Author: gazetar_1
Temperaturat e larta përveç anës shëndetësore ka ndikuar edhe anën ekonomike të qytetarëve. Aktualisht janë shtuar shpenzimet për të blerë pajisje freskuese. Kjo rritje e kërkesës nga qytetarët është përkthyer në fitime më të mëdha për bizneset që merren me tregtimin e këtyre pajisjeve. Bizneset kanë raportuar një shitje rekord të kondicionerëve gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës dhe sipas tyre, interesi i shtuar nga klientët nuk është reflektuar në rritje të çmimeve nga ana e tyre. Temperaturat e larta e kanë kthyer ajrin e kondicionuar nga një luks në domosdoshmëri. Krahasuar me të dhënat e Censit 2011, censi…
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuar ngaZnj. Anke Weber, zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë datave 9-12 korrik, për të diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike, parashikimin ekonomik dhe politikat prioritare. Në fund të vizitës, Znj. Weber bëri deklaratën në vijim: “Ekonomia shqiptare u rrit me 3.5 për qind në vitin 2023, kryesuar nga një konsum privat i qëndrueshëm, me forcim të konsiderueshëm të turizmit dhe ndërtimit. Performanca e sektorit fiskal dhe e sektorit të jashtëm ka tejkaluar pritjet, me suficit primar dhe deficit të llogarisë korente përkatësisht 0.7 përqind dhe 1 për qind të PBB-së. Presionet inflacioniste janë…
Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve tregojnë se janë mbledhur 284 milionë euro më shumë nga taksapaguesit. Në krahasim me të njëjtën periudhë të viteve 2022 apo 2021, rritja është shumë më e lartë, ku diferenca më e madhe është në raport me 2021-shin me rreth 67.6 miliardë lekë më shumë, apo 670 milionë euro. Ndërsa vetëm për muajin Qershor, të ardhurat tatimore duket se janë rritur me 3.2 miliardë lekë apo 32 milionë euro krahasuar me Qershor 2023 dhe shumë më tepër në raport me të njëjtin muaj të viteve të mëparshme. Kjo rritje vjen nga mbledhja…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit njoftoi se, u hapën aplikimet për trajtimin me kredi të lehtësuar, 0% interes, për blerjen e banesës për 300 punonjës të administratës publike. Ministri kujtoi se, aplikantët duhet të jenë të punësuar në institucionet e administratës publike, sipas kategorive të mëposhtme: Ministria e Brendshme; Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social; Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Sipas vendimit, do të jenë përcaktuese në renditjen e aplikuesve: mosha, përvoja e punës në administratë dhe kategoria e pages. Përparësi do u jepet…
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit, Altin Dumani deklaroi sot se, gjatë vitit 2023 SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar pasuri me vlerë në total rreth 41 milionë euro. Në prezantimin në Kuvend të raportit të veprimtarisë vjetore të SPAK për vitin 2023, Dumani u shpreh se, “SPAK ka hetuar gjithsej 863 materiale, nga të cilat është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 113 materiale. Janë hetuar 750 procedime penale, nga të cilat janë mbartur 451 procedime. Janë regjistruar procedime të reja gjithsej 299”. Në lidhje me kërkesat për gjykim, Dumani tha se, “rezulton se janë dërguar në gjykatë 53…
Vera e prodhuar në Shqipëri po eksportet gjthnjë e më shumë në tregjet e huaja. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se përgjatë vitit 2023, eksporti i verës, është rritur me 138% më shumë në sasi, krahasuar me vitin paraardhës . Kështu, nga 25.9 ton që u eksportuan në 2022, gjatë vitit të kaluar shifra arriti në 61.7 ton. apo rreth 2.5 herë më shumë. Gjithnjë sipas këtyre të dhënave, në vitin 2023 janë regjistruar 10178 hektarë vreshta dhe 9822 hektarë vreshti në prodhim. Prodhimi total i rrushit përgjatë këtij viti regjistrohet në 179.7 mijë ton. Vreshtaria…
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë organizoi në Shkodër një aktivitet në kuadër të projektit “EU 4 Municipalities” (BE për Bashkitë). Aktiviteti në Shkodër shënoi një moment të rëdësishëm të mbështetjes së BE-së për qeveritë vendore të Shqipërisë. Me mbi 2.5 milionë euro të investuara në 19 bashki, ky program ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve lokale, duke numëruar rreth 50,000 qytetarë përfitues, shumica të rinj. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato u shpreh i lumtur për shpalljen e një fazë të re me një buxhet të katërfishuar prej 10 milionë euro, që synon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm…
Në botë ekziston një klub ekskluziv, ku hyrja lejohet vetëm për ata që kanë pasuri mbi 100 miliardë dollarë. Pjesë e tij janë vetëm 14 persona që, së bashku, kanë grumbulluar një pasuri prej 2000 miliardë dollarësh: këta janë themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, numri një i Tesla-s, Elon Musk dhe pronari i LVMH, Bernard Arnault. Në nivelin e poshtëm ka një rreth po aq të vogël, ndonëse më pak të pasur, i përbërë nga 12 persona që kanë një pasuri nga 50 deri në 100 miliardë. Në përgjithësi, këta 26 të pasur mbajnë mbi 2800 miliardë, një shumë më…
Dielli i fortë në kokë dhe në zonën e qafës mund të shkaktojë insolacion ose heliosis. Lëkura dhe indet e trurit ngacmohen nga nxehtësia e madhe dhe mund të shkaktojnë të ashtuquajturin meningjit aseptik, një infeksion truri që nuk shkaktohet nga ndonjë bakterie. Kjo goditje nga dielli është goditje e izoluar në kokë nga i nxehti. Shenjat dhe simptomat: dhimbjet e kokës janë shenjat e para të insolacionit. Personit që goditet nga dielli i djeg koka, skuqet në fytyrë, ka dhimbje qafe, që mund të shoqërohen me lodhje, trazira dhe të vjella. Shpesh ka marrje mendsh. Ajo që bie në…
Pushimet në Jug këtë vit janë më të shtrenjta se asnjëherë. Vlora, Saranda dhe zonat përreth tyre po përballen me një rritje të ndjeshme si te strukturat akomoduese ashtu dhe baret e restorantet. Sipas një vëzhgimi nga Revista Monitor, çmimet në strukturat akomoduese si shtëpitë me qira ditore dhe hotelet janë rritur me 25-30%. Kjo rritje është konfirmuar edhe nga operatorët e tregut, të cilët deklarojnë se të gjitha çmimet, si të akomodimit ashtu dhe të ushqimeve e bar-restoranteve janë së paku 20% më të shtrenjta se një vit më parë. Operatorët turistikë shpjegojnë se në fillim të sezonit, kërkesa…
