Author: gazetar_1

135 familje të lagjes 17 në Durrës banesat e të cilëve ishin dëmtuar nga tërmeti, hynë në shtëpitë e reja, rindërtuar me të gjithë parametrat e infrastrukturës nga rrugët e brendshme të asfaltuara te ndriçimi hapësirat e gjelbra. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ceremonia e shpërndarjes së apartamenteve, ku kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dorëzoi çelësat e banesave te familjarët. “Zemra plot” shkruan Rama, ndërsa ndan pamjet e lagjes 17 në Durrës, e rilindur nga e para.

Read More

Zyrtarisht ka filluar sezoni i shalqirit. Prania e shalqirit në ngjarjet e verës, si ndejat me skarë, plazh apo piknik, ka qenë gjithmonë një gëzim. Ai ka një shije delikate, por të ëmbël dhe është një hidratues i këndshëm. Shalqiri është një bimë lulëzuese dhe është me origjinë nga Afrika Jugore. Shalqiri është një pjesë aq e fuqishme e historisë afrikane sa që farat e tij janë gjetur madje edhe brenda varrit të Faraonit Tutankhamun. Edhe pse është me origjinë nga Afrika jugore, shalqiri është kultivuar në Kinë që prej shekullit të 10-të. Pjesa më e madhe e shalqinjve sot…

Read More

Nëse nuk ndiheni mirë, keni ngërçe në stomak dhe vraponi drejt tualetit, atëherë mund të jeni helmuar nga ushqimi. Sipas “The Sun”, helmimi nga ushqimi mund të shkaktohet nga ngrënia e diçkaje që është kontaminuar me mikrobe. Ka disa arsye pse mund të ndodhë dhe çdo lloj ushqimi mund të shkaktojë helmim. Këtu keni gjithçka që duhet të dini rreth helmimit. Sa zgjat helmimi nga ushqimi? Helmimi nga ushqimi mund të jetë një sëmundje e keqe, por lajmi i mirë është se në shumicën e rasteve kalon pa trajtim. Mund të duhen disa ditë që të shëroheni dhe ‘NHS’ (Shërbimi…

Read More

Automjetet janë shumë të preferuara nga qytetarët shqiptarë. Importi i tyre është rritur shumë vitet e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 867.765 mjete, nga 796.438 mjete të regjistruara deri në vitin 2022, duke u rritur me 9,0 %. Nga mjetet rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,6 %), “Automjetet për transport të përzier ” (6,2 %) dhe “Motor” (5,5 %). Ndonëse në 2023 ka një rënie të lehtë të mjeteve mbi 20 vjeçare…

Read More

Prej disa muajsh po flitet për ringritjen e industrisë së prodhimit të armëve. Kjo temë ishte një nga pikat që u diskutua në Komisionin për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, u shpreh se shteti do të bashkëpunojë me subjekte private për të përballuar koston e lartë fillestare prej afërsisht 30-40 milionë eurosh të ringritjes së industrisë ushtarake. “95 milionë lekë do të nevojiten vetëm për krijimin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që investimi fillestar për ringritjen e industrisë ushtarake është rreth 30-40 milionë euro.” Tola deklaroi se fillimisht do…

Read More

Në kushtet, kur kanë mbetur edhe më shumë se 230 mijë ndërtime të palegalizuara, Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat, duke ju dhënë prioritet shtëpive dhe atyre objekteve me funksion të përzier, që do të thotë që shërbejnë për qëllime strehimi dhe biznesi. Në vendimin e Qeverisë për “Procedurat e bashkëpunimit në institucionet e administratës shtetërore” përcaktohen edhe zonat, do të jenë në fokus të bashkëveprimit, mes zyrave të Kadastrës dhe bashkive, me qëllim përshpejtimin e procesit të legalizimit. Konkretisht, në pikën 2 të vendimit përcaktohet se në krye të listës do të jenë zonat me prioritet zhvillimin urban, për…

Read More

Temperaturat shumë të larta, është vërtetuar se rëndojnë jo vetëm gjendjen fizike, por edhe atë mendore duke shkaktuar stres, pagjumësi, lodhje, dhimbje koke dhe shqetësime të tjera. Për të përballuar më mirë këtë gjendje, një dietë e përshtatshme mund të jetë shumë ndihmuese. Ushqimet e shëndetshme si frutat dhe perimet e stinës janë ideale për të luftuar pasojat e të nxehtit dhe sigurisht janë shumë të pasura me veti ushqyese. Frutat dhe perimet janë baza e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Rekomandohen pesë porcione në ditë (tre fruta dhe dy perime), për marrjen e duhur të ujit, vitaminave,…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë, ka bërë të ditur të dielën se ka rritur nivelin e kontrollit për ngarkesat me produkte të shpendëve nga Brazili, për shkak të shpërthimit të sëmundjes Newcastle. Kjo sëmundje prek shpendët shtëpiake dhe është shumë ngjitëse. AUV ka thënë se ka pranuar paralajmërim prej Ministrisë së Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil për suspendimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij. Sipas një postimi në Facebook, Agjencia ka thënë se, në bashkëpunim me organet e sigurisë dhe me Doganën e Kosovës, do të sigurohet për të…

Read More

Presidenti Joe Biden është tërhequr nga gara presidenciale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të nëntorit kundër Donald Trump. Tërheqjen e ka njoftuar vetë ai përmes një letre të botuar në Facebook. Biden, që rikandidonte për një mandat të dytë si President i Amerikës, thotë se tërheqja e tij nga gara është në interesin më të mirë të vendit dhe partisë së tij. “Edhe pse kisha si qëllim të rizgjidhesha, besoj se është në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit që të tërhiqem nga gara dhe të fokusohem vetëm në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të…

Read More

Borxhi masiv i grumbulluar nga ekonomitë më të mëdha në botë po fillon të trondisë tregjet financiare ndërsa zgjedhjet turbullojnë perspektivën fiskale. Një shembull i tillë janë obligacionet franceze, të cilat u sulmuan pas zgjedhjeve të parakohshme dhe planeve ambicioze të shpenzimeve që shkaktuan alarm. Zgjedhjet e parakohshme të shpallura nga presidenti francez Emmanuel Macron pas humbjes së tij në zgjedhjet evropiane kanë shkaktuar tronditje në tregun e obligacioneve të vendit, duke sjellë sërish në plan të parë financat e tij të tmerrshme publike. Me një boshllëk buxhetor prej 5.5% të PBB-së vitin e kaluar, Franca përballet me masa disiplinore nga…

Read More