Author: gazetar_1

Vendi më i lirë në Evropë për të udhëtuar këtë verë është Shqipëria. Destinacioni mesdhetar ofron plazhe ëndrrash – që lagen nga ujërat blu të kaltër të Adriatikut dhe detit Jon, shkruan Luis Martinez në një artikull të botuar në revistën spanjolle “Actualidad Viajes”(actualidadviajes.com). Përveç kësaj, ju mund të zbuloni qytete plot me monumente dhe hapësira të tjera natyrore me bukuri të jashtëzakonshme. Çfarë duhet të shihni në Shqipëri? Shqipëria ndodhet në gadishullin ballkanik dhe rrethohet nga malet me të njëjtin emër dhe detet Adriatik dhe Jon. Në mesjetë, Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe nën udhëheqjen e Skënderbeut…

Read More

Fillimi i javës dhe njëkohësisht edhe periudhës së pikut, kur kursi i këmbimit nis të ndikohet edhe nga faktorët sezonalë, siç është turizmi, duket se nuk ka sjellë asnjë ndryshim. Valutat kryesore kuotohen thuajse në të njëjtat nivele si edhe në mbyllje të javës së kaluar. Euro në fakt ka javë që nuk lëviz në vlera, as nuk bie poshtë kufirit psikologjik prej 100 Lekësh, por as nuk ka rritje të ndjeshme në këmbimin e saj me Lekun. Sot, më 15 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet 92.6 lekë. Euro sot blihet me…

Read More

Rreth 100 milionë euro janë sekuestruar në gjashtë muajt e parë të vitit nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në të gjithë vendin. Në një njoftim për mediat të Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se, vetëm gjatë muajit qershor, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi 50 milionë euro pasuri të disa subjekteve tregtare për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’. Ndërkohë që po në muajin e fundit, kjo prokurori sekuestroi edhe 10 milionë euro pasuri në llogari bankare në kuadër të hetimeve të skemës së mashtrimit të kredidhënies,…

Read More

13 578 gjoba. Është kjo shifra e masave administrative të vendosura nga Policia Rrugore në Tiranë, teksa janë arrestuar dhe proceduar 13 persona. Rreth 60% e totalit, 7.169 gjoba janë vendosur vetëm për parkim të gabuar me një mesatare ditore 1,939. Pas parkimit të gabuar, shifra e dytë më e lartë e gjobave është për shpejtësi mbi normat e lejuara, konkretisht 1.447 masa administrative dhe 1.147 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Sipas njoftimit, policia ka ndaluar 13 persona mes tyre të arrestuar dhe proceduar. Gjithashtu 13 automjete janë bllokuar përfshirë 4 me targa të huaja.

Read More

Vlera e aseteve në të gjithë globin u rrit në 477 trilionë dollarë (441 trilionë euro) në vitin 2023, sipas raportit të pasurisë globale të këtij viti nga Boston Consulting Group (BCG). Kjo është një kërcim prej 4.3%, një shifër e nxitur më e lartë nga një rimëkëmbje e pasurisë financiare, e cila u rrit me gati 7%. Pasuria financiare, një nën-seksion i pasurisë së përgjithshme, përjashton aktivet reale si prona dhe toka, si dhe detyrimet. Këto njohuri vijnë si një shenjë pozitive pas një periudhe të vështirë post-covid, kur normat e larta të interesit dhe zhvlerësimi i monedhës goditën…

Read More

Në 12 vite numri i personave të aftë për punë në Shqipëri ka rënë me 350 mijë vetë. Sipas të dhënave të Censit 2023 nga 1.9 milionë banorë të aftë për punë në vitin 2011, në vitin 2023 në këtë kategori u regjistruan 1,55 persona, pra me një rënie 18.3%. Por kjo situatë pritet të përkeqësohet edhe më tej për shkak se forcën e punës aktualisht e dominon grup-mosha në prag pensioni mbi 55 vjeç. E ndarë në grupeve moshore, rënien më të madhe të popullsisë në moshë pune e kishin grupmoshat 15 deri në 19 vjeç, të cilat pësuan…

Read More

Të dhënat e Opendata, bazuar në informacionet e përpunuara nga QKB raportojnë që në 6 muajt e parë të këtij viti janë hapur gjithsej 9809 biznese në Shqipëri. Por duke e analizuar të dhënat, bizneset sipas anës ligjore janë hapur më shumë si Person Fizik, ku janë hapur 7250 biznese të tillë. Për të vijuar më tej, biznese si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar janë hapur 2506 në gjashtë muajt e parë. Ndërsa biznese të kategorizuar si shoqëri e thjeshtë janë hapur 23 dhe të degës së shoqërisë së huaj janë hapur vetëm 16, 5 për shoqëri aksionare, 4 subjekte…

Read More

Ecuria shumë e mirë e sektorit të turizmit dhe ndërtimit ka shtuar ndjeshëm kërkesën për punonjës krahu. Në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, platformë në të cilën publikohen një pjesë e vendeve të punës nga bizneset, rezulton të jenë 1638 shpallje të bizneseve të cilët kërkojnë punonjës. Ajo që vihet re është se gama e kërkesës është e gjithanshme sa i takon formimit, por aktualisht dominon urgjenca për të mbushur vakancat që kanë bizneset për punonjës krahu, pa pasur nevojë që të kenë një diplomë. Ndër profesionet apo zanatet që kërkohen janë marangozë, sanitarë, kuzhinierë, recepsionistë, banakierë,…

Read More

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se “të gjithë duhet ta dënojnë” atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump. Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, Biden tha se ndjehej i lehtësuar që sipas njoftimeve zoti Trump “është mirë”. Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit. ”Ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin gjëra të tilla. Ideja se mund të ndodhë një dhunë e këtij…

Read More

I dyshuari për tentativën për të vrarë Donald Trump ishte një djalë i bardhë 20 vjeçar nga Pensilvania: Emri i tij ishte Thomas Matthew Crooks. Sipas FBI-së ishte një tentativë vrasjeje (pati polemika nga e djathta sepse disa media nuk e përcaktuan kështu që në fillim). Sulmuesi nuk kishte dokumente identifikimi: agjenti i FBI-së Kevin Rojek, duke folur me gazetarët në Butler, Pennsylvania, shpjegoi se agjentët po ekzaminojnë ADN-në, të dhënat biometrike, informacionin në lidhje me blerjen e armës dhe u kanë kërkuar qytetarëve të dërgojnë foto dhe video të skene krimi. Sipas New York Times, arma ishte një pushkë…

Read More