Vera e prodhuar në Shqipëri po eksportet gjthnjë e më shumë në tregjet e huaja. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se përgjatë vitit 2023, eksporti i verës, është rritur me 138% më shumë në sasi, krahasuar me vitin paraardhës . Kështu, nga 25.9 ton që u eksportuan në 2022, gjatë vitit të kaluar shifra arriti në 61.7 ton. apo rreth 2.5 herë më shumë.
Gjithnjë sipas këtyre të dhënave, në vitin 2023 janë regjistruar 10178 hektarë vreshta dhe 9822 hektarë vreshti në prodhim. Prodhimi total i rrushit përgjatë këtij viti regjistrohet në 179.7 mijë ton. Vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare sot është kthyer në një sektor kyç për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Vitin e kaluar Shqipëria është bërë shteti i 50-të në botë i anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV), gjë që do t’i japë më shumë mundësi prodhuesve për të depërtuar më shumë në tregjet e huaja.
