Author: gazetar_1
Banka Intesa Sanpaolo Albania ka prezantuar për klientë dhe bashkëpunëtorë që operojnë në fushën e agro-turizmit, përpunimit ushqimor, tregtisë dhe bujqësisë, Masterin Universitar Ndërkombëtar të Nivelit të parë me temë “Inovacioni i Hapur dhe Sipërmarrja Rinore në Sektorin e Gjelbër të Mesdheut”. Ky program Masteri, I lançuar në fillim të muajit qershor, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, synon të zhvillojë, përmes një procesi bashkëpunimi, një qendër inovacioni për të mbështetur startup-et dhe kompanitë që operojnë në sektorin e gjelbër në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit. Eventi u përshëndet nga z. Alessandro D’Oria, DPE i Intesa Sanpaolo Bank…
Pas koncesionit të pullave fiskale, mbyllja e të cilit po diskutohet në Komisionet Parlamentare dhe pritet të votohet në seancën e fundit të Kuvendit për këtë legjislaturë, atë të datës 25 Korrik, sot Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Financave, vendosi të mbyllë edhe koncesionin e markimit të karburanteve. V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.612, DATË 5.9.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT “PËR AKCIZAT””, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe tё neneve 54, pika 5, 108 e 109, të ligjit nr.61/2012,…
Aderimi në SEPA vitin e ardhshëm do të sjellë reduktim të theksuar të kostove të pagesave dhe transfertave për qytetarët dhe bizneset. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi në komisionin Parlamentar për Çështjet Europiane se më 13 qershor është dorëzuar zyrtarisht aplikimi për anëtarësim në SEPA dhe pritshmëritë janë që brenda muajit Shtator të miratohet. Me aderimin në SEPA qytetarët dhe bizneset në Shqipëri kursejnë afro 20 milionë euro në vitin e parë. “Pagesa ndërkufitare në euro më të lira, transfertat përmes SEPA, kosto do te jete minimalisht 5 here me e ulet se aktualisht. 58 % e…
Ekspertët kanë zbuluar se sa ditë pushim duhen dhe çfarë përfitimesh ka pushimi për trupin. Në sezonin e vërës, disa janë tashmë në plazh, larg zyrës, punës dhe detyrimeve, ndërsa të tjerë vetëm numërojnë ditët deri në pushimet e tyre. Nëse do të pyesni punonjësit se sa pushime do t’u duheshin për të rimbushur plotësisht bateritë e tyre, shumë do të thoshin se janë të paktën tre javë, për relaksim të plotë. Psikologët këshillojnë që të mos marrim kurrë punë të papërfunduara në një udhëtim. “Ajo që është gjithashtu e rëndësishme për punëdhënësit është që punonjësit që shkojnë rregullisht me…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një rritje të numrit të turistëve në Shqipëri. Gjatë takimit me kryebashkiakët, ai ka theksuar se për të ulur charter në Rinas duhet të marrësh leje tre ditë para, pasi fluksi është tepër i madh. “Sivjet, faktikisht para pak ditësh, Komisioni Evropian i Udhëtimeve nxori një klasifikim dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje të fluksit të turistëve, pastaj vijnë me radhë, këtu në rajon, Serbia me 48%, Mali i Zi me 31%, Greqia me 22%, Turqia me 20%, ndërkohë që shumë nga vendet perëndimore janë me rënie për të…
Punonjësit e administratës do të kenë një ndryshim në oraret e punës, që pritet të miratohet ditën e nesërme. Sipas një projekt propozimi, kërkohet që të ketë fleksibilitet në orare, por me kusht që të plotësohet orari i plotë, pra 8 orë e 30 minuta nga e hëna deri të enjten dhe 6 orë ditën e premte. Kusht tjetër është që punonjësit duhet të jenë në punë çdo ditë në oraret 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00. Njoftimi i plotë Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka propozuar një ndryshim…
Shifrat e Raportit të Mbikëqyrjes tregojnë se totali i aktiveve ka pësuar një rritje rreth 16% krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit të jetës dhe jo-jetës kapin shifrën 50 miliardë lekë. Nëse i referohemi strukturës së kapitalit sipas vendit të origjinës, mund të thuhet se 63,62% e kapitalit të shoqërive të sigurimit është i brendshëm, ndërsa 36,38% e kapitalit është austriak. Rreth 52.67% e tregut të sigurimeve dominohet nga kapital shqiptar, ndërkohë që 47,33% e tregut dominohet nga kapital i huaj. Në Shqipëri operojnë 6 shoqëri administruese të fondeve të pensioneve private…
Turizmi kroat ka kohë që po përballet me një sërë sfidash që ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe reputacionin e tij. Krahas problemeve strategjike si mungesa e një plani bazë zhvillimor dhe mosrespektimi i rregulloreve ligjore, ka edhe probleme të përditshme me të cilat përballen turistët dhe banorët vendas. Një problem i tillë është vullneti i individëve që përvetësojnë dhe rrethojnë plazhet publike, duke shkelur kështu ligjin dhe duke rrezikuar aksesin e lirë në bregdet. Ky problem është veçanërisht i theksuar gjatë muajve të verës, kur janë të pranishëm edhe numri më i madh i turistëve. Mirëpo, së fundmi është shfaqur…
Qershori dhe Korriku mund të quhen ndryshe ‘Muajt Kombëtarë të Shalqirit’, këtij fruti të kuq, të ëmbël e të freskët, epitoma e verës perfekte. Shalqiri është padyshim fruti më i konsumuar në Shqipëri ndjekur nga pjepri dhe vedeni. Shalqiri është pjesë e të njëjtës familje botanike që përmbledh kastravecat, kungujt dhe kungulleshkave. Mendohet që shalqini është zbuluar në Egjipt rreth 5000 vjet më parë siç është përshkruar edhe në shumë hieroglife. Kur të hani shalqi, që mos të përballeni me hungërimat e stomakut, idealja është që të mos hani ushqim tjetër 30 minuta para ose pas ngrënies së shalqirit. 6…
Vendi është në ditët më të nxehta, por cilat janë disa nga këshillat që duhet të ndjekim për të përballuar këtë valë të nxehti dhe cilat kategori duhet që të shmangin ekspozimin në diell në këto ditë të nxehti ekstrem? Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini teksa dha disa këshilla për qytetarët, theksoi se moshat e treta, gratë shtatëzëna dhe moshat e reja duhet që të shmangin daljen në oraret e pikut. “Duhet vendosur kapelja, një çadër dielli nëse duhet që të lëvizin gjatë orareve ekstreme, një shishe me ujë është domosdoshmëri. Duhet që të hidratohemi nëpërmjet pirjes së ujit dhe…
