzivisht drejt përmbushjes së këtij misioni.…
Keni menduar ndonjëherë se cila është dieta e duhur për ju? Të humbasësh në peshë duket se është mision i pamundur për disa dhe fare e thjeshtë për disa të tjerë. Për këtë ka një arsye të fortë që qëndron pas. I gjithë sekreti qëndron tek dieta e duhur. Ndër më të njohurat janë dietat që masin yndyrnat e ushqimeve dhe ato që masin karbohdratet. Në këtë artikull do t’i vëmë të dyja përballë për të parë se kush është më efektive. Dietat me pak karbohidrate Këto lloj dietash ulin tërësisht konsumimin e ushqimeve të brumit, sheqernave, yndyrnave dhe karbohidrateve…
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të mbajë normën bazë të pandryshuar në 3%, pasi në mbledhjen e mëparshme ndryshoi për herë të parë kursin në tre vjet, duke e ulur normën me 0.25 pikë përqindje. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha në konferencën për shtyp pas marrjes së vendimit, se zhvillimet ekonomike dhe monetare të gjysmës së parë të vitit kanë qenë në linjë me pritjet e bankës. “Vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje, ndërsa inflacioni shënoi një rënie të ndjeshme. Kjo ecuri sugjeron se ekonomia shqiptare po lë…
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike pësoi rritje. Sipas të dhënave zyrtare, në total u gjeneruan rreth 208 000 mWh energji apo 169 mijë mWh më shumë se 6-mujori i vitit të kaluar. Kjo rritje vjen sidomos pas hyrjes në prodhim të centralit diellor të Karavastasë, që ka gjeneruar dhe pjesën dërrmuese të energjisë. Për periudhën janar–qershor ky impiant prodhoi 135,653 mWh apo 3.1% të energjisë totale të gjeneruar në vend. Gjithashtu, në muajin maj të këtij viti ka hyrë në prodhim edhe centrali Blue 1, që është një prodhus i…
Kredo.al është një institucion financiar mikrokredie i njohur në Shqipëri, me një histori të gjatë të angazhimit për fuqizimin e komuniteteve. Duke ofruar shërbime financiare të aksesueshme dhe të besueshme, Kredo.al ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj përmirësimit të jetës së individëve dhe mbështetjes së projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve lokale. Në përputhje me këtë angazhim, Kredo.al ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kampit Veror dhe Projektit të Shërbimit Komunitar të mbajtur në Tropojë në korrik 2024. Si një nga sponsorët kryesorë të këtij aktiviteti transformues, Kredo.al ka kontribuar financiarisht për të siguruar suksesin dhe…
