Trendi i importimit të makinave nga Koreja e Jugut vazhdon duke forcuar pozitat. Siç bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, përgjatë 7 muajve të parë të vitit janë regjistruar plot 10,611 automjete duke u renditur si vendi i dytë nga janë regjisruar më shumë automjete në Shqipëri.
Përgjatë vitit 2024 janë regjistruar në total 61,081 mjete rrugore të cilat kategorizohen në 529 marka të ndryshme, ku marka e cila ka pasur më shumë regjistrime përgjatë 2024 është kompania Volkswagen.
Përveç për përdorim vetja, shumë prej automjeteve të cilat importohen përdoren edhe për biznes, një ndër to është dhënia e tyre me qira. Ndonëse numri i turistëve është rritur, të marrësh një makinë me qira për të shkuar me pushime në Jug të vendit apo në ndonjë dasëm familjare, çmimet varijojnë nga 30-40 euro dita për prenotime 15 deri në 20 ditë apo nga 300 euro për makinat luksoze.

