Tregu i sigurimeve ka përshpejtuar më tej ritmet e rritjes në muajin qershor. Sipas të dhënave të publikuara nga AMF, për 6-mujorin e parë të vitit, ky tregu u rrit me 7.55%, duke tejkaluar kështu edhe problemet e muajve të parë, si edhe efektet e zhvlerësimit të Euros. Një pjesë e produkteve, si Kartoni Jeshil, sigurimi i pronës, por edhe sigurime të tjera tregtohen në Euro, duke e ekspozuar tregun ndaj zhvlerësimit të monedhës evropiane.
Në anën tjetër vihet re një rritje e konsiderueshme e pagesës së dëmeve nga shoqëritë e sigurimit, sidomos në segmentin e sigurimit të detyrueshëm motorik dhe konkretisht atë TPL.
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – qershor 2024 kapën vlerën 11,880 milionë lekë, ose 7.55% më shumë se në janar – qershor 2023. Gjatë muajit janar – qershor 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 699,453 me një rritje prej 9.62% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.64% dhe risigurimi me 0.048% .Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 44.08% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 55.92% të totalit të tregut.
Gjatë muajit janar – qershor 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,124 milionë lekë, ose 24.53% më shumë se në periudhën janar – qershor 2023.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar – qershor 2024 kapën vlerën 2,910 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 20.84% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar – qershor 2024 arritën rreth 6,643 milionë lekë, ose 9.49% më shumë se në periudhën janar – qershor 2023.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – qershor 2024, pati një rritje prej 11.15% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 10.77% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar – qershor 2024 pati një rritje prej 0.82% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 20.47% krahasuar me periudhën janar – qershor 2023.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar – qershor 2024, pati një rritje 3.91% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – qershor 2023. Edhe numri i kontratave u rrit me 4.68%.
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar – qershor 2024 arritën rreth 5,236 milionë lekë, 5.19% më pak se në periudhën janar – qershor 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.74 % krahasuar me periudhën janar – qershor 2023.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar – qershor 2024, patën një rritje me 3.30% kundrejt muajit janar – qershor 2023.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar – qershor 2024 siguruan mbi 2,353 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 73.91%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 18.11% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar – qershor 2024, vihet re një rritje prej 1.30% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.96% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – qershor 2023.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar – qershor 2024, arritën në rreth 786 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 8.26% në krahasim me periudhën janar – qershor 2023.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar – qershor 2024, arritën rreth 1,027 milionë lekë, ose 14.39% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar – qershor 2024 u rriten me 24.53 krahasuar me janar – qershor 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,910 milionë lekë, apo 70.56% të totalit të dëmeve të paguara bruto. Ekofin.al
