Author: gazetar_1

Përmes programeve të përshpejtimit mbi Pronësinë Intelektuale dhe Industriale, sipërmarrjet në Shqipëri mund të rrisin potencialin e zhvillimit ekonomik dhe inovacionin për ta pozicionuar Shqipërinë si një qendër e avancuar e inovacionit për rajonin. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se, “IP4Startups, është programi i cili mbështet drejtpërsëdrejti startupet shqiptare mbi Pronësinë Intelektuale dhe Industriale”. Sipas tij, IP4Startups ofron një program intensiv përshpejtimi për 10 startupe shqiptare, duke u fokusuar në mbështetjen e tyre për të regjistruar dhe mbrojtur asetet e tyre të pronësisë intelektuale dhe industriale në mënyrë efektive. “Kjo përfshin rritjen e kapaciteteve, konsulencën personalizuar…

Read More

Më shumë para po qarkullon jashtë bankave gjatë këtij viti. Rekordi është regjistruar në muajin qershor, ku sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ishin jashtë sektorit bankar më shumë se 395 miliardë lekë, duke regjistruar rritje me më shumë se 7 miliardë lekë në raport me janarin e këtij viti. Paraja fizike dominon në ekonominë e vendit, pasi me lekë në dorë mund të blihen nga produktet ushqimore deri tek mallrat e kushtueshme si mjete apo prona. Kjo ‘traditë’, i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi, pasi…

Read More

Në Komisionin e Prokurimit Publik, për muajin qershor të këtij viti u regjistruan 124 ankesa nga operatorët ekonomikë në total. Duke llogaritur 6 mujorin e parë të këtij viti, gjithsej janë depozituar 512 ankesa për tenderat. Sipas Buletinit të muajit qershor, sipas fazës së procesit në të cilën është paraqitur ankimi, 54 ankesa janë për Dokumentet Standarde të Tenderit, ndërsa 70 për vlerësim ofertash. Por, sipas llojit të kontratës, 10 ankesa janë për punë publike, 35 për shërbime si dhe 79 të tilla për mall. Por, edhe muajin qershor kryeqyteti kryeson për numrin e lartë të ankesave, duke regjistruar 74…

Read More

Vala e ndërtimeve në Tiranë pritet të marrë sërish vrull në periudhën në vijim, pavarësisht se kërkesa po shfaq tendenca ngadalësimi dhe shumë ekspertë të pasurive të paluajtshme thonë se tregu po arrin mbingopjen. Së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar dhënien e lejeve për disa projekte shumëkatëshe, ndërsa një formë e re partneriteti mes qeverisë dhe privatit pritet ti japë mundësinë këtij të fundit të ndërtojë projekte të mëdha në pronat publike. Janë të paktën 8 projekte zhvillimore, që parashikojnë ngritjen e kullave që do të kenë deri në 65 kate dhe një tjetër projekt 100 kate,…

Read More

Probleme në marrëdhëniet me të tjerët në punë? A nuk është gjithmonë kaq bashkëpunuese dhe fitimprurëse marrëdhënia me shefin apo kolegët? Takimet bëhen një makth? Sipas studiuesit gjerman Barbel Wardetzki, ka kurthe të sjelljes që mund të shmangen në mënyrë që ambienti i punës të mbetet sa më i këndshëm. Le të shohim më të zakonshmet dhe të përpiqemi të qëndrojmë larg tyre, ndoshta duke shtuar një buzëqeshje nëse është e mundur, sepse në shkëmbimin komunikues mes kolegëve (dhe jo vetëm) ndryshon shpesh gjërat. Nëse nuk ke qenë ti… Është gjuetia klasike e fajtorit, në të cilën përpiqesh të fajësosh dikë…

Read More

Tregu global i kafesë ka pësuar tronditje të rënda. Çmimet për varietetin Robusta u rritën pak, por mbeten afër niveleve rekord. Të apasionuarit pas ekspresit mund të mos e ndiejnë akoma shijen e hidhur, por kërkesa në rritje dhe efektet e ndryshimeve klimatike në mbarë botën po shkaktojnë probleme për industrinë e përpunimit të kafesë prej 200 miliard dollarësh. Kërkesa për varietetin Java po rritet ndërkombëtarisht, pasi të ardhurat individuale rriten dhe anëtarët e tjerë tërhiqen në komunitetin e gjerë të adhuruesve të kafesë. Nga ana e tyre, fermerët kultivojnë dy varietete për të plotësuar kërkesat e kafeneve, bareve dhe…

Read More

Indeksi botëror i çmimeve të ushqimit të Kombeve të Bashkuara pësoi rënie në korrik sipas të dhënave të publikuara të premten, me një rënie të ndjeshme të indeksit për drithërat kompensuar pjesërisht nga rritjet për mishin, vajrat vegjetale dhe sheqerin. Indeksi i çmimeve i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, i cili ndjek mallrat ushqimore më të tregtuara në nivel global, ishte mesatarisht 120.8 pikë në korrik, nga 121.0 në qershor. Leximi i qershorit u rishikua pasi fillimisht u dha si 120.6. Ulja e çmimeve, sidomos atyre të drithërave, në nivel global nuk është reflektuar me ulje të çmimeve…

Read More

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u shënua një rekord sa i përket numrit të pasagjerëve që kanë hyrë në vendin tonë në muajin korrik. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale tha se “vetëm në muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milion dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade”. Sipas shifrave të publikuara nga kryeministri Rama në korrik të këtij viti në aeroport hynë 1.191.182 pasagjerë, ndërsa në korrik të 2023…

Read More

Përgjatë orëve të paradites, territori shqiptar, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare. Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave nëpër të gjithë territorin ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat verilindore dhe juglindore të vendit. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore. Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të…

Read More

Ndërsa tashmë ekziston një vendim i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka rrëzuar tatimin e vendosur nga qeveria prej 15-23 për qind për profesionistët e lirë, rezulton se shumë biznese të cilët kanë paguar detyrimet nga frika e gjobave, nuk kanë ende një zgjidhje se si do të rimbursohen. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka bërë me dije se aktualisht janë rreth 10 mijë biznese që kanë paguar një taksë që nuk duhej ta paguanin. Nga të cilët, buxheti i shtetit ka grumbulluar mbi 10 mln euro të ardhura nga 10 mijë profesionistë të lirë. Sipas saj “këto të ardhura…

Read More