Intesa Sanpaolo Bank Albania është vlerësuar me çmimet “Banka më e mirë për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Shqipëri” dhe “Financimi më i mirë i Energjisë së Rinovueshme në Shqipëri” në “Global Banking & Finance Awards® 2024”.
“Global Banking & Finance Awards®” janë të njohur për identifikimin dhe vlerësimin e institucioneve që demonstrojnë ekspertizë dhe përparim të jashtëzakonshëm në industrinë financiare. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka demonstruar lidership dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe financimin e energjisë së rinovueshme.
Wanda Rich, redaktore e Global Banking & Finance Review, shprehu admirimin e saj për Intesa Sanpaolo Bank Albania, duke theksuar, “qasja e tyre proaktive për financimin e nismave të gjelbra, si projekti i parkut fotovoltaik të Karavastasë dhe përkushtimi i tyre për të promovuar një ekonomi të qëndrueshme, thekson rolin e tyre në avancimin e peizazhit financiar dhe mjedisor të Shqipërisë, duke përfshirë produkte inovative financiare dhe një fokus të veçantë në parimet ESG, kanë vendosur një pikë referimi për përsosmërinë dhe inovacionin në sektorin bankar dhe presim me padurim suksesin e tyre të vazhdueshëm në nxitjen e ndryshimeve pozitive në rajon.”
Që prej vitit 2011, Global Banking & Finance Awards® kanë nderuar kompani që dallohen në fusha të veçanta të ekspertizës në industrinë bankare dhe financiare. Çmimet janë të njohura në të gjithë industritë dhe një nder i rëndësishëm që tregon rritjen dhe suksesin e një organizate. Çmimet njohin inovacionin, ndërmarrjen, metodën, transformimet progresive dhe me ndikim që ndodhin çdo vit brenda komunitetit financiar global.
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Marrëdhënie me Publikun
