Author: gazetar_1
Banorët e një vendi me inflacion galopant janë bërë më të pasur se çdo popull tjetër vitin e fundit dhe me një diferencë të madhe. Sipas edicionit të këtij viti të Raportit të Pasurisë së UBS, Turqia dallohet me një rritje mahnitëse prej mbi 157% të pasurisë për të rritur midis 2022 – shit dhe 2023 – shit. Vendet e radhës me rritjen më të madhe të pasurisë në renditjen e UBS janë Rusia dhe Katari, me një rritje prej gati 20%, e ndjekur nga Afrika e Jugut me pak më shumë se 16%. Në SHBA, pasuria mesatare u rrit…
Investitori i “Hotel Rozafa Tower”, Agustin Uldedaj ka reaguar në lidhje me deklaratat politike që janë bërë në lidhje me këtë projekt. Përmes rrjeteve sociale , Uldedaj sqaron se, “Hotel Rozafa Tower”, është një investim privat i Rozafa Group, një kompani biznesi me eksperiencë të gjatë, veç të tjerave, edhe në fushën e turizmit. Uldedaj shpjegon se “Hotel Rozafa Tower” është një investim privat, i “Rozafa Group”, në një truall me pronësi të certifikuar nga institucionet shtetërore prej 14 vitesh, fakt që mund ta vertetojë çdokush që është i interesuar për këtë ççshtje. “Hotel Rozafa dhe i gjithë trualli, janë…
Aktiviteti turistik në Evropë ka ndjekur një trend rritës gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2024. Udhëtimet ndërkombëtare kanë ardhur në rritje në të gjithë kontinentin krahasuar me vitin e kaluar. Raporti i Komisionit Europian të Udhëtimeve tregon se ardhjet, fjetjet dhe shpenzimet në shumicën e destinacioneve evropiane kanë një rritje të ndjeshme mbi nivelet e 2019-ës. Duke listuar vendet e Ballkanit, në raportin për hyrjet e shtetasve të huaj që qëndrojnë më shumë se një natë, Shqipëria mban vendin e parë, me një rritje prej 86% që nga viti 2019, e ndjekur nga Serbia me 48% dhe Mali…
Policia e Shtetit thotë se ka vendosur plot 27 mijë gjoba si dhe ka hequr 145 leje drejtimi për shkelje të ndryshme. Ajo çka bie në sy në bilancin e policisë është se gati gjysma e gjobave janë vendosur për parking të gabuar. I lartë është edhe numri i gjobave për parakalime të gabuara, plot 3434 të tilla si dhe për shpejtësi tej normave me 7 mijë gjoba. Njoftimi i plotë i policisë: Monitorim intensiv nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin. Nisur nga fluksi i lëvizjeve, veçanërisht në zonat bregdetare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve…
Bumi turistik që përjetoi Shqipëria një vit më parë, e rriti pritshmërinë që këtë sezon të ketë edhe më shumë turistë. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qeveria shqiptare, nga janari i këtij viti deri në qershor, këtë vend e vizituan 4.5 milionë turistë, ose 34 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen kohëve të fundit, ishte publikimi i disa fotografive dhe videove në rrjetet sociale, që, sipas atyre që i shpërndanë, ishin të plazheve shqiptare me shumë pak njerëz ose të boshatisura. Ekspertë të turizmit…
Sipas analizave dhe të dhënave më të fundit të UBS-së, Europa po përjeton një ndryshim demografik dramatik. Deri në vitin 2050 popullsia e BE-së pritet të tkurret nga 447 milionë në 423 milion – një rënie prej 24 milionë ose 5.4%. Çdo vit, popullsia në moshë pune të BE-së do të ulet mesatarisht me rreth 1.7 milion, ose 0.6% e totalit të popullsisë në moshë pune. Vendet e Jugut po përballen me tendencat demografike më të pafavorshme në Europë, të cilat pritet të përkeqësohen edhe më shumë në dekadat e ardhshme, argumenton UBS. Në fakt, Greqia renditet në vendin e…
Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare. Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-qershor, sipas të cilit Turqia renditet partneri i tretë tregtar, duke zënë 7 % të vëllimit. Shkëmbimet tregtare me Turqinë në 6-mujorin e këtij viti, kanë arritur 54.5 miliardë lekë. Referuar të dhënave për periudhën janar-qershor eksportet shqiptare drejt Turqisë arritën 2.1 miliardë lekë, nga 2.3 miliardë lekë që ishin 6-mujorin e 2023-shit, ndërsa importet për periudhën 6-mujore llogariten mbi 52.4 miliardë lekë. Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe…
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë. Një ndër to është edhe rruga e re turistike Shëngjin-Velipojë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel foto nga punimet që po kryhen për ndërtimin e kësaj rruge të re turistike, e cila i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut. Strategjia e Turizmit 2030 e qeverisë shqiptare ka ndër të tjera në fokus ndërlidhjen më…
Britania e Madhe është vendi i parë në Europë që i thotë ‘po’ mishit të kultivuar. Por tani për tani do të fillojnë me ushqimin për kafshët shtëpiake. Kështu ka vendosur Agjencia për Shëndetin e Kafshëve dhe Bimëve, së bashku me Departamentin për Mjedis, Ushqim dhe Çështje Rurale. Dhe kështu, ndërsa gjysma e Europës vazhdon kryqëzatën e saj kundër mishit sintetik të rritur në laboratorë, Britania e Madhe, së bashku me Izraelin, Singaporin dhe Holandën hap dyert për një treg që vlerësohet se mund të arrijë – sipas kompanisë kërkimore McKinsey – 25 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Kompania…
Bizneset kanë kërkuar më tepër kredi në tremujorin e dytë të këtij viti. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton një rritje e kërkesës për kredi veçanërisht nga bizneset e mëdha dhe kryesisht në huatë për mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Gjithashtu, besimi i biznesit, niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe perceptimi mbi situatën makroekonomike në vend, mbështetën zgjerimin e kërkesës për hua. Rritjes së kërkesës për kredi i është përgjigjur një shkallë më e lartë e miratimit të tyre. Shkalla më e ulët e refuzimeve për hua të bizneseve në periudhën prill-qershor u mbështet nga…
