Author: gazetar_1

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Era do të fryjë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi 10-16 m/s duke u bërë relativisht problematike. Ditën e shtunë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37 gradë, ndërsa të dielë deri në 38 gradë.

Read More

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit të 176 kërkesave për kompensim për pronarët e prekur nga ndërtimet informale, si dhe ka miratuar listën e subjekteve përfituese. Për 176 kërkesat, e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 176 kërkesa është në vlerën 218 344 639,41 lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë…

Read More

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë. Nivelet e ulëta të vitaminës D manifestohen me një sërë simptomash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit. Fakte të rëndësishme për tolin e vitaminës D në organizëm Burimi më i mirë i vitaminës D është dielli. Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm që pasohet me…

Read More

5 vjet pas licencimit të shoqërisë së fundit që u bë pjesë e tregut të sigurimeve, Albsig Jetë, në shtator të 2019, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i hap rrugë një tjetër shoqërie sigurimi për të operuar në tregun e Jetës. Bëhet fjalë për shoqërinë “Vienna Sigurim Jete” sh.a, të krijuar nga Intersig, që në mbledhjen e fundit të Bordit të AMF më 25 Korrik, ka marrë miratimin paraprak, një hap përpara licencimit zyrtar për të ushtruar aktivitet në sektorin e sigurimeve të Jetës. Ndryshe nga sigurimet e Jo-Jetës, që zënë edhe pjesën kryesore të tregut të sigurimeve në Shqipëri që…

Read More

Tregu i sigurimeve ka përshpejtuar më tej ritmet e rritjes në muajin qershor. Sipas të dhënave të publikuara nga AMF, për 6-mujorin e parë të vitit, ky tregu u rrit me 7.55%, duke tejkaluar kështu edhe problemet e muajve të parë, si edhe efektet e zhvlerësimit të Euros. Një pjesë e produkteve, si Kartoni Jeshil, sigurimi i pronës, por edhe sigurime të tjera tregtohen në Euro, duke e ekspozuar tregun ndaj zhvlerësimit të monedhës evropiane. Në anën tjetër vihet re një rritje e konsiderueshme e pagesës së dëmeve nga shoqëritë e sigurimit, sidomos në segmentin e sigurimit të detyrueshëm motorik…

Read More

Të dhënat e fundit treguan se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë gjatë qershorit është rreth 1.2 milionë. Kjo shifër është 23,6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga cilat shtete vijnë më shumë të huajt? Kosova qëndron në krye të listës me 485 mijë hyrje vetëm në muajin qershor. Ky është numri më i madh i hyrjeve që është regjistruar deri më tani nga shqiptarët e Kosovës, duke shënuar kështu edhe një shifër rekord prej 1.7 milionë hyrjesh në gjashtëmujorin e parë të vitit. Nga ana tjetër, italianët nuk…

Read More

Projektligji “Për disa ndryshime “Për turizmin Detar” përcakton se operatorët turistikë të cilët kërkojnë certifikime për aktivitetet e turizmit detar, së pari do duhet të licencohen sipas ndryshimeve të ligjit. Sipas projektligjit janë 5 aktivitete të cilat ushtrohen nga operatorët e turizmit detar, duke filluar nga lundrimi për zbavitje, peshkimi turistik, peshkimi nën ujë, zhytja çlodhëse, aktivitete të tjera ujore si kitesurfing, windsurf, ski në ujë, motor uji etj. Për t’u licencuar si objekt i veprimtarisë së operatorit të turizmit detar pasi nuk është i njëjtë me atë të operatorit turistik dhe për t’u licencuar si i tillë, duhet që…

Read More

Komuniteti ndërkombëtar është larg objektivit të tij për të zhdukur urinë deri në vitin 2030, sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë. Gjetjet tregojnë se rreth 733 milionë njerëz u përballën me urinë në vitin 2023, ose një në 11 në nivel global dhe një në pesë në Afrikë. Raporti tregon se situata është përmbysur me 15 vjet, me nivele të kequshqyerjes të krahasueshme me ato të viteve 2008-2009. “Midis 713 milion dhe 757 milion njerëz vuajnë nga kequshqyerja kronike dhe përballen me urinë. Kjo është e barabartë me një në 11 njerëz të…

Read More

INSTAT ka bërë të ditur se fluksi i turistëve u rritën edhe gjatë muajit qershor. Të dhënat flasin se gjatë muajit që lamë pas hynë në vendin tonë 1.2 milionë persona, me një rritje prej 23% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Nëse do ti referohemi të dhënave si 6-mujor, INSTAT evidenton se në Shqipëri kanë hyrë 4.5 milionë të huaj nga 3.3 milionë që u regjistruan në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja është 34 %. Nëse do të marrim në konsideratë flukset e dy viteve të fundit, ritmi i rritjes për hyrjen e…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), është kthyer tashmë në qendrën kryesore të Ballkanit Perëndimor për shkak të destinacioneve të shumëllojshme dhe fluturimeve direkte, duke numëruar rreth 1600 fluturime në javë. Numri i lartë i fluturimeve, çmimet konkurruese dhe shërbimet cilësore, kanë tërhequr edhe vemendjen e pasagjerëve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët zgjedhin TIA për të udhëtuar. Nga Tirana mund fluturohet lehtësisht në disa destinacione mjaft interesante të Spanjës si Madrid dhe Valencia; në Greqi në Rodos apo Kretë, në Itali në Bari, Brindisi; në Poloni në Gdansk, Poznan, Katowice, Wroclaw si dhe ne Austri…

Read More