Author: gazetar_1
Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon siç duhet. Ky mos funksionim shkakton një barrë të rëndë në zorrën e trashë dhe rrit rrezikun e ekspozimit ndaj toksinave të dëmshme. Për më tepër, ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik dhe problemet e shpeshta me tretjen rrisin rrezikun e problemeve të rënda me zorrën e trashë. Speci djegës përmban sasi të mëdha të kapsaicinës, një substancë që frenon nepsin, rrit nivelet e energjisë, djeg yndyrnat, ul kolesterolin dhe qelizat kancerogjene. Të gjitha këto veti janë të domosdoshme për shëndetin e sistemit tretës…
Fundi i muajit korrik ka shtuar fluksin e pasagjerëve në portin e Durrësit. Vetëm gjatë fundjavës në portin më të madh në vend kanë hyrë mbi 15 mijë udhëtarë dhe rreth 3800 automjete. Rritja e numrit të udhëtarëve nisi që në pjesën e dytë të korrikut, pasi emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali, apo vende të tjera të bashkimit Europian kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet dhe qëndruar pranë të afërmve. Fluksi në portin e Durrësit në këtë periudhë është shtuar edhe nga turistët e huaj, kryesisht italianë që vizitojnë Shqipërinë, ndërkohë që zgjedhin transportin detar për…
Në Kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama kishte rezervuar edhe ndryshime në qeveri. Detyra e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk zgjati shumë. Ai është larguar nga Rama nga ky post dhe e ka propozuar si Ministër i Shtetit. Kjo detyrë është mbajtur më herët nga Elisa Spiropali, e cila tashmë me largimin e Lindita Nikollës ka marrë detyrën e rëndësishme si kryetare Kuvendi. Si zëvendës i Ballës në ministrinë e Brendshme është caktuar Ervin Hoxha. Gjithashtu, Rama ka larguar edhe Bledi Çuçin si kreu i grupit parlamentar dhe këtë përgjegjësi ia ka deleguar Niko Peleshit. Ndërkohë, pas…
Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa pritet një tjetër valë të të nxehtit. Kjo situatë vjen përsëri si pasojë e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane. Megjithatë ndryshe nga sa kaluam në javët e para të Korrikut kjo valë e të nxehtit vjen më e “zbutur” dhe zgjatë vetëm pak ditë me temperatura relativisht të larta. Në këtë mënyrë vetëm për ditën e Hënë dhe atë të Martë (duke mos përjashtuar këtu ditën e Premte) pritet që temperaturat në vlerat e mesditës të kapin vlera 39-40 gradë…
Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete. Pas bisedimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve vizat u hoqën së fundmi edhe me Tajlandën. “Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Po kërkoni të shmangni turmat këtë verë? Nga vendpushimet buzë liqenit deri te lagunat me ujëra të kripura, ne ju rekomandojmë disa nga sekretet bregdetare më të ruajtura të Evropës, shkruan Hannah Wild në “National Geographic”. Me ujërat e kristalta që shkëlqejnë dhe hapësirat gjithëpërfshirëse të rërës së zezë vullkanike, vija bregdetare e Evropës është tepër e larmishme. Nga shkëmbinjtë e thyer të Rivierës Shqiptare, Bregut të Amalfit në Itali deri te rëra e bardhë mesdhetare e ishujve Balearike në Spanjë – nuk është çudi që këto destinacione vizitohen nga miliona turistë që kërkojnë diellin çdo vit. Megjithatë, përtej pikave të…
Zhdoganimi i mallrave të akcizës ka regjistruar rekorde në periudhën janar-qershor, për të paktën 3 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tregun shqiptar kanë hyrë më shumë karburante, cigare, kafe dhe birrë. Zëri që mban peshën më të madhe ndër mallrat e akzicës është ai i karburanteve, që gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka arritur nivelin maksimal, pavarësisht çmimeve të larta. Niveli më i lartë i zhdoganimit ka qenë në muajin maj me 56,601 ton Cigaret kanë shënuar një rritje të lartë të importeve, duke arritur në 1,451 ton në fund të këtij 6-mujori. Ndonëse…
Për të tërhequr punëtorë nga jashtë, qeveria gjermane planifikon të vendosë stimuj tatimorë për ta. Ka dhe masa të tjera lehtësuese. Si pjesë e “iniciativës së saj të rritjes”, qeveria gjermane planifikon të prezantojë një dispozitë sipas së cilës profesionistët e sapoardhur në Gjermani mund të kenë 30, 20 dhe 10 për qind të pagës së tyre bruto pa taksa për tre vitet e para. Për këtë përfitim do të përcaktohet një kufi i poshtëm dhe i sipërm për pagën bruto. Pas pesë vitesh, është planifikuar të vlerësohet efektiviteti i kësaj mase. Në Gjermani, si rregull, aplikohet një taksë progresive mbi të…
Aktiviteti ekonomik në Shtetet e Bashkuara ishte dukshëm më i fortë se sa pritej gjatë tremujorit të dytë, i nxitur nga një konsum i fortë, shpenzime qeveritare dhe një përforcim i konsiderueshëm i inventarit, sipas një vlerësimi fillestar nga Departamenti amerikan i Tregtisë. Produkti i brendshëm bruto real, matës i të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara gjatë periudhës prill-qershor, u rrit me një ritëm vjetor prej 2.8%, të rregulluar për sezonin dhe inflacionin. Ekonomistët e anketuar nga Dow Jones kishin kërkuar rritje prej 2.1% pas një rritjeje prej 1.4% në tremujorin e parë. Shpenzimet konsumatore ndihmuan në rritje, siç…
Në një godinë shumëkatëshe luksoze në Miami të SHBA tashmë shkruhet “Dua Hotel”. Ka nga ata që e shohin emrin e hotelit të ngjashëm me atë të shqiptares së famshme nga Kosova, Dua Lipa. Dhe në fakt ka diçka të përbashkët- emri “Dua”dhe kuptimi i saj në gjuhën shqipe. Bashkë me emrin interesant, klientët e një prej hoteleve më të famshme në zonën turistike të Majamit, janë të tërhequr dhe nga investimet dhe ndryshimet e disa prej ambjenteve të tij përfshirë dhe zonën e pishinës. Media amerikane nuk e ka lënë jashtë vëmendjes hotelin me emër dhe investitor nga Shqipëria.…
