Author: gazetar_1
Bizneset kanë afat më pak se dy javë për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Përmes një njoftimi zyrtar, ky institucion bën me dije se “brenda datës 31 Korrik 2024, të gjitha subjektet konform ligjit duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dokumentet e mëposhtme, në rastet kur mbajtja e tyre është detyrim: Pasqyrat financiare vjetore; Raportin e ecurisë së veprimtarisë; dhe Raportin e auditimit. Qendra Kombëtare e Biznesit thekson se “pavarësisht formës së tyre ligjore, depozitimin e akteve të mësipërme duhet ta kryejë çdo subjekt i regjistruar në Regjistrin Tregtar, kur këto subjekte kanë detyrimin…
Të marrësh kredi bankare për të blerë një banesë është bërë disi më e vështirë, ndërsa e njëjta ecuri duket se do të vijojë edhe më tej gjatë vitit. Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues në tremujorin e dytë të vitit theksohet se, standardet e hadhënies për individët u shtrënguan disi, të diktuara vetëm nga një bankë e vetme e sistemit. Shtrëngimi i standardeve u raportua si në kreditë konsumatore, ashtu edhe në ato për blerjen e banesave. Sipas Bankës Qendrore, faktorët me ndikim në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për individët u raportuan perceptimi i rrezikut…
Në shtator pritet të nisë pilotimi i sistemit dual në kuadër të reformës së arsimit profesional, i cili do të bëjë të mundur që të rinjtë e përfshirë në një program profesional, të kryejnë 3 ditë në javë praktikën pranë një biznesi dhe vetëm dy ditë mësim teorik pranë shkollës profesionale. Këta të rinj nuk do të konsideron më vetëm si nxënës, por si nxënës-punonjës, ku angazhimi i tyre 18 orë në javë pranë një biznesi, do të paguhet me një shumë monetare sa paga minimale. Në një takim të zhvilluar me përfaqësues nga biznesi, ekspertë dhe drejtuesit e shkollave…
Shqipëria mban vendin e parë në rajon sa i takon numrit të lartë të shërbimeve publike që ofrohen përmes platformës digjitale qeveritare e-Albania. Sipas raportit më të fundit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), vendi ynë ofron rreth 1 237 shërbime online për qytetarët, bizneset dhe administratën publike. Të gjitha këto shërbime janë në nivelin e katërt të zhvillimit, që do të thotë se ato janë plotësisht transaksionale, pra në sistem përfshihet firma elektronike dhe kryerja e pagesave elektronike. Shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ofrojnë secili më pak…
Në vendet e Bashkimit Europian, në qershor janë regjistruar 1.089.925 makina të reja, që është 4.3 % më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Prodhuesve Europianë të Automjeteve – ACEA. Në shumicën e tregjeve kryesore europiane, u regjistrua rritje e shitjeve nga viti në vit: në Itali me 15.1 %, Gjermani me 6.1 %, Spanjë me 2.2 %, ndërsa në Francë numri i regjistrimeve të makinave të reja ra me 4.8 %. Në qershor, numri më i madh i automjeteve të reja me benzinë u regjistrua…
Olsi Ibro, i cili u hodh nga një pallat në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku” në Tiranë është i përfshirë në skemën e mashtrimit miliona eurosh. Më 30 Qershor Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve dhe 3 subjekteve financiare mikrokredi nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’, përfshirë edhe të Ibros. Llogaritë bankare iu sekuestruan personave: Olsi Ibro, Arben Meskuti, Ernela Cuberi, Elda Ibro, Albert Gega,Andis Gjoka, Vasil Bakallbashi, Alketa Goxha, Jordisa Metaj, Edmond…
Njëri prej të akuzuarve me skandalin e mikrokredive, Olsi Ibro është vetëvrarë këtë të shtunë. Sipas informacioneve të para, ai është hedhur nga pallati, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme. Kjo ngjarje ndodh një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”. Ditën e djeshme, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës gjykata aprovoi sekuestron preventive ndaj dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”, të dyshuara se kryen mashtrim me pasoja të rënda në dëm të mijëra qytetarëve si dhe pastruan para. Dy shoqëritë e sekuestruara në bashkëpunim me ADCA dhe shoqëri përmbarimore krijuan një skemë për të vjedhur…
Sezoni turistik dhe pushimet verore kanë shtuar fluksin e emigrantëve në Portin e Durrësit. Raportohet se mëngjesin e së shtunës kanë mbërritur në Portin e Durrësit, 2 tragete të linjës Bari-Durrës, si edhe trageti i linjës Ankona-Durrës. Në orët e mbrëmjes pritet të vijnë edhe 2 tragete të tjera nga Bari. Aktualisht në këtë port ka 28 sportele në funksion për të përballuar fluksin e udhëtarëve. 18 sportele për automjetet dhe 10 për udhëtarët.
Të gjitha pronat në Shqipëri duhet të rivlerësohen. Ky ishte qëndrimi i deputetëve në Komisionin e Ekonomisë, teksa u prezantua projektligji për rivlerësimin e pronave. Deputetët propozuan që tatimi të jetë më i ulët se 5% dhe se afati të jetë deri në dhjetor të vitit 2025. Si rrallë herë mazhoranca dhe opozita janë dakord që në vend të zhvillohet një tjetër fushatë rivlerësimi e pasurive të paluajtshme. Në komisionin e Ekonomisë Blerina Gjylameti prezantoi projektligjin për rivlerësimin e pronave, ku tha se afati do të jetë deri në shtator të 2025-ës. Propozoj që rivlerësimi i pronave të bëhet nga…
Vetëm pak muaj kanë mbetur për shqyrtimin e dosjeve pa vendim, duke qenë se në fund të dhjetorit skadon edhe afati ligjor për trajtimin e tyre. Me rihapjen e afatit në vitin 2022, Agjencia e Trajtimit të Pronave ndërmori angazhimin për të rimarrë në shqyrtim më shumë se 7 mijë dosje të patrajtuara në fazën e parë (2016-2019). Por teksa ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë, nuk ka ende asnjë vendimmarrje nga ana e ATP-së për këto aplikime, të cilat vijojnë të mbeten sirtareve të agjencisë. Çfarë ka vonuar procesin kanë qenë, veç të tjerash, edhe betejet…
