Author: gazetar_1
Qeveria miraton ndryshimin e ligjit për Urdhrin e Mjekut. Sipas këtyre ndryshimeve do të ngrihet një regjistër elektronik ku do të jenë emrat e mjekëve që punojnë në shtet por dhe në privat.”Miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë edhe më shumë transparencë për këdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat publike shëndetësore lidhur me punësimin e tij privatisht’ tha ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu gjatë prezantimit të ndryshimeve në pr/ligj.Gjithashtu është caktuar tavan të orëve të punës për të cilat një mjek që punon në sektorin publik mund të angazhohet dhe të punojë privatisht.Ministrja e…
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që i hap rrugë rritjes së pagave për punonjësit e Bashkive në gjithë vendin. Me këtë vendim, pagat në 61 bashkitë e vendit do të unifikohen. Pra, një jurist do të paguhet njësoj si në Bashkinë e Tiranës ashtu edhe në bashkinë e Dibrës, apo në çdo bashki tjetër. Rritja e pagave kap nivelet nga 40% deri në dyfishim të pagës për disa profesione specifike. Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se ky vendim është marrë për të rritur stafet e bashkive. “Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Nga një skemë e…
Qeveria ka miratuar ndryshimet që sjellin orare pune fleksibël për punonjësit e administratës. Ministrja e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi ndryshimet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Pirdeni tha se administrata do duhet të punojnë 8 orë e 30 minuta nga e hëna në të enjten, dhe 6 orë të premten. Ndërkohë, punonjësit mund të zgjedhin të shkojnë në punë më herët ose pak më vonë, mjafton që puna të mos lihet bosh çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00. “Kjo është një iniciativë që…
Volumi i mallrave të tregtuara me det, duke përfshirë mallrat e eksportuara dhe të importuara, arriti në 1.546,3 mijë ton në tremujorin e dytë të këtij viti, tregues ky që është rritur me përafërsisht 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Konkretisht, volumi i mallrave të eksportuara me det zë 40,6% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara. Ndërsa, mallrat e importuara zunë pothuajse 65% ndaj gjithë totalit të volumit të mallrave të importuar në tremujorin e dytë të vitit. Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit në Sarandë, janë katër portet detare të…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i kërkoi të mërkurën Kuvendit që të hetojë rolin e Bankës së Shqipërisë në të ashtuquajturin “skandali i mikrokredive”, duke renditur një sërë argumentesh për dështimin e këtij institucioni në mbrojtjen e mijëra qytetarëve që ranë pre e skemave abuzive me kreditë e këqija. Në një letër të paprecedentë, Begaj ngre shqetësimin për situatën e krijuar dhe vë në pikëpyetje rolin ligjor që ka luajtur Banka e Shqipërisë në licensimin e skemës së shitjes së këtyre kredive dhe mosmarrjen e masave për të ndaluar në kohë abuzimin. Apeli për reagim i drejtohet kryetares së re…
Kryeministri Edi Rama ndau sot videon e projektit të transformimit të lumit të Lanës. Rama theksoi se, ky projekt është një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës. Rama nënvizoi se, ky projekt ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”. “Një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, e cila ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe…
Në kohët e sotme, konsumatorët janë shpesh në dilemë nëse duhet të zgjedhin ujin me gaz apo pa gaz. Shumë ekspertë të shëndetit bien dakord që të pish ujë me gaz është më mirë se të mos pish ujë fare. Megjithatë uji me gaz dhe uji natyral kanë disa ndryshime jo të vogla edhe në vlera. Uji me gaz është ujë natyral i cili është pasuruar me dioksid karboni. Ky i fundit e bën ujin të gazuar dhe është i njëjti element që përdoret për lëngjet me gaz. Uji natyral është thjesht ujë. Efektet e dioksidit të karbonit Një herë…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bëri të ditur sot se “në mbledhjen e Këshillit Konsultativ u miratua vendimi shumë i rëndësishëm për mbështetjen e pushtetit vendor për rritjen e pagave të punonjësve në mënyrë domethënëse”. Mazniku theksoi se me këtë masë do të unifikohet niveli i pagave në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, duke siguruar të njëjtën pagë për të njëjtat profesione në të gjitha bashkitë. “Kjo masë e bën administratën vendore konkurruese në treg për të tërhequr profesionistët pranë stafeve të tyre, duke garantuar shërbime më të mira dhe cilësore për qytetarët tanë”, u shpreh ai.
Shpenzimet ushtarake globale arritën një rekord prej 2.3 trilionë dollarësh në vitin 2023, mes një përkeqësimi të paqes dhe sigurisë. Shifrat u konfirmuan nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm. Shifra shënoi një rritje prej 6.8% nga viti 2022 dhe kërcimin më të mprehtë nga viti në vit që nga viti 2009, theksoi instituti në një raport mbi tendencat e shpenzimeve ushtarake. Shpenzimet ushtarake janë rritur për nëntë vjet rresht dhe janë rritur në të gjitha rajonet e botës për herë të parë që nga viti 2009, thuhet në raport. Kjo ishte e lidhur me luftën në Ukrainë,…
Drejtorët të cilët u emëruan ministra janë zëvëndësuar sot nga pasardhësit e tyre. Kreshnik Bajraktari do të jetë drejtori i ri i Autoritetit Portual të Durrësit, duke zëvendësuar kështu Pirro Vengun, i cili mori postin e ministrit të ri të Mbrojtjes. Në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) është emëruar Erlind Sulo, emërimi i të cilit vjen pas largimit të Petrit Malaj, i cili do të drejtojë Ministrinë e Financave. Dallëndyshe Bici rikthehet në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas 16 muajve në krye të Agjencisë Shtetërore e Kadastrës. Bici do të zërë vendin e Ervin Hoxhës…
