Author: gazetar_1
Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte. Por, ushqyerja në orët e vona sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë. Arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme. Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme. Ato duhet të jenë të qëndrueshme sa më gjatë që të jetë e mundur. Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri. Në reagim të tyre, trupi prodhon insulinë…
Muaji gusht rezulton edhe muaji më i ngarkuar i vitit sa i përket udhëtimeve. Kjo për shkak se ka një fluks të shtuar të pasagjerëve, të cilët përdorin mjetet e ndryshme të transportit, që nga ai rrugor, detar, hekurudhor dhe ajror. Pjesa më e madhe e qytetarëve marrin pushimet (lejet vjetore) në gusht, duke sjellë kështu edhe lëvizje më të shtuara, me zhvendosjen e tyre nga një destinacion në tjetrin. Kjo gjë sjell ndikime, thuajse të përvitshme në rritjen e kostove të transportit dhe shoqërohet me rritje të çmimit të energjisë dhe naftës në bursat ndërkombëtare, që pastaj reflektohet edhe…
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar lidhur me Censin e 2023 për popullsinë, duke kundërshtuar rezultatin e deklarimit të besimit fetar. Kisha thotë se rezultati është i pasaktë, pasi sipas saj, në regjistrimin e popullsisë pati disa problematika. Kisha thotë më tej se një numër i madh qytetarësh nuk u deklaruan për besimin fetar. Deklarata e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare: Rezultati i Censit 2023, në lidhje me përqindjen e numrit të të krishterëve orthodhoksë, nuk pasqyron në të vërtetë realitetin. Kjo ka ndodhur për disa arsye, ndër të cilat do të përmendim disa: Regjistruesit, në shumë raste, nuk i…
Në ditët e sotme, në një klimë ekonomike të paparashikueshme, bizneset përballen me sfida të vazhdueshme për mbijetesën dhe qëndrueshmërinë e tyre. Sipas Zj. Alma Hasanaj, drejtuese e Departamentit të Riskut në iute, të kesh një plan të fortë të vazhdimësisë së biznesit, ndihmon për të trajtuar rreziqet e biznesit dhe për të siguruar që veprimtaritë të funksionojnë pa probleme gjatë ndërprerjeve të papritura. Në përgjithësi bizneset priren të anashkalojnë rreziqet e “fshehura” që nuk janë menjëherë të dukshme, të dëgjueshme apo të prekshme. Është pikërisht manaxhimi proaktiv i rreziqeve ajo që i dallon bizneset e suksesshme nga të tjerët.…
Nga Herjola Spahiu, CEO e NOA Çdo sipërmarrës i ri është një filiz zhvillimi për shoqërinë dhe ekonominë tonë. Pavarësisht moshës, tipologjisë së biznesit, madhësisë së investimit apo ambicies për zgjerim, çdo i ri që zgjedh vetë-punësimin, sipërmarrjen individuale apo konkurrencën e tregut të lirë, çdokush që përqafon këtë sfidë sjell mirëqënie e begati për të gjithë ne. Është në këtë aventurë që hidhen rrënjët e formës që do të marrë e ardhmja jonë pasi është vetëm kështu që lind një komb sipërmarrësish, dhe që mund të dalim nga çdo etiketim tjetër të padrejtë që i vishet rinisë shqiptare sot. Kushdo që arrin të krijojë biznesin e tij, rrit kujdesin e…
U bënë disa kohë që kursi i këmbimit po përjeton luhatje me një rënie të ndjeshme të valutave. Por, çfarë pasojash ka sjellë zhvlerësimi i euros për eksportet? Bizneset eksportuese kanë kryesisht kontrata në euro. Shumica e shpenzimeve të këtyre bizneseve janë në lek, e për rrjedhojë kur të ardhurat në euro që janë fituar nga këto kontrata këmbehen në lekë, sjellin shumë humbje. Një kontratë për të njëjtën vlerë në euro, por e konvertuar në lek tashmë vlen më pak. Krahas kësaj, kostoja e lartë punëtore si pasojë e rritjes së pagës minimale shoqëruar me kostot e prodhimit, kanë…
Rimbursimi i TVSH-së po kryhet me afate të përshpejtuara nga administrata tatimore. Kjo ka ndikuar në uljen e mëtejshme të kohës mesatare të rimbursimit të TVSH-së për bizneset, e cila në 6-mujorin e vitit 2024 raportohet të jetë mesatarisht 35 ditë. Gjithashtu, stoku i detyrimeve të prapambetura sa i përket rimbursimit të TVSH-së rezulton 0 në fund të 6-mujorit të këtij viti, ashtu siç ishte edhe në fund të vitit 2023. Koha mesatare e procesimit të kërkesave për rimbursim të TVSH-së ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm, ndërkohë që në vitin 2019 koha e rimbursimit arrinte deri në 160 ditë,…
Banka Qendrore Europiane i la të pandryshuara normat e interesit, pas uljes së tyre në qershor. “Politika monetare po i mban kushtet e financimit të kufizuara. Në të njëjtën kohë, presionet e brendshme të çmimeve janë ende të forta, inflacioni i shërbimeve është i lartë dhe inflacioni total ka të ngjarë të qëndrojë mbi objektivin edhe vitin e ardhshëm”, tha në një deklaratë Këshilli Drejtues i BQE-së. Vendimi – i cili mban normën bazë të interesit në 3.75% – pritej gjerësisht mes shqetësimeve të vazhdueshme mbi presionet inflacioniste, veçanërisht nga tregu i punës. Inflacioni total i Eurozonës u ul në…
Ditët e fundit qarkulloi në media një lajm se mbi 1.7 milionë turistë kishin ardhur këtu nga Kosova në 6-mujorin e parë. Lajmi u referohej shifrave të Ministrisë së Turizmit për 6-mujorin, pa i analizuar apo kryqëzuar ato me shifrat e INSTAT-it. Rastësisht, në të njëjtën kohë, u publikuan edhe shifrat e Censit të Kosovës, sipas të cilit në Kosovë banojnë vetëm 1.6 milionë shtetas. Pra, 100 mijë më pak sesa kishin ardhur, sipas lajmit të mësipërm, për turizëm në Shqipëri… Në qoftë se gazetarët që hartuan lajmin e mësipërm do t’i kishin krahasuar shifrat mujore të Ministrisë së Turizmit…
Përqindja e rritjes së turizmit në Shqipëri është 86 për qind, ndërsa Greqia e ka rritjen 25 për qind në krahasim me vitin 2019. Sigurisht numri i turistëve në Greqi është shumë herë më i madh. Të dhënat e raportit të Komisionit Europian tregojnë se vende të vogla si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë parë rritjen më të fortë të tregut në 6 muajt e parë të vitit 2024. Komisioni Europian për udhëtimet thotë se Shqipëria është tërheqëse për turistët e huaj, teksa kohët e fundit është shfaqur një tendencë rritëse e vizitorëve aziatikë. Sipas raportit, aktiviteti turistik në…
