Author: gazetar_1
Intesa Sanpaolo Bank Albania është vlerësuar me çmimet “Banka më e mirë për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Shqipëri” dhe “Financimi më i mirë i Energjisë së Rinovueshme në Shqipëri” në “Global Banking & Finance Awards® 2024”. “Global Banking & Finance Awards®” janë të njohur për identifikimin dhe vlerësimin e institucioneve që demonstrojnë ekspertizë dhe përparim të jashtëzakonshëm në industrinë financiare. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka demonstruar lidership dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe financimin e energjisë së rinovueshme. Wanda Rich, redaktore e Global Banking & Finance Review, shprehu admirimin e saj për Intesa Sanpaolo Bank Albania, duke…
Një artikull i fundit i publikuar nga revista prestigjioze “Forbes”, e ka renditur Shqipërinë në vendin e fundit për pastërtinë e ujërave të detit. Vendin e parë e mban Kroacia si shteti me ujin më të pastër të deteve. Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), në bashkëpunim me Komisionin Evropian, sapo ka nxjerrë raportin e saj më të fundit. Vendet janë renditur në bazë të pastërtisë së ujërave të tyre të notit duke përdorur të dhëna të mbledhura në vlerësime rigoroze vjetore që monitorojnë ndotësit bakterial. Mes vendeve të marra në analizë, Shqipëria renditet e fundit për pstëritë e ujit të deteve, duke…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka thyer një rekord të ri në trafikun e pasagjerëve, duke mirëpritur 1,191,182 pasagjerë në korrik 2024. Ky muaj pasqyron një rritje të konsiderueshme të turizmit dhe thekson rëndësinë e Shqipërisë si një qendër lidhëse rajonale. Nga pasagjerët e muajit korrik, 840,358 ishin shtetas të huaj, ndërsa 350,824 ishin shtetas shqiptarë. Ky fluks i turistëve të huaj e pozicionon aeroportin si një portë hyrëse për në Shqipëri. Duke parë shtatë muajt e parë të vitit 2024, aeroporti ka mirëpritur gjithsej 5,982,066 pasagjerë. Kjo shifër përfshin 3,547,987 udhëtarë të huaj dhe 2,434,078 shqiptarë. Numri i pasagjerëve të…
Vendimit të vitit 2006 për AKBN po i bëhet një ndryshim. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nuk do të monitorojë vetëm kontratat koncesionare për hidrocentralet, por gjithashtu edhe kontratat koncensionare ose jo objekt koncensioni për të gjitha centralet prodhuese me burime të rinovueshme, pra edhe ato që prodhojnë energji nga dielli apo era. Ajo do të ushtrojë detyrat e agjencisë përgjegjëse për energjinë e rinovueshme. Megjithatë, ashtu si më parë, monitorimi i prodhimit të energjisë elektrike do të vazhdojë të kryhet çdo 5 vjet dhe, për efekt penaliteti, vlerësimi do t’i referohet mesatares së prodhimit të energjisë, duke filluar nga…
Shkalla e papunësisë në eurozonë u rrit në 6.5% në qershor në bazë të rregulluar sezonalisht, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat të enjten. Kjo është rritur nga 6.4% në maj dhe do të thotë se rreth 11.122 milionë njerëz në eurozonë janë pa punë. Shkalla e kërkesës pas Covid-19 dhe mungesa e inventarit e përshpejtoi ndjeshëm këtë proces i cili tani ka filluar të ngadalësohet. Sipas rezultateve të sondazhit të biznesit dhe konsumatorëve të lëshuar nga Komisioni Evropian të hënën, besimi i industrisë mbeti gjerësisht i qëndrueshëm në korrik. Në eurozonë, totali ishte vetëm 0.1 pikë përqindjeje nga…
Borxhi kombëtar bruto i Amerikës arriti në 35 trilionë dollarë për herë të parë, një theksim i gjendjes së zymtë fiskale të vendit ndërsa betejat legjislative mbi taksat dhe iniciativat e shpenzimeve po shfaqen sërish në Uashington. Departamenti amerikan i Thesarit vuri në dukje momentin historik në raportin e tij ditor që detajon bilancin e vendit. Në të njëjtën kohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar beson se deri në vitin 2032, raporti i borxhit publik amerikan ndaj PBB-së do të kalojë 140 %. Fondi paralajmëroi se një rritje e tillë kërcënon si ekonominë kombëtare ashtu edhe atë globale dhe u bëri thirrje…
Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg u bë personi i tretë më i pasur në botë, falë rritjes së vlerës së aksioneve të gjigantit të teknologjisë, me fitime tremujore më të mëdha se sa pritej. Aksionet e Meta Platforms u rritën me 6%, me 504,31 dollarë secili. Kompania, e cila raportoi të mërkurën fitimet e tremujorit të dytë që përfshinin 39 miliardë dollarë hyrje, tani ka një kapitalizim tregu prej 1.25 trilionë dollarë. Kjo ka sjellë një rritje prej rreth 10 miliardë dollarësh në vlerën neto të Zuckerberg, që u vlerësua në 176.8 miliardë dollarë, sipas listës së miliarderëve të…
Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët veri dhe lindje të terriorit, gjatë ditës së Shtunë. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje 3-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 7-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4 ballë.
Lëkura e shegës është e mbushur me antioksidantë dhe ndihmon në detoksifikimin e lëkurës, parandalimin e shenjave të parakohshme të plakjes dhe lehtësimin e dhimbjeve të fytit dhe kollës. Falë vetive të tyre antibakteriale, anti-inflamatore, antifungale dhe antivirale, lëkurat e shegës shfaqen si një aleat i vlefshëm për shëndetin. Sëmundjet e lëkurës Për shkak të vetive të saj kuruese, lëvozhga e shegës mund të luftojë në mënyrë efektive aknet, puçrrat dhe skuqjet. Mënyra e përdorimit: Merrni një grusht lëvozhgë shege të thata dhe grijini në mikser. Bëni një pastë nga ky pluhur me lëng limoni ose ujë trëndafili dhe aplikojeni…
Ditën e sotme SPAK ka dalë me njoftim zyrtar ku iu ka komunikuar akuzat 12 personave nën hetim për inceneratorin e Tiranës lidhur me masat e para që janë caktuar për këtë dosje në dhjetor të vitit të kaluar. Hetimet kanë përfunduar vetëm për personat që kanë marrë pjesë në procedurat deri në lidhjen e kontratës koncesionare dhe komunikimi i akuzave është bërë për shkak se ndodhen drejt përfundimit afatet hetimore për veprën penale për të cilën akuzohen. Mes personave që iu është komunikuar akuza janë Lefter Koka, Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Alba Thoma, Valbona Ballgjini,…
